News That Matters

Author: E

I dërguari i SHBA-së: Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje javësh

I dërguari i SHBA-së: Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje javësh

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se një marrëveshje për një të ardhmee mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh.  Escobar ka thënë se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore. “Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.”, ka deklaruar ai në Kanal10.
Kryeministri Kurti ndau shpërblime për sukseset e nxënësve në gara të matematikës dhe të fizikës

Kryeministri Kurti ndau shpërblime për sukseset e nxënësve në gara të matematikës dhe të fizikës

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Sot jam shumë i gëzuar që ju si matematikanë dhe fizikanë të rinj keni fituar vendet e para, të dyta dhe të treta, siç keni fituar medalje të artë, argjendtë e të bronztë, e shpërblime të tjera në gara vendore e ndërkombëtare, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e hapjes së ceremoninë së ndarjes së shpërblimeve për nxënësit e shkollave të Kosovës. Kryeministri tha se shpreson që këto shpërblime të jenë nxitje shtesë për nxënësit që të vazhdojnë të ndjekin prirjet dhe pasionet e tyre, dhe që mësimet shkollore dhe dijet e marra t’i përkthejnë pastaj në shpikje të vyera, inovacione kreative dhe metoda funksionale, kudo që do të punojnë në të ardhmen. Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Kryeministri Kur...
Në Mitrovicë mbahet marshi tradicional kundër kancerit të gjirit

Në Mitrovicë mbahet marshi tradicional kundër kancerit të gjirit

KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Duke filluar nga objekti i Komunës së Mitrovicës sot është mbajtur marshi tradicional për luftimin e kancerit të gjirit, në kuadër të aktiviteteve të muajit tetor që njihet si muaj i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Në këtë aktivitet simbolik morën pjesë kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, së bashku me Grupin e Grave Asambleiste të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, përfaqësues nga QKMF-ja, Policia, OJQ, si dhe nxënësit e stafi i shkollës së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”. Hapjen e këtij marshi e ka bërë asamblistja e Kuvendit Komunal, Nafije Rexha, e cila tha se kjo ecje është organizuar nga Grupi i Grave Asambleiste në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Zyrën për Barazi Gjinore, me qëllim të ngritjes së n...
Onkologji: Mjekët e presin Osmanin i “harrojnë” pacientët

Onkologji: Mjekët e presin Osmanin i “harrojnë” pacientët

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Ardhjen e presidentes Vjosa Osmani e pritën pjesa dërmuese e stafit këtu në Onkologji.Si shkak i kësaj, pritjet u zgjatën për pacientët që marrin trajtim në Klinikën e Onkologjisë, ndaj e gjithë hapësira e korridorit në katin e parë u mbush me pacientë që në mungesë të mjekëve prisnin për terapi. Por, pritjet nuk i pati telashe një 71 vjecareje e cila erdhi nga Suhareka për tu bërë pjesë e donacionit të ofruar nga presidenca, derisa kjo e mbijetuar tregon se me të marr lajmin ka ardhur me shumë vullnet, për t’u bërë me një protezë të gjirit prej silikonit. Mirëpo, kërkesa e madhe për këto aksesorë të rëndësishëm për gratë si në aspektin fizik dhe emocionalë bëri që radha të zgjerohet për regjistrim, për marrjen e tyre. Megjithatë, hallet e familjarëve nuk kanë të ndalur, si për p...
Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim delegacionin nga Republika e Shqipërisë

Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim delegacionin nga Republika e Shqipërisë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti në takim një delegacion nga Republika e Shqipërisë i përbërë nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, znj. Romina Kuko, Koordinatori Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, z. Denion Meidani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Admir Abrija, Drejtorin e Përgjithshëm e Shërbimit Sprovues, z. Ervin Hoxha dhe zëvendës koordinatorin kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, z. Ermal Jauri.  Ministri Sveçla njoftoi zëvendësministren znj. Kuko për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe synimet që kemi për të ardhmen si dhe shprehu gatishmërinë për koordinimin e projekteve për të ardhmen, dhe kjo gatishmëri është konfirmuar po ashtu edhe nga delegacioni shqiptar.  Me thek...
“Gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijet tu që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje” – Musli Gucati

“Gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijet tu që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje” – Musli Gucati

KOSOVË, LAJME, OPINIONE
Çlirimtarët nuk i dëgjojnë dhimbjet fizike, por ato shpirtrore. Duke i dëshiruar shërim të plotë e sa më të shpejtë, Hysni Gucatit kryetarit të vetranëve të UÇK-së, që mbahet i dënuar ne Hagë, po e ndajmë me ju postimin rrënqethës të djalit të tij, Musli Gucatit. Postimi i plotë: Pas 22 viteve luftë për çlirim e mbijetesë, pas plotë 22 viteve dhimbje, vuajtje, vështirësi sa në malet e Berishës e në spitalet e Shqipërise, Gjermanisë, Kosovës, Turqisë, pas përjetimit të karrocave invalidore e patericave, pas plotë 27 herë që kjo plagë të dha krenari sa herë që të dha dhimbje. Sot Po kjo plagë po hapet për të 28 herë e në peshoren time kjo e sotmja po peshon më Shumë dhimbje se të gjitha të tjerat së bashku.Po hapet një plagë e lirisë nder pranga e mbrapa qelisë. E gjykata e turp...
Sveçla për propozimin franko-gjerman: Duhet njohja reciproke, Evropa të jetë më e prerë me Serbinë

Sveçla për propozimin franko-gjerman: Duhet njohja reciproke, Evropa të jetë më e prerë me Serbinë

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se Kosova e mirëpret angazhimin dhe propozimet e aleatëve të saj, por njohja reciproke është kërkesa themelore e Kosovës. “Ka iniciativa të ndryshme. Unë besoj se çdo iniciativë e aleatëve tanë, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë, është i mirëseardhur, gjithmonë duke pasur parasysh atë që për ne është kërkesa themelore: njohja reciproke në qendër”, tha Sveçla. “Kosova në Kombet e Bashkuara duke marrë njohjen e Serbisë dhe ndërtimin e raporteve fqinjësore” -këto janë elementet e modelit, që Sveçla beson se është e duhura për Kosovën. “Ajo do të mund të ishte ndoshta një inicativë e tyre, e cila mbetet si fillestare, por ne jemi të bindur që Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, pjesë e Kombeve të Bashkuara, por edhe njohja reciproke...
Down Syndrome Kosova kërkon trajtim të barabartë shoqëror, shfaqen në sheshin e Mitrovicës me aktivitete të bukura

Down Syndrome Kosova kërkon trajtim të barabartë shoqëror, shfaqen në sheshin e Mitrovicës me aktivitete të bukura

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Down Syndrome Kosova, ngriti zërin për trajtim të barabartë shoqëror, qasje gjithëpërfshirëse dhe krijimin e kushteve për tregun e hapur të punës. Postimi i plotë: 🚍 Vizita e radhës e grupit avokues u realizua në Komunën e Mitrovicës Në kuadër të fushatës "Gjithëpërfshirje" në bashkëpunim me IPKO Foundation grupi avokues i personave me sindromë Down, ngriti zërin për trajtim të barabartë shoqëror, qasje gjithëpërfshirëse dhe krijimin e kushteve për tregun e hapur të punës. 🎯 Grupi avokues dhe anëtarët e tjerë të komunitetit u argëtuan përmes lojërave rekreative si; shahu, loja e koncentrimit, "gjej fjalën e duhur" etj. Ndër të tjera, anëtarët tanë promovuan punën dhe potencialin e tyre si dhe luajtën në instrumentin muzikor, kitarën. Fushata avokuese po mbës...
Pagesa e pensioneve shtyhet për nesër, iu jepen edhe 100 euro shtesë

Pagesa e pensioneve shtyhet për nesër, iu jepen edhe 100 euro shtesë

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Pagesa e pensioneve, e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për të martën, më 18 tetor. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme. Në njoftim bëhet e ditur se arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën  ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi. Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites”. një proces shtesë verifikimi. ...
Presidentja Osmani takon ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë, flasin në lidhje me liberalizimin e vizave

Presidentja Osmani takon ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë, flasin në lidhje me liberalizimin e vizave

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me ambasadorë të vendeve të ndryshme të BE-së, të akredituar në Kosovë. Sot, ajo takoi edhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, atë të Italisë dhe të Sllovenisë. Me ta, presidentja Osmani diskutoi për raportet ndërshtetërore, në mënyrë të veçantë për përkrahjen nga këto vende për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës, transmeton klankosova.tv. Me ambasadorët e këtyre vendeve, presidentja diskutoi posaçërisht për zhvillimet politike të cilat kanë  rrjedhë pas takimit të 13 tetorit të grupit teknik punues për vizat të Këshillit Evropian, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Presidentja Osmani i falënderoi shtetet mike, Gjermaninë, Italinë dhe Slloveninë për...
div.meta-author { display:none; }