News That Matters

Author: E

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Instituti Hidrometerologjik bën të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ngrohtë. Gjatë gjithë javës temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri 26 gradë Celcius, njofton Klankosova.tv. Më poshtë e gjeni parashikimin e motit nga dita e hënë deri të premten. Të hënën  Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë ditë së hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Të martën Mot i ngjashëm vetëm se parashihen më shum vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius. Të mërkurën Mot me diell dhe pjese...
Më në fund: Rregullohen kubëzat tek QKMF-ja në Mitrovicë

Më në fund: Rregullohen kubëzat tek QKMF-ja në Mitrovicë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava ka njoftuar se është bërë kubëzimi i rrugës afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Tmava përmes një postimi në Facebook, tha se ky problem i përditshëm me të cilin janë ballafaquar qytetarët e Mitrovicës tani është rregulluar. Postimi i plotë: Sot bashkë me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës z.Arian Tahiri inspektuam punimet për kubëzimin e rrugës afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Një problem i përditshëm me të cilin janë ballafaquar qytetarët e Mitrovicës tani është rregulluar. Ne çdo dite po aplikojmë politikat të cilat janë zgjidhje për problemet e përditshme të qytetarëve.
Publikohet lista: Liburn Aliu nuk ka vend as në kryesinë e re të VV-së

Publikohet lista: Liburn Aliu nuk ka vend as në kryesinë e re të VV-së

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërm të Albin Kurtit- Liburn Aliu ka mbetur jashtë strukturave të reja të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic. Aliu, i cili drejton Ministrinë e Infrastrukturës nuk figuron në asnjë nga pozitat e rëndësishme në Vetëvendosje. Ndërkohë në kryesi kanë hyrë katër zyrtarët e VV-së nga Shqipëria. Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes: Të zgjedhurit e sotëm nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për pozitat e rëndësishme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! janë: Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj Sekretar Organizativ – Alim Rama Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili Drejtues i Se...
Hyseni i reagon Kurtit: Nëse nuk e pranon kërkesën e Escobar, pasojat për Kosovën do të jenë të mëdha

Hyseni i reagon Kurtit: Nëse nuk e pranon kërkesën e Escobar, pasojat për Kosovën do të jenë të mëdha

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka deklaruar se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha. Hyseni në një postim në Facebook ka thënë se marrëveshja e përgjithshme mes Kosovës dhe Serbisë me “doemos duhet të përqëndrohet në njohje të ndërsjellë”. “Është, pra kjo një rrethanë të cilën Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet ta shfrytëzojnë për të vazhduar tutje procesin e konsolidimit të shtetit. Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha”, ka thënë ai. Ish-kryediplomati kosovar thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë kërkesën e SHBA-së dhe vendeve të Quint-it dhe ta ...
Dështon votimi i ligjit që përcakton çmimet e produkteve esenciale

Dështon votimi i ligjit që përcakton çmimet e produkteve esenciale

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ka dështuar sërish të miratohet në Kuvendin e Kosovës, ligji për caktimin e çmimeve tavan të produkteve esenciale. Në sallën e Kuvendit kanë qenë vetëm 70 deputetë. Çështja e këtij ligji ka kaluar në seancën tjetër. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ndryshe, gjatë ditës ka pasur debat të ashpër mes pozitës e opozitës për këtë temë.
Ky është i arrestuari që u kap me 2 kilogramë drogë në Veri

Ky është i arrestuari që u kap me 2 kilogramë drogë në Veri

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksion të Policisë në Veri të vendit, që rezultoi me kapjen e 2 kg drogë dhe arrestimin e një personi të dyshuar. ‘Sebep’ për ndalimin e të dyshuarit ishte kontrolli i Policisë në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit, që rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin fillimisht të disa qeseve me marihuanë, çka u ngritën dyshimet dhe u urdhërua bastisje në shtëpinë e tij.  Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Nikola Ratkovic, 37-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, si i dyshuar për disa vepra penale.  Sinjali mëson se gjatë kontrollit të automjetit, te shoferi janë gjetur katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila është konfiskuar. Më pas Policia në...
Arbër Xhekaj, kosovari i parë që luan në ligën më të fortë të hokej në botë

Arbër Xhekaj, kosovari i parë që luan në ligën më të fortë të hokej në botë

LAJME, SPORT
21-vjeçari, Arbër Xhekaj është sportisti i parë nga Kosova që luan në Ligën Nacionale Amerikane në hokej (NHL).Kosovari që është pjesë e ekipit Montreal Canadiens, nga Kanada konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të ekipit, me të cilin ka debutuar më 12 tetor në sfidën përball Washington Capitals, njofton KlanKosova.tv. Babai i Arbërit është nga Kosova, kurse nëna e tij është nga Çekia.Xhekaj që ka lindur në Kanadë, është hokeisti i parë me prejardhje nga Kosova, që luan në ligën më të fort të këtij sporti. Në të kaluarën pjesë e NHL ka qenë edhe shqiptari tjetër, Tahir Domi i cili vjen nga Shqipëria.
MUSA HOTI: “As sot e kësaj dite nuk e kam të qartë se si ia dola që me dy plumba ta vras një dhe t’i plagos tre serbët që më sulmuan”

MUSA HOTI: “As sot e kësaj dite nuk e kam të qartë se si ia dola që me dy plumba ta vras një dhe t’i plagos tre serbët që më sulmuan”

KURIOZITETE, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Musa HOTI, një prej emigrantëve politikë shqiptarë më të njohur, në çerekun e fundit të shek. XX, në Evropën Perëndimore. Disidenti që e vrau një dhe plagosi dy pjesëtarë të stafit të Ambasadës Jugosllave në Bruksel, ne gusht te vitit 1981. MUSA HOTI: “As sot e kësaj dite nuk e kam të qartë se si ia dola që me dy plumba ta vras një dhe t’i plagos tre serbët që më sulmuan” Nga Haqif MULLIQI Musa Hoti ishte një prej miqve të mi shumë të mirë. Sa herë që kam shkuar në Bruksel përgjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar Musa Hotin e kam takuar vazhdimisht. Me Musanë më ka njohur miku im Reshat Sahitaj, i cili ishte njëri prej miqve më të mirë dhe më besnik të M. Hotit. Para së gjithash besoj që për herë të parë jemi takuar në shtëpinë e Reshatit, ku, rëndom, kam qëndruar në...
KFF Vllaznia sot nis rrugëtimin në grupet e Ligës së Kampionëve, ndeshja e parë ndaj Real Madridit

KFF Vllaznia sot nis rrugëtimin në grupet e Ligës së Kampionëve, ndeshja e parë ndaj Real Madridit

LAJME, SPORT
Yjet e futbollit europian zbresin në mitikun “Loro Boriçi” të Shkodrës për ndeshjen e Champions League për vajza. Kampionia e Shqipërisë, KFF Vllaznia sfidon as më pak as më shumë por Realin e Madridin të enjten pasdite në sfidën e parë të fazës së grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube të UEFA-s. Një arritje historike e vajzave kuqeblu që u kualifikuan për herë të parë mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit me shortin që i ka vënë përballë emrave më të mëdhenj të futbollit të vajzave në Grupi A siç janë Real Madrid, Paris Saint Germain dhe Chelsea. Vllaznia e nis rrugëtimin e saj në shtëpi me madrilenet, teksa pragsfida është e mbushur me emocione, entuziazëm dhe interes shumë të madh, qoftë nga media, transmetuesit apo edhe tifozët, që pritet të jenë të ...
Për arsye ekonomike, këto dy shtete fqinje të Kosovës tërhiqen nga Eurovision 2023

Për arsye ekonomike, këto dy shtete fqinje të Kosovës tërhiqen nga Eurovision 2023

BOTË, EKONOMI, KULTURË, LAJME
Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak se sa do t’u kushtojë atyre pjesëmarrja. Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit. BBC News kupton se disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë pasi Rusia u ndalua nga konkursi. Rusia, një kontribues i madh financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij viti pasi pushtoi Ukrainën. “Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe – ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t’i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara.” tha transmetuesi publik i Malit të Zi R...
div.meta-author { display:none; }