News That Matters

Author: E

Mehaj: Vuçiq kërkon destabilizimin e Kosovës, dronët janë pretekst që t’a rrisë numrin e trupave në kufi me Kosovën

Mehaj: Vuçiq kërkon destabilizimin e Kosovës, dronët janë pretekst që t’a rrisë numrin e trupave në kufi me Kosovën

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pasi mediat serbe raportuan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka urdhëruar ushtrinë e tij që t’i lëshojë disa avionë luftarakë për t’i shkatërruar “dronët e armikut”, të cilët thonë se vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe, e cila sot u urdhërua të vendoset në gjendje gatishmërie. Mehaj tha se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe se kjo është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës. “Në lidhje me deklarimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për gjoja lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës, njoftojmë qytetarët se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe çfarëdo d...
Kurti takon liderin e Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

Kurti takon liderin e Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër, sot u prit në takim nga lideri i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer. Lideri laburist shoqërohej nga zëvendësja e tij, Angela Rayner, kurse Albin Kurti nga ambasadori Ilir Kapiti, transmeton Klan Kosova. U diskutuan një sërë temash të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe zhvillimet aktuale politike në botë posaçërisht pas agresionit ushtarak dhe invazionit rus në Ukrainë. Solidariteti me popullin ukrainas dhe uniteti i demokracive dhe progresistëve kundrejt autokracive u konstatua si prioritet i përbashkët. Kurti e njoftoi atë për përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, dhe e falënderoi atë për rolin historik të laburistë...
Blloku operativ në Ortopedi lëshohet në funksion pa inspektim sanitar dhe pa pranim teknik

Blloku operativ në Ortopedi lëshohet në funksion pa inspektim sanitar dhe pa pranim teknik

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Sallat e reja operative të Klinikës së Ortopedisë në QKUK punën e nisën të shtunën gjatë kujdestarisë. Veçse zyrtarisht u njoftua se të hënën blloku operativ i ri i Ortopedisë është lëshuar në funksion. Madje pati edhe një mini-festë dhe ëmbëlsirë. Megjithëkëtë sipas disa burimeve brenda Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ky aneks i ri ende nuk ka pranim teknik dhe nuk kanë hasur në ndonjë kërkesë nga ana e QKUK-së për këtë punë, njofton Klan Kosova. Sallat u lëshuan në funksion edhe pa inspektimin tekniko-sanitar dhe rrjedhimisht edhe pa pëlqimin e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës, derisa QKUK ende nuk e ka kompletuar aplikacionin. Lidhur më këto ShSKUK nuk është përgjigjur në këtë të martë. Nga AUV theksojnë se nuk duan ta paragjykojnë epilogun sani...
Nipi i Adem Jasharit prezantohet te Prishtina me këngën “Mora fjalë”

Nipi i Adem Jasharit prezantohet te Prishtina me këngën “Mora fjalë”

KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Futbollisti Igball Jashari, është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së parë të Prishtinës. Igballi që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skënderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën para ndeshjes me Trepçën ’89, njofton Klankosova.tv. Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar para lojtarëve me këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, e cila i kushtohet Komandantit legjendar, Adem Jashari. Nesër, Igball Jashari mund të debutojë kundër Trepçës ’89.
Tensionohet situata- Raportohet se Vuçiq ka urdhëruar aktivizimin e avionëve për t’i luftuar dronët e Kosovës

Tensionohet situata- Raportohet se Vuçiq ka urdhëruar aktivizimin e avionëve për t’i luftuar dronët e Kosovës

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar sot një urdhër zyrtar, me të cilin kërkoi që të asgjësohen të gjithë dronët që futen në territorin e Serbisë. Mediumi serb “Veçernje Novosti” raportoi se Vuçiqi vendosi të marrë hapa pas një incidenti në zonën mbi Merdar në kufi me Kosovën dhe në afërsi të Rashkës. Sipas mediave serbe, dronë të panjohur kanë vëzhguar kazermat dhe pozicionet e ushtrisë së Serbisë. E, pas kësaj, sipas raportimeve, Vuçiq ka vendosur të ngrejë në qiell aeroplanët MiG-29, “për të vëzhguar territorin dhe për të intervenuar në rast të ndonjë sulmi”. Por, para se në Serbi të flitej për incidentin, ministri i Mbrojtjes i këtij shteti vizitoi bazën e ushtrisë në Rashkë, qytetin më të afërt me Kosovën. Ai tha se me urdhër të presidentit Vuçiqit, Ushtria e S...
Konjufca për planin franko-gjerman: Duket të jetë njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia

Konjufca për planin franko-gjerman: Duket të jetë njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Sikurse Presidentja Vjosa Osmani, edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është i informuar për propozimin franko-gjerman. Të dy janë këshilluar nga aleatët për konfidencialitet maksimal për këtë temë. Kryetari i Kuvendit është më i hapur për komente rreth kritikave të Departamentit të Shtetit ndaj Qeverisë së Kosovës, lidhur me zbatimin e vendimit për targat. Sipas Konjufcës, miqtë ndërkombëtarë po binden se situata është nën kontroll, pavarësisht se e përsëritën disa herë se janë të zhgënjyer nga ekzekutivi në Prishtinë. Nëpërmjet një komunikate për media, Lista Serbe paralajmëroi kryeministrin Albin Kurti se pas gjobës së parë që do jepet për targat, do përballet me rezistencë të ashpër. Ndonëse s’beson në një gjë të tillë, Glauk Konjufca e ka një thirrje për institucionet...
Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj apel pozitës dhe opozitës: “Këto dy vite janë vite kruciale për Kosovën, që t’a përmbyllë procesin e shtetndërtimit dhe formimit, nese këtë nuk e bëjmë at’herë gjeneratat do të n’a mallkojnë!”

Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj apel pozitës dhe opozitës: “Këto dy vite janë vite kruciale për Kosovën, që t’a përmbyllë procesin e shtetndërtimit dhe formimit, nese këtë nuk e bëjmë at’herë gjeneratat do të n’a mallkojnë!”

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj i ka bërë apel pozitës dhe opozitës: "Kosova është në udhëkryqin e madh historik që t'a përmbyllë procesin e shtetndërtimit dhe formimit, nese këtë nuk e bëjmë at'herë gjeneratat do të na mallkojnë!" https://youtu.be/Jlm3g1egvDs
Arrijnë 85 mijë vaksina të gripit sezonal, imunizimi nis javën tjetër

Arrijnë 85 mijë vaksina të gripit sezonal, imunizimi nis javën tjetër

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Javëve të fundit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet 20-30% të pacientëve të tërësishëm brenda një ndërrimi të punës janë paraqitur për shkak të virozës së stinës.Mjekja familjare, Drita Peqani, tregon se kësaj radhe më të atakuar kanë qenë moshat e reja sesa moshat e shtyra. Përkundër kësaj, të moshuarit kaherë kanë shprehur interes për vaksinën e gripit sezonal e cila ende nuk është në dispozicion.Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se vaksinat kundër gripit të zakonshëm kanë arritur të mërkurën, në sasi prej 85,000 sosh përshirë edhe ato pediatrike, teksa shpërndarja do të bëhet nga fillimi i javës së ardhshme. Mantel-bardhët theksojnë se më mirë do të ishte që këto të vinin edhe më herët, anise Florina Grezda, mjeke në vaksinim në Prishtinë, bën me dij...
Sveçla: Njësiti i Anti-drogës aksion në Leposaviq, sekuestrohet disa armë dhe rreth 12 mijë euro (FOTO)

Sveçla: Njësiti i Anti-drogës aksion në Leposaviq, sekuestrohet disa armë dhe rreth 12 mijë euro (FOTO)

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në Leshak të komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Anti-drogës ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47. “Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar”, ka shkruar ndër të tjera ai. Postimi i plotë i ministrit Sveçla: Në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Anti-drogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municion...
Për gastroskopi dhe kolonoskopi pritjet ishin disamujore, tani janë disaditore

Për gastroskopi dhe kolonoskopi pritjet ishin disamujore, tani janë disaditore

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Gjashtë deri në tetë muaj ka qenë lista e pritjes vitin e kaluar për gastroskopi e kolonoskopi në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK, derisa në fillim të këtij viti, kjo pritje u zbrit në katër muaj.Por, së fundmi këto procedura diagnostike janë punë ditësh dhe pacientët më nuk ia mësyjnë privatëve, shërbime këto me çmime prej 120 deri në 200 euro. Kështu një 74 vjeçar tregon se para dy ditësh ka qenë në kontroll tek gastroenterologu dhe për ditën e mërkurë i është caktuar termini për ekzaminim të zorrës së trashë. Derisa shprehet se është i kënaqur që nuk ka pritur gjatë për këtë shërbim, i kënaqur thotë se është edhe me stafin e kësaj klinike.Drejtoresha, Fitore Komoni thotë se kjo është arritur falë investimeve dhe punës kolektive, teksa tregon se aktualisht pritjet për gastrosk...
div.meta-author { display:none; }