News That Matters

Author: E

Vizat, qeveria e konsideron të padrejtë kushtëzimin me sistemin ETIAS

Vizat, qeveria e konsideron të padrejtë kushtëzimin me sistemin ETIAS

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Të enjten ka nisur takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u diskutua për progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë. Nga Bashkimi Evropian u theksua përmbushja e kritereve për heqjen e regjimit të vizave, ndërsa nga Qeveria e Kosovës thanë se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS është i padrejtë, jo-fer dhe paarsyeshëm. Deputeti i Parlamentit Evropian dhe bashkëkryesuesi i komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, Romeo Franz, tha se Kosova meriton liberalizimin e vizave. Ai theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë njohjen reciproke. “Kosova ka përmbushur gjitha kriteret p...
Policia ndërhyn te “Orenda”: Arrestohet bashkëshorti i njërës prej infermiereve, dyshohet se kërcënoi pronarin

Policia ndërhyn te “Orenda”: Arrestohet bashkëshorti i njërës prej infermiereve, dyshohet se kërcënoi pronarin

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës ka shkuar në qendrën “Orenda” në Pejë, pasi aty dyshohet se është kërcënuar pronari Anton Rasaj.  Siç raportohet është arrestuar burri i njërës nga gratë që shihen në pamjet e publikuara ku rrahet brutalisht gruaja e moshuar. Ndryshe, Sinjali raportoi se infermieret që u arrestuan dhe u ndaluan për 48 orë, si të dyshuara për rastin e tmerrshëm të rrahjes së të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë përveç Aurona Pelajt, janë Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.
Infermjerja në Pejë ushtron dhunë fizike në një grua të moshuar, shoqet e saj e shijojnë këtë akt mizor, e xhirojnë edhe qeshin

Infermjerja në Pejë ushtron dhunë fizike në një grua të moshuar, shoqet e saj e shijojnë këtë akt mizor, e xhirojnë edhe qeshin

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Një video shokuese është publikuar në rrjetet sociale. Një e moshuar shihet se po goditet me shuplaka në fytyrë nga një infermiere. Aktorja, Kaltrinë Zeneli ka publikuar në Facebook një video ku shihet një infermiere duke e goditur me shuplaka fytyrës një plakë të moshuar. Këto pamje kanë terrorizuar qytetarët.Ky akt mizor është gjiruar nga koleget e kësaj infermiereje, teksa po e godet pa ndalur të moshuarën. Teksa ajo e godet dëgjohen koleget duke qeshur me aktin. E infermierja e cila tashme është arrestuar dëgjohet duke thënë “Pak jam tu ja hi, qysh di me sjell unë”. Policia në Pejë ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë. Sipas Policisë, është arrestuar e dyshuara që sh...
Qytetarit serb i digjet vetura pasi riktheu targat në RKS

Qytetarit serb i digjet vetura pasi riktheu targat në RKS

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Qytetarit serb nga komuna e Zubin Potokut i është djegur vetura dje pas mesnate, pasi që i rikthehu targat e veturës në RKS. Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura ishte e tipit Hyndai, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:34. “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS”, thuhet në njoftimin e PK’së. Po ashtu, Policia ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallime që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, e cila njofton do të kujdeset në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, në ...
Sot përballen rivalët, Prishtina pret Trepçën ’89 në stadiumin “Fadil Vokrri”

Sot përballen rivalët, Prishtina pret Trepçën ’89 në stadiumin “Fadil Vokrri”

KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Superliga e Kosovës do të ketë sot vetëm një ndeshje në orar. Në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet, Prishtina do t'a presë sot skuadrën mitrovicase, Trepça ’89. Skuadra e Prishtinës vjen në këtë ndeshje nga pozita e katërt, me 21 pikë në 12 ndeshje dhe shihet favorite para ’89-shit që ka 11 pikë në 12 ndeshje, në pozitën e parafundit. Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 do të luhet me fillim nga ora 18:00. Biletat për këtë ndeshje mbajnë çmimin 2 euro për sektorin e lindjes kurse 3 euro në sektorin e perëndimit. Ndeshja është e vlefshme për xhiron e 9-të të Superligës së Kosovës.
Shfaqja “Provo edhe njëherë Sam” merr vendin e parë në Festivalin Tradicional të Komedisë në Mitrovicë

Shfaqja “Provo edhe njëherë Sam” merr vendin e parë në Festivalin Tradicional të Komedisë në Mitrovicë

KOSOVË, KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
Të shtunën në orët e mbrëmjes në Mitrovicë ka përfunduar edicioni i dymbëdhjetë i Festivalit Tradicional të Komedisë, që zgjati nga 24 deri me 29 tetor. Në këtë festival morën pjesë trupat teatrore nga Presheva, Shkodra, Kumanova, Suhareka, Prizreni e Mitrovica. Në Festivalin e sivjetmë u shfaqën gjashtë komedi që sollën mjaft risi në skenë duke mundësuar kështu që qytetarët të frekuentojnë teatrin më shumë se çdo herë tjetër. Komedia “Provo edhe njëherë Sam” e përgatitur nga Teatri i qytetit të Prizrenit, nga autori Woody Allen dhe në regji të Ilir Bokshit që u paraqit të shtunën në mbrëmje, në natën e fundit të Festivalit të Komedisë në Mitrovicë u prit shumë mirë, duke mbyllur kështu ditët festive, njëkohësisht duke rrëmbyer edhe çmimin kryesor të këtij festivali. Juria profes...
Kryetari z. Hamza vendos gurthemelin për ndërtimin e urës tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë

Kryetari z. Hamza vendos gurthemelin për ndërtimin e urës tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Liqenit Akumulues në Mitrovicë po i shtohet edhe një urë e cila do të ketë pamje mjaft të bukur, gurthemelin e të cilës e vendosi sot kryetari i komunës, z. Bedri Hamza. Fillimin e punimeve e përcjellën nga afër edhe nënkryetari, z. Arian Tahiri dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, z. Granit Tmava. Ata e vlerësuan si investim të rëndësishëm ndërtimin e urës, pasi që ka qenë kërkesë e kamotshme e qytetarëve të Mitrovicës, duke e cilësuar si një vlerë e shtuar për atë zonë që frekuentohet edhe nga qytetarët e vendeve tjera të Kosovës. Vlera investive për realizimin e këtij projekti është 212,716.00 euro, derisa përfundimi i urës është paraparë të kryhet për 8 muaj e 10 ditë. Ndërkaq, projekti po realizohet falë memorandumit të mirëkuptimit në mes të...
“Mobilizimi i ushtrisë serbe”, KFOR-i: Do të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti

“Mobilizimi i ushtrisë serbe”, KFOR-i: Do të ndërhyjmë nëse rrezikohet stabiliteti

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, sot ka deklaruar se me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ushtria serbe është në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në Kosovë. E në lidhje me këtë çështje, KFOR-i ka bërë të ditur se është duke monitoruar situatën në veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale nga Serbia. Në një përgjigje për lajmi.net, KFOR ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, organizatave të Sigurisë së Kosovës dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë. “KFOR-i vazhdon të kryejë çdo ditë misionin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë...
Propozohet që shkollat fillore në Mitrovicë të kenë orën e Notit, të zhvillohet në Omni Sport

Propozohet që shkollat fillore në Mitrovicë të kenë orën e Notit, të zhvillohet në Omni Sport

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Asamblistët kanë propozuar që shkollat fillore të kenë edhe orën e notit. Kjo çështje u diskutua në mbledhjen e sotme të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, shkruan Jepi zë. Sipas njoftimit, Komiteti njëzëri u pajtua që të vazhdojë punën për realizimin e kësaj nisme, e cila synohet që të bëhet obligative për nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Mitrovicës. Njoftimi i plotë: Sot u mbajtë Mbledhja e III e Komitetit te KK Mitrovicës per Arsim, Kulture, Rini dhe Sport. Në takim e siper, u diskutua edhe propozimi im i mëhershëm ne Seancen e Asamblese Komunale, per te filluar inkuadrimine nxenesve te shkollave fillore per mesimin e notit ne Qendren Multifunksionale "Omnisport". Komiteti ne fjale njëzëri u pajtua që të vazhdoj punën per realizimin e kesaj nisme, e...
Torcida kërkon nga Fedarata t’a shfuqizojë vendimin për ndalimin e udhëtimit të tifozëve: Ne vetëm dëshirojmë të jemi pranë klubit

Torcida kërkon nga Fedarata t’a shfuqizojë vendimin për ndalimin e udhëtimit të tifozëve: Ne vetëm dëshirojmë të jemi pranë klubit

KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Torcida ka kërkuar nga Fedarata e Basketbollit të Kosovës rishqyrtim të vendimin për ndalimin e udhëtimeve jashtë të tifozëve në basketboll. Në kërkesë thuhet që ky vendim të shfuqizohet dhe prej javës së ardhshme kërkesat për të qenë pranë klubit të zemrës TREPÇA të aprovohen, shkruan Jepi zë. Sipas tifozëve është e pa drejtë të penalizohen në këtë mënyrë. Kërkesë e hapur për FBK Torcida edhe një herë kërkon rishqyrtimin e vendimit të FBK për ndalimin e udhëtimeve jashtë të tifozëve në basketboll, ku me anë të kësaj shkrese kërkojmë që i njejti të shfuqizohet dhe prej javës së ardhëshme kërkesat për të qenë pranë klubit të zemrës TREPÇA ku do që zhvillon ndeshje të jenë të aprovuara, Si qyteti që kemi hapur dyert për të gjithë ku publikisht kemi deklaruar se për secili...
div.meta-author { display:none; }