
Parandalohet kontrabanda me mallra nga Serbia në vlerë mbi 10 mijë euro
Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, në rrugën Preshevë-Gjilan, kanë tentuar të ndalojnë një veturë me targa të Serbisë, por që drejtuesi i automjetit nuk i ka zbatuar urdhrat për ndalje dhe ka tentuar të ikë në drejtim të Serbisë.
Policia ka arritur të kapë të dyshuarin në dalje të fshatit Pasjan.
“Më datë 20.03.2024, në rrugën Preshevë-Gjilan, njësitet e lartcekura të TASK-FORC-ës, kanë tentuar ta ndalojnë veturën me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk ka zbatuar urdhrat për ndalje dhe ka tentuar të kthehet në drejtim të Serbisë. Në dalje të fshatit Pasjan, kanë arrit të ndalojnë automjetin e dyshuar me drejtues Q...