
Rakiq kushtëzon Kurtin me targa e Zajednicë: Deri atëherë jemi jashtë institucioneve
Përfaqësuesit e serbëve nga të Kosovës kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës.
Kjo është vendosur pas një takimi të kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, katër kryetarëve të komunave të veriut të Kosovës dhe përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të Kosovës nga veriu i Kosovës, duke përfshirë punonjësit e gjykatës, prokurorisë dhe policisë, i cili u mbajt në Zveçan.
“Kemi vendosur që të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria dhe katër komunat në veri të Kosovës, por edhe nga gjyqësori, policia dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, tha Goran Rakiq.
Ai shtoi se këto vendime për largimin dhe pezullimin e institucioneve mbeten në fuqi deri në momentin që “Prishtina të fillojë të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe...