News That Matters

Author: Admin

Në komunën e Mitrovicës para dy ditësh është shënuar një rast “ngacmim sekusual” në Polici

Në komunën e Mitrovicës para dy ditësh është shënuar një rast “ngacmim sekusual” në Polici

LAJME, Storiet Kryesore
Në komunën e Mitrovicës para dy ditësh është shënuar një rast “ngacmim sekusual” në Polici. Sipas raportit 24 orësh, një grua ka raportuar se gjersa ishte duke punuar në market është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit. I njëjti u lirua në procedurë të rregullt. “Mitrovicë 08.08.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit i dyshuari mashkull kosovar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Shpejtim Zeneli zgjedhet “Ambasador i Paqes” nga “World Peace Lobby”

Shpejtim Zeneli zgjedhet “Ambasador i Paqes” nga “World Peace Lobby”

SHOWBIZ
Organizatori I evenimenteve të bukurisë, Shpejtim Zeneli, është zgjedhur Ambasador i Paqes i Kosovës nga “World Peace Lobby” Këtë informacion eksluzivisht Zeneli e dha për Radio-Ylberi. Sipas Shpejtimit ai nuk e kishte pritur këtë çmim. “Nuk e kam pritur këtë çmim, por ky çmim e tregon punën dhe sakrificën time 30 vjeçare dhe lobimin për paqe” shtoi ai E sipas Zenelit këtë çmim e dëshmon edhe organizimi paraprak ku në garen “Miss Freedom of the World” që është mbajtur në vendin tonë, ai me punën e tij si organizator dhe punën e stafit, kanë dëshmuar që Kosova është vend mikëpritës, ku Missi nga Serbia ka ardhur pa përcjelljen e Policisë. Gjithashtu Zeneli shtoi se ka pasur shumë emocione ditën qe e ka marr lajmin. ‘Atë ditë që e kam marr lajmin se kam besuar, kam qarë, por ata kanë qenë ...
Njihuni me “Miss social media”, Klodiana Lisi

Njihuni me “Miss social media”, Klodiana Lisi

SHOWBIZ
Klodiana Lisi, 18 vjeçarja e cila është shumë e buzëqeshur, dhe e njohur në rrjete sociale si “Tik-Tok” dhe njëherëshi ajo është përzgjedhur edhe “Miss social media”në konkursin “Miss Turizmi Shqiptar” në një intervistë eksluzive për “Radio Ylberi” na tregoi rreth jetës profesionale, dhe planet e saj për të ardhmen. Nga ju ka ardh ideja me u marr me modelizëm? Më ka pëlqyer gjithmonë, si e vogël çdo herë kam pasur dëshirë të jemë pjesë e ShowBizit, dhe pjesë e kamerës. Qe sa kohë ke filluar të merresh me modelizëm? Me modelizëm si ka shumë kohë që mirrëm, tani i bëjë një vit që jam bërë pjesë e agjensis “MISS FREEDOM OF THE WORD” Kush ju ka përkrahur më së shumti në fillimet tuaja? Si çdo herë, familja që më ka qëndruar shumë afer, pastaj rrethi shoqëror etj. Cilat kanë qenë komentet...
Samsung kohët e fundit luftoi me rënien e shitjeve të telefonave të saj kryesorë të mençur

Samsung kohët e fundit luftoi me rënien e shitjeve të telefonave të saj kryesorë të mençur

LAJME, TEKNOLOGJI
Për modelin më të lartë aktual të Samsung, Galaxy S21, kishte një rritje të vogël, edhe pse shitjet e Samsung u ulën në përgjithësi. Kjo bazohet në shifrat më të fundit të raportuara nga Korean Business Post. Prandaj, vetëm 13.5 milionë kopje u shitën në treg në 6 muajt e parë. Krahasuar me modelet e mëparshme S20 dhe S10 , kjo do të thotë një rënie prej 20 dhe 47 për qind, respektivisht, po megjithatë ky mbetet telefoni inteligjent më i shitur deri më tani nga kjo kompani. Me 28 milionë njësi të shitura në një vit, S20 ishte telefoni më i shitur Galaxy deri më tani. Përjashtimi i vetëm është modeli debutues Galaxy S, i cili është shitur 24 milionë herë . Sidoqoftë, duhet të keni parasysh se tregu i telefonave inteligjentë ishte dukshëm më i vogël në përgjithësi në atë kohë. Nëse trendi n...
Disa mënyra natyrale se si të shpëtoni nga lythat

Disa mënyra natyrale se si të shpëtoni nga lythat

KURIOZITETE, LAJME
Mes problemeve të lëkurës, renditen edhe lythat, të cilat shfaqen tek gishtat ose duart. Ata janë të ashpër, prandaj shkaktojnë shqetësim jo vetëm për anën shëndetësore, por edhe për atë estetike. “Bright Side” liston disa mënyra se si mund t’i trajtoni ose t’i hiqni qafe në kushte shtëpiake. 1. Mjaltë Me sa duket, mjalti mund të përdoret në më shumë mënyra sesa thjesht në çajin tuaj. Mund ta përdorni nëse keni nevojë të trajtoni lythat e këqija. Ai ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale. Gjithashtu është vërtetuar se është një barrierë efektive kundër infeksioneve. Kur e mbuloni një lyth me mjaltë, ju e privoni atë nga i gjithë oksigjeni dhe, si rezultat, lythi do të fillojë të zhduket. Procedura: Këshillohet që të përdorni mjaltë të tillë si mjalti manuka. Aplikoni një shtresë të ...
ATK: Konfiskohet pasuri e tatimpaguesve borxhlinjë në emër të borxhit rreth 200 mijë euro

ATK: Konfiskohet pasuri e tatimpaguesve borxhlinjë në emër të borxhit rreth 200 mijë euro

EKONOMI, LAJME
“Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar edhe sot me konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera, me ç ‘rast janë konfiskuar pasuri tek një pjesë e tatimpaguesve nga sektori i parkingjeve të automjeteve në Prishtinë, ku është konfiskuar pasuri në emër të borxheve në vlerë rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftim. Më tej, në njoftim thuhet se aktiviteti në fjalë është zhvilluar në asistimin e Policisë së Kosovës, ku i njëjti aktivitet do të vazhdoj edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim, percjell Telegrafi. “ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, vijon njoftimi....
Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci

Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci

LAJME, SHËNDETËSI
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjashtë qytetarë që kanë mbetur të lënduar në aksidentin tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë, janë ende në trajtim mjekësor. Sipas ZKM’së, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci. Ndryshe, në aksidentin e 25 korrikut, në autobusin që po qarkullonte në linjën Frankfurt- Prishtinë kanë qenë 67 pasagjerë dhe 2 shoferë. Dhjetë prej tyre kanë vdekur, derisa mbi 40 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Njoftimi i plotë: Gjashtë qytetarë të lënduar në aksidentin tragjik në Kroaci ende janë në trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës ...
IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

LAJME
Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24h se hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dje një zyrtar policor (punonjës në Stacionin Policor Ferizaj). Ai ishte i përfshirë në një incident, dhe kishte kryer veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. “Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.” thuhet në njoftim. Po ashtu sipas Policisë, hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore që ti sqarojnë rrethanat e këtij incidenti
Talenti dhe sukseset e Rinor Durmishit nga Skenderaj

Talenti dhe sukseset e Rinor Durmishit nga Skenderaj

SHOWBIZ
Rinor Durmishaj, i njohur si Nord, është një Rinor Durmishi është këngëtar shqiptar i cili ka lindur në fshatin Rakinicë të Komunës së Skënderaj, dhe jeton në Bergamo të Italisë. Përveç se ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera laborator dentar ai na dhuron emocione të pa përshkruara me zërin e tij magjik. Rinori ka pasion kitarën e ndërsa ka të publikuara disa këngë në tregun muzikor shqiptar. Në një intervistë eksluzive për Radio-Ylberi ai tregoi më shumë rreth jetës së tij aritistike si dhe planet e tij për të ardhmën. 1.Fillimisht a mundesh me na tregu se ku të ka lindë idea për me u marrë me muzike Po, kjo është shumë e thjeshtë, fillimisht kam qenë shumë i ri, isha në shkollë fillore pastaj I kam ndegjuar këngët prej radiove dhe i këndojsha edhe vet. Më herët nuk e kam kuptuar se çk...
Ambasada amerikane i dorëzon pajisje mjekësore QKUK-së

Ambasada amerikane i dorëzon pajisje mjekësore QKUK-së

POLITIKË
Ambasada amerikane në Prishtinë i ka dorëzuar Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pajisje mjekësore në vlerë mbi 300 mijë dollarë Ambasada amerikane në një postim në Facebook po ashtu u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohen. Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pranuar donacion në vlerë 300 mijë dollarësh nga Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ky donacion është dhuruar në kuadër të ndihmesës për luftimin e pandemisë së COVID -19 /Radio-Ylberi/
div.meta-author { display:none; }