News That Matters

Author: Admin

Vjosa Berisha me mesazh për gratë që po përballen me kancer

Vjosa Berisha me mesazh për gratë që po përballen me kancer

KULTURË, LAJME
Producentja e njohur Vjosa Berisha në emisionin Natë Vere në T7 mes tjerash ka folur edhe për përballjen e saj me sëmundjen e kancerit, përcjell KultPlus. Berisha dha edhe një mesazh për të gjitha gratë që janë duke u përballur me këtë sëmundje. Ajo tha se duhet ta gjejnë forcën dhe të besojnë se edhe kjo sëmundje mund të shërohet. “Të gjitha ato gra që janë të sfiduara me kancerin në këto momente,dhe janë duke u përballë me këtë sëmundje, ta gjejnë forcën dhe të besojnë se mund të gjejnë shërim. Nesër mundemi me dalë me na shkelë kerri, nuk i dihet jetës. Fatmirësisht kemi doktorë shumë të mirë. Unë jam duke e vazhdu jetën njëjtë si përpara, duke u ruajt në ushqim, por në aspektet tjera, jam duke e vazhdu punën e të gjitha”, ka thënë Berisha në T7....
Vëllaznimi merr në huazim dy lojtarë nga Prishtina

Vëllaznimi merr në huazim dy lojtarë nga Prishtina

LAJME, SPORT
Vëllaznimi, është njëra nga skuadrat me aktive nga ekipet e Ligës së Parë, për edicionin e ri garues. Kuqezinjët e kërkojnë me ngulm rikthimin në Superligë dhe tani kanë sjellur edhe dy përforcime të mëdha në skuadër. Gazeta “Sheshi”, mëson se klubi nga Gjakova, ka sjellur dy lojtarët e Prishtinës, Albin Prapashtica dhe Gentrit Talla. Të dy lojtarët e rinj janë huazuar nga ekipi bardhekaltër tek Vëllaznimi, për të pasur me shumë hapësirë. Prapashtica i cili luan si sulmues me parë ka luajtur edhe për 2 Korrikun, derisa ka pasur edhe paraqitje për ekipin e Prishtinës. Ndërsa, Talla ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të skuadra kryeqytetase, tani ai të skuadra e kuqezinjëve do të kërkoj me shumë hapësirë.
Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të hapura këtë fundjavë për të pritur aplikimet e subjekteve politike

Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të hapura këtë fundjavë për të pritur aplikimet e subjekteve politike

LAJME, POLITIKË
Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të hapura këtë fundjavë për të pritur aplikimet e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit Sipas të dhënave të këtij institucioni, asnjë nga partitë parlamentare nuk i ka dorëzuar akoma listat me kandidatët për kryetarë komunash dhe për Kuvende Komunale. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për Ekonomia Online të dhënat e fundit lidhur me procesin e aplikimit. Sipas tij, deri në mesditën e së shtunës KQZ ka pranuar aplikimin për certifikim të 27 subjekteve politike. “Deri në mesditën e ditës së shtunë, KQZ-ja ka pranuar aplikimet nga 27 subjekte politike, prej të cilave 5 parti politike, 9 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politi...
1.370 raste të reja me Covid-19

1.370 raste të reja me Covid-19

LAJME, SHËNDETËSI
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.370 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë shëruar edhe 47 persona. Po ashtu gjatë 24 orëve janë vaksinuar 19.538 persona dhe gjithësej të vaksinuar janë 559.007 persona. Para disa diteve Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa për parandalimin e COVID-19. /Radio-Ylberi/
SHBA pritet të aprovojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

SHBA pritet të aprovojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

LAJME, Storiet Kryesore
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) pritet të autorizojë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 për disa njerëz të me imunitet të dobët. “FDA po monitoron nga afër të dhënat, nga studimet që po bëhen nëse duhet të administrohet edhe një dozë shtesë e vaksinës kundër COVID-19 për individët me imunitet të komprometuar, agjencia, së bashku me CDC, do të vlerësojnë opsionet e mundshme për këtë çështje dhe do të ndajnë informacion në të ardhmen e afërt.”,” tha një zëdhënës i FDA për CNN. Një studim i kohëve të fundit nga studiuesit e Johns Hopkins gjeti se njerëzit e vaksinuar me imunitet të dëmtuar kanë 485 herë më shumë gjasa të përfundojnë në spital ose të vdesin nga Covid-19 në krahasim me popullatën e përgjithshme që është e vaksinuar. Bazuar në një vlerësim të CDC...
Në renditjen e FIFA-s, Kosova ngritet për pesë pozita

Në renditjen e FIFA-s, Kosova ngritet për pesë pozita

LAJME, SPORT
Ekipi kombëtar i Kosovës ka bërë përparime në renditjen më të re të FIFA-s.“Dardanët”, në ranglistën e publikuar sot e shohin veten në vendin e 115-të, pesë pozita më lartë sesa në renditjen e fundit, kur gjendeshin në vendin e 120-të. Ndërkohë, Verdhekaltrit kanë përparuar me 7 pikë, nga 1152 në 1159.Renditja e fundit e FIFA-s ishte publikuar në muajin maj. Kosova do t’i zhvillojë tri ndeshje kualifikuese të Botërorit 2022 në muajin shtator ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës.
Anulohet “Beerfest Kosova”, planifikuar të fillonte me 13 gusht

Anulohet “Beerfest Kosova”, planifikuar të fillonte me 13 gusht

KULTURË, LAJME
Ndonëse ishte pritur me padurim nga qytetarët dhe ishte planifikuar të zhvillohej me datat 13, 14, 15 gusht, Beerfest Kosova, që sivjet do të zhvillonte edicionin e 10-të, është anuluar. Sipas një komunikate nga organizatorët, shkak për këtë rezulton të jetë një vendim i Policisë së Kosovës që thotë se ky festival mund të paraqet rrezik për qytetarët. Njoftimi i plotë: Të dashur qytetarë të Kosovës, me keqardhje ju njoftojmë se Beerfest. Kosova, edicioni 10, nuk do të mbahet. Mund të lexoni: https://radioylberi.info/dafina-zeqiri-dhe-dj-geek-godasin-perseri-me-foto/ Kjo vjen pas një vendimi të Policisë së Kosovës, që thotë se mbajtja e këtij festivali paraqet rrezik për qytetarët! Ne si organizatorë nuk jemi dakord me këtë vendim dhe mendojmë që, Beerfest. Kosova në esencë nuk dallo...
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek ‘godasin’ përsëri me foto

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek ‘godasin’ përsëri me foto

SHOWBIZ
Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, ka kohë që është duke shijuar lidhjen e saj të dashurisë me Dj Geek. Dyshja shihet se janë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, ku nuk mungojnë edhe dedikmet publike. Së fundi, ishte Dafina ajo e cila ka postuar një foto bashkë me të dashurinë e saj teksa shihen se janë të dashuruae më shumë se kurrë.
Rekord i ri: 1009 raste të reja me Covid-19

Rekord i ri: 1009 raste të reja me Covid-19

LAJME, SHËNDETËSI
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 6,784 testime, 1009 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy person nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 82 pacient. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 4,416.
div.meta-author { display:none; }