News That Matters

Author: Admin

BPD merr vendime të rëndësishme për zhvillimin strategjik të korporatës

BPD merr vendime të rëndësishme për zhvillimin strategjik të korporatës

EKONOMI, LAJME
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në mbledhjen e rregullt të mbajtur dje, me datë 17 Gusht 2021, duke pas si objektivë ngritjen e performancës, sigurinë e operimeve në njësitë prodhuese dhe inovacionin për të ardhmen, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësisë së veçantë për zhvillimin strategjik të korporatës. Përgatitja e draft dokumentit Teknik lidhur me Termocentralin  Kosova A dhe përgatitja e draft letrës për shprehjen e interesit lidhur me rindërtimin e saj. Vazhdimi i procedurës për vlerësimin e rrezikshmërisë se vendeve te punës, Fillimin e procedurës për zhvillimin e infrastrukturës për projektin e parkut solar dhe energjisë se ripërtritshme. Vazhdimin e zgjer...
12 të vdekur në aeroportin e Kabulit

12 të vdekur në aeroportin e Kabulit

BOTË, LAJME
Gjithsej 12 persona janë vrarë në dhe përreth aeroportit të Kabulit që nga e diela, sipas një zyrtari taliban. Zyrtari, i cili foli në mënyrë anonime për agjencinë e lajmeve Reuters, tha se vdekjet janë shkaktuar nga të shtëna armësh, shkruan BBC. Ai u bëri thirrje turmave para portave të shkojnë në shtëpi nëse nuk kanë të drejtë të udhëtojnë dhe tha se talibanët “nuk duan të lëndojnë” askënd në aeroport. Janë raportuar skena kaosi ndërsa mijëra njerëz përpiqen të largohen nga vendi. Aeroporti i Kabulit mbetet nën kontrollin amerikan, por rrugët përreth ruhen nga talibanët. Dëshmitarët kanë raportuar anëtarë të armatosur të grupit që parandalojnë njerëzit, përfshirë ata me dokumente, të hyjnë në të.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka pritur në takim familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka pritur në takim familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu

LAJME, POLITIKË
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti dhe Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, kanë pritur familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu, me rastin e identifikimit të mbetjeve mortore dhe respektimit të kërkesës së familjes për organizmin e ceremonisë së rivarrimit. Ku pas identifikimit të mbetjeve mortore,ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit Muhamet Musliu do të organizohet sot , në Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, Skenderaj, në ora 17:00, nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me shoqatat e dala nga Lufta Çlirimtare, Forca e Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në mbështetje të kërkesave të familjes. Në këtë rast, familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu, djali Ardion...
Australia merr 26 persona në evakuimin e parë

Australia merr 26 persona në evakuimin e parë

BOTË, LAJME
Kryeministri Scott Morrison tha se Australia ka evakuuar 26 persona në fluturimin e saj të parë ushtarak nga Afganistani, në një aeroplan që mund të transportojë 128 persona. Midis tyre ishin shtetas australianë, afganë me viza të miratuara dhe një zyrtar i huaj. Priten më shumë fluturime, por Human Rights Watch e quajti përpjekjen e Australisë “zhgënjyese” në vazhdën e përpjekjeve të vendeve të tjera perëndimore për të evakuuar afganët e dëshpëruar, shkruan BBC
Arrestohet ferizajasi pasi rrahu babanë e tij

Arrestohet ferizajasi pasi rrahu babanë e tij

LAJME, Storiet Kryesore
Arrestohet një person nga Ferizaj pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari kishte goditur me grushte viktimën. “Ferizaj 17.08.2021 – 00:32 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht viktimën mashkull kosovar (babain e tij)”, thuhet në njoftimin e policisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Messi pritet të debutojë me PSG-në më 29 gusht

Messi pritet të debutojë me PSG-në më 29 gusht

LAJME, SPORT
Lionel Messi pritet të bëjë debutimin e tij në Paris Saint-Germain në udhëtim kundër Reims më 29 gusht. Messi është në procesin e rikthimit të shpejtë në stërvitje pas mbërritjes së tij në PSG të martën e kaluar, pasi nuk kishte pasur një para-sezon të plotë për shkak të pjesëmarrjes së tij në Copa America dhe largimit të mëvonshëm nga Barcelona. 34 vjeçari po përshtatet gjithashtu me jetën jashtë fushës, pasi është duke shikuar një shtëpi të përshtatshme, për këtë arsye nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Brest të premten, shkruan marca, transmeton Klankosova.tv. Sidoqoftë, Messi do të debutojë kundër Reims, dhe kjo paraqitje mund të vijë në pjesën e dytë.
Dua Lipa, është duke vazhduar t’i shijojë pushimet verore

Dua Lipa, është duke vazhduar t’i shijojë pushimet verore

SHOWBIZ
Pas Shqipërisë, ajo u nis për në Ibiza të Spanjës bashkë me të dashurin dhe miqtë e saj, për të vazhduar të pushimin e nisur në shtetin amë. Dua e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe të reja, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një palë bikini interesante. 25-vjeçarja kishte zgjedhur një palë bikini të bëra me punim dore, të cilat në pjesën e sipërme kishin dizajnin e dy luleve të ndryshme. Ajo nuk hezitoi që në shumicën e fotografive të vërë në pah figurën e saj të tonifikuar të trupit, e cila vjen si rrjedhojë e përkushtimit të saj në palestër dhe gjenetikës së mirë. Dua përndryshe së fundmi...
4 të vdekur dhe 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

4 të vdekur dhe 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 2 mijë e 110 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Njoftimi i plotë: #Bashkëiadalim 18 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës. Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa nu...
Biden ndan 500 milionë dollarë ndihmë për refugjatët afganë

Biden ndan 500 milionë dollarë ndihmë për refugjatët afganë

BOTË, LAJME
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden po sanksiononte përdorimin e një fondi emergjent të refugjatëve në SHBA, me qëllim të përmbushjes së nevojave urgjente të papritura të refugjatëve, viktimave të konfliktit dhe personave të tjerë në rrezik si rezultat i situatës në Afganistan. Aty po ashtu thuhet se paratë mund të përdoren përmes organizatave ndërkombëtare dhe bamirësive, si dhe departamenteve dhe agjencive qeveritare, shkruan BBC. Ky veprim vjen vetëm disa orë pasi Biden mbrojti fuqishëm vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani. Ai këmbënguli se nëse nuk do të kishte respektuar një marrëveshje largimi të negociuar nga administrata e mëparshme e Donald Trump, SHBA rrezikonte një kthim në konflikt të hapur me forcat talibane. Por ai ...
div.meta-author { display:none; }