News That Matters

Author: Admin

Lëndohen tre persona në një aksident në Podujevë

Lëndohen tre persona në një aksident në Podujevë

LAJME, Storiet Kryesore
Tre persona janë lënduar në një aksidenti i cili ka ndodhur sot në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Në aksident ishin të përfshira tri automjete. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. “Rreth orës 11:00, është pranuar informata për një aksident komunikacioni rrugor të ndodhur në rrugën Ali Ajeti në Podujevë.Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku lëndime kanë pësuar tre persona.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”.
Dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës

Dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës

LAJME, SPORT
Sezoni i ri i Superligës së Kosovës 2021-22, nisi dje me tri ndeshje interesante, me Dritën që fitoi me përmbysje kundër Feronikelit, ndërsa Llapi dhe Gjilani me barazime kundër Drenicës dhe Ulpianës. Sot Superliga e Kosovës vazhdon me dy ndeshje tjera, Prishtina kundër Malishevës dhe Ballkani me Dukagjinin. “Plisat” pas paraqitjes së mirë në garat evropiane, e kërkojnë fitoren e parë kundër Malishevës, e cila është përforcuar mjaftë shumë në këtë afat kalimtar. Në ndeshjen tjetër përballet Ballkani me Dukagjinin, që pritet të jetë një ndeshje mjaftë interesante. Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00.
Çun Lajçi i reagon Gold AG

Çun Lajçi i reagon Gold AG

SHOWBIZ
Ditën e djeshme (e shtunë) është bërë virale një fotografi e reperit Gold AG, i cili ndali veturën në Rrugën e Kombit për të falur namazin. Lidhur me këtë, reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale e një të tillë e bëri edhe aktori Çun Lajçi. Autori i mirënjohur ka treguar një rast ku i ka kërkuar djalit të tij ta fotografoj pasi sipas tij të gjithë po bëjnë publike çdo gjë. Foto: Gold AG/Instagram I njëjti madje i ka hedhur ‘kunja’ drejtpërdrejt artistit të njohur duke shtuar se duhet të luten për shpirtin e tyre, e jo për fotografi. Postimi i plotë i Lajçit (pa ndërhyrje): “Faluni për vete jo për fotografi Edhe unë i thash djalit; ndalu buzë Rrugës se Kombit, se du me shkru diçka. Shkruej n’veturë m’tha! Jo i thash. Du me shkru e ti me m’fotografu. Le ta shohin njerëzia se s...
Filmat nga Kosova rrëmbejnë disa prej çmimeve kryesore në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Filmat nga Kosova rrëmbejnë disa prej çmimeve kryesore në Festivalin e Filmit në Sarajevë

SHOWBIZ
Filmat nga Kosova kanë rrëmbyer disa prej çmimeve kryesore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në Facebook. “Sukseset e filmave kosovarë në festivalet më të mëdha ndërkombëtare të filmit po vazhdojnë. Kësaj radhe në Sarajevë tre filmat e vendit tonë, “Luaneshat e kodrës”, “Në kërkim të Venerës” dhe “Pa Vend” ia kanë dalë të marrin disa prej çmimeve kryesore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Sipas kësaj ministrie, aktoret Flaka Latifi, Era Balaj dhe Uratë Shabani, që janë pjesë e filmit “Luaneshat e kodrës”, nën regjinë e Luana Bajramitm kanë fituar çmimin “Zemra e Sarajevës për aktoren më të mirë” Filmi “Në kërkim të Venerës”, nën regjinë e Norika Sefës, thuhet ...
Ky është shteti evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga

Ky është shteti evropian me shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga

KURIOZITETE, LAJME
Vdekjet e lidhura me drogën janë shqetësim në tërë Evropën, por cili shtet ka shkallën më të lartë të tyre? Për të shtatin vit me radhë, Skocia përjetoi rritje të numrit të vdekjeve të lidhura me përdorimin e substancave narkotike, duke vazhduar të jetë shteti me shkallën më të lartë për numër të banorëve në Evropë. Vitin e kaluar, një numër rekord prej 1.339 personave vdekje të lidhura me përdorimin e drogës u regjistruan në Skoci. Kështu, Skocia po vazhdon ta ketë shkallën më të lartë të vdekjeve nga droga për numër banorësh, me 21.2 raste fatale për 1.000 banorë. Kjo shifër është mbi tri herë e gjysmë më e madhe se në Angli dhe në Uells. Përpos drogës, edhe alkooli ishte shkaktar i konsiderueshëm i vdekjeve, më saktësisht në 173 sosh, ndërsa amfetamina ishte shkaktare e 60 vdekjeve. Zo...
16,341 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

16,341 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 16,341 raste. Numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus ka arritur në 125,348. Të shëruar janë 106,700 pacientë si dhe të vdekur janë 2,307 persona. Për menaxhimin e pandemisë në vend ka filluar edhe dhënia e vaksinave kundër COVID-19, deri tani 666,476 doza të vaksinës janë marrë nga qytetarët, prej tyre 227,581 janë të vaksinuar me të dyja dozat.
Spencer”, filmi biografik për Lady D

Spencer”, filmi biografik për Lady D

KULTURË
Filmi i shumëpritur “Spencer”, një realizim i regjisorit kilian Pablo Larrain për figurën e Lady Diana-s, do të jetë premierë botërore në Festivalin e 78-të të Filmit në Venecia. Për ta interpretuar, Kristen Stewart, një aktore që arriti famë globale falë sagës “Twilight”. “Filmi është një zhytje në projeksionin emocional të Dianës, në një pikë kthese në jetën e saj”, tha ylli amerikan për mediet britanike. Filmi “biopik” fokusohet në një fundjavë “fatale” në fillim të viteve 1990, kur Diana kaloi Krishtlindjen me familjen mbretërore në Sandringham dhe vendosi që martesa e saj me Princin e Uellsit kishte përfunduar, një episod i raportuar, gjithashtu, në serialin “The Crown”. “Është një përpjekje zemërthyese për të, në mënyrë që të kthehet tek vetja, sepse Diana përpiqet të ...
Superliga starton sot me tri super ndeshje

Superliga starton sot me tri super ndeshje

LAJME, SPORT
Pritjes i ka ardhur fundi pasi elita e futbollit kosovar rikthehet ditën e sotme në aksion.Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.Ky sezon i ri do të jetë me risi, pasi do të përdoret edhe sistemi VAR dhe në secilën ndeshje do të ketë nga nëntë zyrtarë. Pas paraqitjes spektakolare në Evropë, Drita e nis edicionin 2021/22 me ndeshjen si vendas ku përballë do ta ketë Feronikelin. Skuadra e Ardian Nuhiut llogaritet favorite në letër dhe synon ta nisë me fitore edicionin e ri, derisa mysafirët kërkojnë të befasojnë.Llapi do t’i luaj ndeshjet si vendas në Merdare, ku në xhiron e parë do t’i bëjë konak skuadrës së rikthyer në elitë, Ulpianës.   Pritet një takim tejet interesant mes skuadrave bardhekaltër, edhe pse vendasit shihen si favoritë në let...
Katër vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit

Katër vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit

LAJME, Storiet Kryesore
Sot mbushen katër vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi. Në prill të 2017-së, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit. Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën. Bajram Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954. Studimet pas-universitare i kreu në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Rexhepi e kaloi shumicën e karrierës së tij si kirurg dhe fitoi famën si kirurgu më i mirë në rajonin e Mitrovicës. Gjatë luftës së Kosovës më 1999, Rex...
div.meta-author { display:none; }