
Pesë raste të dhunës ndaj gruas brenda një ditë në Kosovë
MË: 23 GUSHT 2021 NË ORA: 09:38
Pesë raste të dhunës ndaj gruas kanë ndodhur brenda një dite në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Drenas, Lipjan dhe Podujevë dhe Prizren.
Policia ka njoftuar se të arrestuar kanë përfunduar burrat nga Podujeva dhe Prizreni.
“Podujevë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një marrëveshje verbale kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”
“Prizren. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë në familje duke e kanosur me armë zjarri viktimën femër kosovare. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të pro...