News That Matters

Author: Admin

Memli Krasniqi kujton Bekim Berishën me bashkëluftëtarë

Memli Krasniqi kujton Bekim Berishën me bashkëluftëtarë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
10/08/2022. 18:29 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka kujtuar heroin Bekim Berisha-Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët dhanë jetën më 10 gusht të vitit 1998 në Betejën e Junikut. “Me përvojën e tij luftarake në Kroaci e Bosnje, “Abeja” u shqua për kontributin e tij të madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin e atdheut”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë etij në Facebook. “Vepra e këtyre heronjve të kombit, do të jetë përherë e mbuluar me lavdinë e përjetshme të historisë së lirisë së Kosovës”.
Osmani: BE-ja të jetë më e zëshme karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon

Osmani: BE-ja të jetë më e zëshme karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
10/08/2022. 18:27 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës. Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani, thuhet në një komunikatë për media. Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon. Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Osmani tutje theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anë...
Don Xhoni në lidhje të re të dashurisë?

Don Xhoni në lidhje të re të dashurisë?

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
09/08/2022 22:17 Don Xhoni është njëri nga reperët më të suksesshëm shqiptar. Përtej kësaj, reperi nga Drenica, komentohet shumë edhe për jetën e tij private, shkruan lajmi.net. Muaj më parë ai u komentua për lidhjen e më pas ndarjen nga modelja ruse. Së fundmi, reperi ka postuar në ‘Instastory’ një video të shkurtër, ku duken një buqetë me trëndafila dhe shumë tullumbace të kuqe, duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të re të tij. Ndryshe, Don Xhoni, po shijon suksesin e këngës “Katile”.
Stoltenberg për situatën në veri: KFOR-i po monitoron situatën nga afër, të gatshëm të ndërhyjmë

Stoltenberg për situatën në veri: KFOR-i po monitoron situatën nga afër, të gatshëm të ndërhyjmë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
09/08/2022 22:07 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se misioni i Aleancës Veri-Atlantike është ruajtja e paqes dhe mundësia e të lëvizurit lirshëm në Kosovë. Ai këtë deklaratë e ka dhënë në një intervistë për mediumin malazez ‘Podgorica Vijesti’. I pyetur nëse është i shqetësuar për stabilitetin afatgjatë në Kosovë, Stoltenberg tha se kishte folur me lidershipin politik në Prishtinë dhe Beograd për tensionet në veri të Kosovës dhe se të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qeta, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Misioni ynë ...
Mehaj kritikon stafin që nuk i ktheu përgjigje një organizate

Mehaj kritikon stafin që nuk i ktheu përgjigje një organizate

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
09\08\2022 21:56 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni që nuk iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuar nga organizata FOL, në lidhje me realizmin e planit të punës. Mehaj potencoi se ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm që kjo çështje të trajtohet, të verifikohet se a janë përcjellë pyetjet dhe sipas tij, pastaj të ndërmerren masa. “Tani u informova që Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht zyra për marrëdhënie me publikun, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga organizata FOL, lidhur me realizimin e planit të punës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo gjë është e pa pranueshme dhe në kundërshtim me praktikat e transparencës dhe llogaridhënies që i kemi instaluar që nga ardhja në qeverisje”. “Menjëherë kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshë...
Tahiri: Pushteti i Kurtit po përpiqet sërish ta shtrenjtojë rrymën, do ta kundërshtojmë

Tahiri: Pushteti i Kurtit po përpiqet sërish ta shtrenjtojë rrymën, do ta kundërshtojmë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
09\08\2022 21:51 Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se sot ka pranuar Aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU). Tahiri vlerëson se pushteti i kryeministrit, Albin Kurti, po lejon sërish rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke ua shtuar e shumëfishuar këtë barrë qytetarëve. “Zyra e Rregullatorit për Energji paska pranuar kërkesën nga KESCO për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale. Kjo është faza e parë e përpjekjes së qëllimshme dhe të sinkronizuar të pushtetit të Albin Kurtit, që të lejojë rritjen e serishme të çmimit të energjisë elektrike, duke ua shtuar e shum...
Tahiri, Kurtit: Miratimi i Rregullores së Kuvendit meritë e Grupit Punues

Tahiri, Kurtit: Miratimi i Rregullores së Kuvendit meritë e Grupit Punues

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
09/08/2022. 20:36 Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës. Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit është meritë e drejtpërdrejtë e punës më shumë se një vjeçare e Grupit Punues. “Miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit është meritë e drejtpërdrejtë e Grupit Punues që ka punuar më shumë se një vit, e i cili përbëhej me shumicë nga partitë opozitare, ekspertë të NDI-së dhe organizatave tjera të shoqërisë civile”, ka shkruar Tahiri. Ai ka thënë se është pikërisht kryeministri Kurti i cili e ka penguar dhe bllokuar miratimin e kësaj rregullore. “Statusi i kryeministrit Kurti tregon dy elemente shumë të rrezikshme: e para, tendenca pë...
Kurti takohet me ambasadorët e Quint-it

Kurti takohet me ambasadorët e Quint-it

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
09/08/2022. 18:08 Nëntë ditë pas tensioneve në veri lidhur me vendimin për masën e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Në takimin që e zhvilloi bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, ishin të pranishëm ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ai britanik Nicholas Abbott, i Gjermanisë Jorn Rohde, ambasadorja e Francës Marie-Christine Butel dhe ambasadori italian, Antonello De Riu. Përpos Bislimit, pjesë e takimit ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ai i financave Hekuran Murati, ku u diskutua për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, që mundëson pagesën e energjisë nga konsumatorët në ...
Pas kërkesës së AKK-së, Murati thotë se kanë ndarë buxhet rekord për komunat për vitin 2023

Pas kërkesës së AKK-së, Murati thotë se kanë ndarë buxhet rekord për komunat për vitin 2023

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
09/08/2022. 18:02 Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se kanë ndarë buxhet rekord për komunat në vitin 2023. Murati thotë se për vitin 2023, buxheti që t’u ndahet komunave është 15 për qind më i lartë sesa buxheti i vitit 2022. “MFPT ndan buxhet rekord për komunat në vitin 2023. Për vitin 2023, buxheti që do t’u ndahet komunave është për 15% më i lartë sesa buxheti i vitit 2022. Kjo është rritja më e madhe vjetore që ka ndodhur ndonjëherë, dhe vjen falë performancës së mirë në rritjen e të hyrave në buxhetin e shtetit”, ka thënë Murati. Ai potencoi se do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave. “Pra do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, ashtu që ato të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët. Pretendimet se ka bllokim të buxhete...
div.meta-author { display:none; }