News That Matters

Author: Admin

Kina lejon fëmijën e tretë në familje

Kina lejon fëmijën e tretë në familje

KURIOZITETE, LAJME
28.08.2021 /23:22 Legjislatura më e lartë e Kinës ka miratuar një reformë të ligjit që lejon prindërit të kenë deri në tre fëmijë. Komiteti i Përhershëm i Kongresit Kombëtar Popullor të Kinës ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Planifikimin e Familjes dhe Popullsisë. Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi se ligji duhet të ratifikohet nga presidenti kinez Xi Jinping që ligji të hyjë në fuqi. Reforma u soll në bazë të një vendimi për mbështetjen e çifteve që duan të kenë fëmijën e tretë, i cili u miratua në fund të majit nga Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Byroja Politike, e kryesuar nga presidenti Jinping tha se reforma kishte për qëllim t’i përgjigjej plakjes së kombit dhe të përmirësonte burimet njerëzore të vendit. Kjo reformë është një tjetër treg...
‘Gruaja shqiptare sa është e re ka frikë nga babai, kur martohet nga burri dhe kur plaket ka frikë nga djali’

‘Gruaja shqiptare sa është e re ka frikë nga babai, kur martohet nga burri dhe kur plaket ka frikë nga djali’

KULTURË, LAJME
Petro Marko, njëri nga shkrimtarët që pati ndikim të madh në letërsinë shqipe, ishte publicist, arsimtar e gazetar. Ai ka lindur në Dhërmi më 25 nëntor 1913. Me të kryer filloren në fshatin e lindjes më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932. “Gruaja shqiptare sa eshte e re ka frikë nga babai; kur martohet ka frikë nga burri; e kur plaket ka frikë nga djali”
Dhjetë filmat që thyen tabutë në kinematografi

Dhjetë filmat që thyen tabutë në kinematografi

KULTURË, LAJME
Rrjeti prestigjioz BBC ka listuar dhjetë filmat që thyen tabutë në kinematografi. Një ndër ta është edhe filmi me personazhin e parë gei. Homoseksualiteti ishte një fenomen jo i përdorur në filmat europianë dhe hollivudianë që nga vitet 20’,30’,40’ por sugjerohej që ato të jepeshin të koduar. Filmat eksperimentalë nuk kishin ndërmend të ekspozoheshin, por megjithatë, 20-vjeçari Kenneth Anger, një nga producentët më të mirë amerikanë, u dënua për prodhimin e filmit Fireworks në vitin 1947, një film për jetën e një të riu homoseksual. Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë. Në fund ata e liruan Kenneth Anger, duke i thënë se filmi ishte art dhe jo pornografi. Ndërsa skena e parë e seksit në një film i përket vitit të largët 1933. Një aktore austriake 18-vjeçare, Hedy Lamarr,...
Produksioni shqiptar ‘Love’, pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në SHBA

Produksioni shqiptar ‘Love’, pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në SHBA

KULTURË, LAJME
Produksioni kinematografik shqiptar me titullin “Love” apo “Dashuri”, një film me metrazh të gjatë me regji të Dionis Papadhimitrit dhe me financim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe nga fondet e Bashkimit Evropian, pas suksesit në premierë, tashmë konkurron në mënyrë tepër dinjitoze në festivale ndërkombëtare të kinemasë. Së fundmi, ky produksion është përzgjedhur për të qenë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Richmond, SHBA. Filmi është nominuar për çmimin e filmit më të mirë në këtë festival dhe ku garojnë produksione prestigjioz dhe me buxhete të mëdha. Fituesit pritet që të shpallen më datën 12 shtator në ambientet e Teatrit Byrd në SHBA. Gjithashtu, ky film konkurron edhe në Festivalin e Filmit në Spanjë. /atsh/ ...
Fuqia e fjalëve

Fuqia e fjalëve

KULTURË, LAJME
Dy nga retorikët më të mëdhenj të historisë amerikane – Martin Luther King, Jr dhe Robert F. Kennedy – u vranë 53 vjet më parë. Fjalët e tyre rezonojnë edhe sot, shkruan Benjamin Ramm. Më 4 prill 1968, në ditës e vrasjes së Martin Luther Kingut, Robert F. Kennedy po bënte fushatë në Indiana për nominimin e demokratëve. Ai u njoftua për vdekjen e Dr. Kingut tek aterroi në Indianapolis, ku synonte të siguronte mbështetje. Në vend të kësaj, Kennedy mbajti një eulogji të jashtëzakonshme, nga traumat e tij personale – vrasjen e vëllait të tij pesë vjet më parë – dhe shkrimtarët klasikë që ndihmuan formimin e tij. “Poeti im i preferuar është Eskili”, i tha Kennedy publikut, duke cituar një version të përkthimit të Agamemnonit të vitit 1930 nga Edith Hamilton: “Në gjumin tonë/ dhimbja që nuk ...
DHËMBJA E NDARJES

DHËMBJA E NDARJES

KULTURË, LAJME
24.08.2021 / 19:50 Poezi nga: Dorothy ParkerPërktheu: Maksim Rakipaj Dhëmbja e ndarjes, mjerë kush e ka rrisk,është si të presësh damarët me brisk.Në mbijetofsh, do ta mendosh përherë:dhe mbetet kështu në shpirt një e prerë.Plaga e parë të shërohet pas pak,e dyta përherë do të rrjedhë gjak.
Në Mitrovicë sekuestrohet një armë

Në Mitrovicë sekuestrohet një armë

LAJME, Storiet Kryesore
Më 24.08.2021   12"12 Policia e Rajonit të Mitrovicës sot gjatë kontrollimit të një automjeti në një pikë kontrolli tek vozitësi ka gjetur një armë zjarri. Ku tek i dyshuari është sekustruar një armë. “Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale është sekuestruar një revole, një karikator me tre fishekë te kalibrit 7.65 mm.” thuhet tutje në raportin 24 orësh të Polici Po ashtu i njejti me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.
KQZ-ja e Kosovës kërkon huazimin e 50 kamerave nga KQZ-ja e Shqipërisë

KQZ-ja e Kosovës kërkon huazimin e 50 kamerave nga KQZ-ja e Shqipërisë

LAJME, POLITIKË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës i është drejtuar me një kërkesë të veçantë KQZ-së së Shqipërisë për huazimin e 50 kamerave regjistruese, të cilat janë përdorur në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se kanë marrë përgjigje pozitive dhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve pritet të nënshkruhet së shpejti në Tiranë. Sipas KQZ-së, përdorimi i këtyre kamerave do të ndihmonte ata në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor, pasi në këtë qendër zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç është numërimi i votave me kusht dhe votave me postë si dhe bëhet rinumërimi eventual i ndonjë vendvotimi. “Përdorimi i këtyre kamerave regjistruese do të ndihmonte KQZ-në në rritjen...
div.meta-author { display:none; }