News That Matters

Author: Admin

Ndërron  jetë avokati i njohur kosovar, Ekrem Shabani.

Ndërron jetë avokati i njohur kosovar, Ekrem Shabani.

LAJME, Storiet Kryesore
26.08.2021 /10:40 Ka ndërruar jetë avokati i njohur kosovar, Ekrem Shabani.Ish-kryeprokorori i Ferizajit njihet për kontributin shumëvjeçar në Kosovë në lëminë e drejtësisë.Për vdekjen e tij ka shkruar edhe kryetari i Ferizajit, Agim Aliu duke e cilësuar lart veprën e të ndjerit Shabani. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare sypatrembur gjithnjë para okupatorit serb, qytetarit të dalluar, kryeprokurorit, avokatit e ish punonjësit të Komunës, prindit të përkushtuar e shembullit të personalitetit që me punën e tij la gjurmë në sistemin tonë të drejtësisë, Ekrem Shabani.Sot, Ferizaj është më i varfër. Familja humbi më të dashurin, gjersa ne humbëm një qytetar model. Vepra e tij, e bën personalitetin e tij, të papërsëritshëm,...
Veprim i mirë i katër fëmijëve në Vushtrri, kuletën e gjetur me para e dorëzojnë në Polici

Veprim i mirë i katër fëmijëve në Vushtrri, kuletën e gjetur me para e dorëzojnë në Polici

LAJME, Storiet Kryesore
26.08.2021 /10:30 Katër të rinj- fëmijë të cilët e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave duke vepruar ndërgjegjshëm i kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Vushtrri. Ky gjest i mirë, është raportuar të mërkurën rreth orës 14:30 nga të rinjtë të cilët deri sa ndodheshin në rrugën “Skënderbeu” afër shkollës “Mustaf Venhari”, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave. Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar katër të rinjtë (fëmijët) dhe Policinë e Kosovës. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë thotë se i është mirënjohëse katër të rinjve (fëmijëve) për gjestin e ndërgjegjshëm....
Arrestohen tre persona në Vushtrri të  dyshuar për veprën penale “vrasje  në tentativë”

Arrestohen tre persona në Vushtrri të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”

LAJME, Storiet Kryesore
26.08.2021. /08:50 Policia në Vushtrri ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” Ku nga policia janë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar: F.M., 46 vjeçar, L.M., 22 vjeçar dhe B.M., 20 vjeçar. Ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:00, të datës 25 gusht 2021, në parkingun e një marketi në Vushtrri, ku viktima është sulmuar nga tre persona me një mjet të fortë( shufër metalike). Viktimës ju është ofruar tretmani mjekësor në Emergjencën në Vushtrri. Njoftimi i plotë i Policië: Policia në Vushtrri ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” ​Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:00, të datës 25 gusht 2021, në parkingun e një marketi në Vushtrri, ku viktima është sulmuar nga tre ...
Pikat  më të ngarkuara kufitare vazhdojnë të jenë Merdarja dhe Vërmica

Pikat më të ngarkuara kufitare vazhdojnë të jenë Merdarja dhe Vërmica

LAJME, Storiet Kryesore
26.08.2021. /08:40 Për dallim prej të mërkurës, këtë të enjte, pritjet nëpër disa nga pikat kufitare të Kosovës janë më të shkurta. Pikëkalimi kufitar në Merdarë është më i ngarkuar, ku pritjet në dalje nga Kosova në drejtim të Serbisë janë deri në 50 minuta, kurse në hyrje deri në 15 sish. Ndërkaq në Vërmicë pritjet janë deri në 20 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje në drejtim të Shqipërisë.
23.845  raste aktive me COVID-19 në vend

23.845 raste aktive me COVID-19 në vend

LAJME, SHËNDETËSI
26.08.2021 / 07:00 Kosova është duke regjistruar rritje në raportimin e rasteve të reja me COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 2 mijë e 541 raste të reja, dhe 14 viktima nga COVID-19. Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 23 mijë e 845 , dhe gjatë 24h janë shëruar 604 persona Ndërsa gjatë këtij muaji ka pasur rritje të rasteve dhe qeveria ka marrur një varg masash.
Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

KURIOZITETE, LAJME
26.08.2021. /06”25 Dashi Ju duhet pak kohë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja. Ajo shumë parash që dhatë hua do t’ju kthehet. Mos u shqetësoni për ndonjë pengesë në punë. Nëse ju dhemb stomaku, hani pak dhe shpesh. Demi Çështjet sentimentale janë në rrugën e duhur. Duhet të siguroni një pasqyrë të mirë të ekonomisë tuaj. Imagjinata dhe intuita do të jenë përbërës themelorë në punën tuaj. Lëvizni më shumë për të rifituar energjinë. Binjakët Propozoni që jeta së bashku të mos bjerë në rutinë. Argëtohuni pa shpenzuar kaq shumë para. Projektet tuaja profesionale mund të ngadalësohen. Vështirësi për të fjetur për shkak të problemeve tuaja. Gaforrja Eshtë kohë e mrekullueshme për dashurinë. Kërkoni mënyra të reja për të rritur kapitalin tuaj. Një çështje e vështirë profesionale më ...
Moti për sot

Moti për sot

LAJME
26.08.2021 /06:16 Sipas Prishtina Weather në ditët e ardhshme mbetet mot më i paqëndrueshëm. Ditën e enjte parashihet mot më i freskët dhe me të reshura të dobëta shiu, që deri në orët e mbrëmjes pushojnë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Po ashtu do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
Zyrtare: Vendoset data për fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë

Zyrtare: Vendoset data për fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë

LAJME, Storiet Kryesore
Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka njoftuar se pas takimit që kanë pasur me drejtorët komunalë dhe me ministren e Arsimit, Arëbërie Nagavci janë dakorduar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillojë me 1 shtator. LEXO edhe: https://radioylberi.info/shqiptohen-836-gjoba-per-mosrespektim-te-masave-anti-covid/ Sipas njoftimit, mësimi do të zhvillohet me prezencë fizike në shkolla dhe me orar të plotë. “Për të diskutuar për përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022, sot është mbajtur takimi i Kolegjiumit për Arsim të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Drejtorët Komunal të Arsimit, e ku ka marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Në këtë takim, u konkludua se janë bërë të g...
Osmani nënshkruan marrëveshje me SHBA-të në vlerë të 3.8 milionë dollarë

Osmani nënshkruan marrëveshje me SHBA-të në vlerë të 3.8 milionë dollarë

EKONOMI, LAJME
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot amendamentin 2 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë. Në njoftimin e Presidencës thuhet se kjo është në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me USAID në vlerë prej 33 milionë dollarësh, percjell Klan Kosova “Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2020, me të cilën Republika e Kosovës ka përfituar 33 milion dollarë nga USAID-i. Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Republikës së Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë amerikan. Kurse sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfiton edhe...
div.meta-author { display:none; }