Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të Qeverisë së Kosovës gjatë marshit kundër vrasjes së grave.
Të njëjtën e kanë bërë edhe dje në Ferizaj ku ngjyrë hodhën në drejtim të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë.
26.08.2021 /12:44
Ti ishe për mua
Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Troja që unë dot s’e pushtoja.
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske.
Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.
Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.
Shqipëria për Bajronin qe një botë sa e fshehur aq dhe interesante ku shkruan “Me të vërtetë që unë e kam parë Shqipërinë më shumë se kushdo anglez tjetër, sepse është vend i vizituar rrallë,ndonëse i bollshëm në stoli natyrore .
“Në vendet e Ilirisë dhe të Epirit ka vende pa emër dhe lumenj të pahedhur në hartë,mundet që një ditë, kur të njihen më shumë, të jenë temat më të çmuara e të dorës së parë për penën”….
Ai nga leximet e veta dinte, se Shekspiri i kishte vendosur disa ngjarje në Iliri.Kjo e la me kuptue se këto vise nuk ishin të zbrazta,por kishin vlera historike, kulturore dhe pasuri shpirtërore. Qëndrimi i tij në Patra ,në Prevezë,në gjirin e Artës drejtë Tepelenës,….në majat e Papingjit ……. mrekullohesh duke thënë “Kudo që shohim : rrotull,sipër,poshtë,na lë pa mend magjia ngj...
Nëse Hëna do të ishte në gjysmën e distancës aktuale nga Toka, baticat do të ishin 8 herë më të larta. Disa ishuj do të zhyteshin plotësisht nën ujë për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa pjesa me e madhe e vijës bregdetare ka të ngjarë të bëhet e pabanueshme për shkak të baticave. Por baticat më të larta në oqeane, nuk do të ishin pasoja e vetme e një Hëne më afër Tokës
Në filmin e Xhim Kerrit të vitit 2003 “Brusi i Plotfuqishëm”, personazhi kryesor fiton papritmas fuqi të ngjashme me Zotin, dhe i përdor ato fuqi për të tërhequr Hënën më afër Tokës për t’i bërë përshtypje të dashurës së tij. Më vonë, po në film flitet për përmbytje të mëdha dhe të papara që ndodhin në mbarë botën. Ndërsa filmi është padyshim një trillim, ai ngre gjithsesi një pyetje: Çfarë do të ndodhte nëse Hëna do të ...
Kriptomonedha më e njohur, Bitcoin regjistroi humbje të mëdha sot. Vetëm disa ditë pasi u kthye në vlerat mbi 50,000 dollarë, në orët e para të mëngjesit Bitcoin ka pësuar rënie.
Në orën 3:28 ET, bitcoin u fundos 4.17 për qind dhe u tregtua në 46.944 dollarë për një “monedhë”, ndërsa iter u dobësua me 4.08 për qind në 3.100 dollarë.
Organi rregullator financiar i Britanisë së Madhe njoftoi më herët se arsyeja e ndalimit të tregjeve Bynes në atë vend është pasojë e faktit se produktet financiare të asaj kompanie përfaqësojnë një rrezik për përdoruesit
Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi lajmi i cili surprizoi ndjekësit dhe simaptizantët e këngëtares Greta Koçi. Mediat bënë të ditur se këngëtarja është fejuar me të riun nga Austria.
Gjithashtu u tha se Greta së shpejti do t’i japi fund beqarisë dhe do të kurorzojë në martesë dashurinë më austriakun.
Ditët e fundit ajo ndodhet ne Kosovë duke kaluar disa dite pushime me familjen, Enin dhe Gencin e me shumë mundësi edhe partnerin e saj të cilin është siguruar të mos e publikoi në Instagram.
Në një nga videot bie në sy unaza tradicionale e martesës të cilën këngëtaria e mban në gisht. Që këtu lindin dyshimet se Greta Koçi ka dhënë fund beqarisë në privatësi, port ë gjithë presin pamjet.
Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka marr disa vendime lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Këto vendime kanë të bëjnë për krijimin e vendeve të punës, përkrahje për prodhuesit vendor, shtesat për fëmijët, ata që kanë humbur anëtarët e familjes nga COVID-19 dhe ndihmë për familjet me nevojë me kuponë ushqimor.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, janë ndarë 15 milionë euro për masën që parasheh krijimin e vendeve të punës, 12 milionë euro për mbështetje për familjen, 10.43 për prodhuesit vendor dhe 2.7 milionë euro për shëndetësinë.
“Përmes masës 1 – Mbështetja e Punësimit synohet krijimi i vendeve të reja të punës, duke mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë punëkërkuesit. Nё zbatim tё kësaj mase janë ndarë mjete nё vlerё prej 15 milionё euro për ...
Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar për tri ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Spanja është lider i grupit, por me një ndeshje më shumë se Suedia dhe tri takimet e shtatorit pritet të sjellin ndryshime në renditjen tabelore të Grupit B.
Ndeshja e parë për kombëtaren La Roja është kundër Suedisë me 2 shtator, e dyta ndaj Gjeorgjisë me 5 shtator dhe e treta në Prishtinë me 8 shtator ndaj Kosovës.
Portierët: Unai Simon, David de Gea dhe Robert Sanchez;
Mbrojtësit: Jordi Alba, Jose Gaya, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez dhe Raul Albiol;
Mesfushorët: Sergio Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler dhe Brais Mendez;
Sulmuesit: Pablo Fornals, Pablo Sarabia, F...
Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicë Jug, ka shqiptuar gjobë për ngasësin e automjetit për tejkalim në vijë të plotë.
Gjobitja e tij është bërë pasi i cili kishte qenë duke qarkulluar në rrugën
nacionale Mitrovicë- Prishtinë, në fshatin Maxhunaj ka hyrë në tejkalim të kolonës në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, trasmeton Radio-Ylberi.
Në njoftim thuhet se një rast i tillë është identifikuar edhe sot ku në media, dhe pastaj njësia e trafikut rajonal, ka arritur ta identifikoj ngasësin dhe t’ia shqiptoi tiketën në bazë
të dispozitave të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
Gjithashtu, Policia ne rajonin e Mitrovicës fton qytetaret që të raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek
Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytet të ndryshe në vend, kanë shqiptuar 915 tiketat në bazë të ligjit antiCOVID-19.
Numri i rasteve me coronavirus është rritur në mënyrë enorme javëve të fundit, ndërkaq numri është rritur edhe i atyre që kërkojnë hospitalizim.
Sipas Policisë, janë shqiptuar edhe 1362 tiketa trafiku.
Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 31 aksidente me të lënduar dhe 44 aksidente me dëme materiale.