News That Matters

Author: Admin

Rama për pritjen e afganëve: Ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Rama për pritjen e afganëve: Ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

BOTË, LAJME
Mëngjesin e së premtes kanë arritur 121 afganët e parë në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se kjo pritje e afganëve u kujton shqiptarëve se kush ishin dhe u bën nder si vend e si popull. Tutje, Rama tha se krenohen me traditën, teksa u ka uruar mirëseardhje afganëve. “Mirëseardhje në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkroi Rama në llogarinë e tij në Facebook
Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganët e parë

Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganët e parë

BOTË, LAJME
Kanë mbërritur në Rinas 121 afganët e parë. Top Channel ka mësuar se pak përpara se ata të dilnin nga avioni dhe të shkelnin në tokën shqiptare ka ngjitur shkallët ambasadorja Yuri Kim. 121 afganët e parë kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri. Për të pritur 121 afganët e parë ishte ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Një pjesë e 121 afganëve kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre, shkruan Topchannel. Në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë deklaron se në mesin e 121 afganëve të parë që erdhën në Shqipëri janë 11 foshnja,të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave indi...
Mbi 24.000  raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 24.000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
27.08.2021. /07:00 Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 2 mijë e 295 raste të reja, dhe 18 viktima nga COVID-19. Gjithashtu janë shëruar edhe 1.183 pacient sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 24 mijë e 939.
Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

KURIOZITETE, LAJME
27.08.2021. 06:06 Dashi Horoskopi për ju sot ka parashikuar një ditë jo të qetë e cila do të jetë e ngarkuar me punë, ku nuk do të mungojnë as disa keqkuptime. Shpesh herë do të ngrini edhe zërin, por gjithsesi nuk do lini pas dore as punën dhe as studimet duke përmbushur obligimet tuaja. Megjithatë hyrja e Mërkurit në Shigjetar ju jep shumë energji dhe shkathtësi për të përballuar gjithçka. Demi Horoskopi sot ofron një zhgënjim për ata që janë duke pritur diçka të re. Ndërsa Jupiteri duket se do ju përkrahë në aspektin financiar duke ju mundësuar edhe për ndonjë shpenzim që keni planifikuar. Hëna te Peshqit ju bën diplomatë dhe kjo do ju favorizojë të gjeni anën e ndritshme të gjërave. Në mbrëmje do të braktisni gjithçka dhe kohën tuaj do t’ja dedikoni dashurisë dhe miqësisë. Binjakët S...
Moti sot

Moti sot

LAJME
27.08.2021. /06:00 Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Bekim Fehmiu në rolin e Nikollë Kolë Bojaxhiut, babait të Anjezë Gonxhe Bojaxhiut alias Nënë Terezës, në filmin Zëri

Bekim Fehmiu në rolin e Nikollë Kolë Bojaxhiut, babait të Anjezë Gonxhe Bojaxhiut alias Nënë Terezës, në filmin Zëri

KULTURË, LAJME
26.08.2021 /22:25 Aktori i mirënjohur kosovar Bekim Fehmiu që jetoi dhe veproi në Beograd  kishte depërtuar edhe në skenën ndërkombëtare me rolet e tij, madje ai e ka luajtur një rol që jo shumë njerëz e din. Në disa foto ekskluzive ku shihet Bekim Fehmiu  në rolin e Nikolle Bojaxhiut, babait te Nene Terezës.Këto foto& thuhet që janë parë nga shumë pak persona. Ai shihet me plisin e bardhë në kokë dhe veshje të vjetra shqiptare. Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë ndërsa ka jetuar edhe në Shkodër dhe Prizren. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga viti 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq. Famën e arriti me filmin „Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967. Aktori i njohur ndërroi jetë në vitin 201...
Policia në Mitrovicë falënderon FSK-në për dhënien e një numri të maskave

Policia në Mitrovicë falënderon FSK-në për dhënien e një numri të maskave

LAJME, Storiet Kryesore
Sot me datën 26 gusht 2021 në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë   nga FSK-ë janë pranuar një numër i maskave mbrojtëse Covid-19, të cilat janë të dedikuara për zyrtarët policor të DRP Mitrovicë Jug. E më këtë rast, drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug, ka falënderuar publikisht FSK-në për dhurimin e këtyre maskave, duke u pajtuar që qëllimi është i përbashkët që të kalohet kjo sfidë, dhe të mbrohet shëndeti publik i qytetarëve dhe i zyrtarëve policorë.
Shtyrja e vitit shkollor? Flasin nga  SBASHK-u

Shtyrja e vitit shkollor? Flasin nga SBASHK-u

LAJME, Storiet Kryesore
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se janë në pritje të vendimit të Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor, teksa u shpreh se nuk ka ende një informacion zyrtar nëse ky vit do të shtyhet për shkak të situatës me pandeminë siç po raportohet nëpër medie. Gjatë takimit me nivelin lokal, Jasharaj tha se të gjithë mësimdhënësit janë të gatshëm të fillojnë mësimin me 1 shtator. “Nuk kemi informacion zyrtar për shtyrje të vitit shkollor, mund të ketë qenë ide e dikujt, por ne nuk e dimë. Ajo që mund të them është se në takim me nivel komunal, ata janë shprehur të gatshëm që të fillohet viti i ri shkollor me 1 shtator. Qëndrimi i SBASHK-ut është që do të veprojmë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shënd...
Puçrrat mund ti largoni duke fjetur

Puçrrat mund ti largoni duke fjetur

LAJME, SHËNDETËSI
Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi janë të bezdisshme, të përditshme dhe aspak tërheqëse. Sidoqoftë, rastet nuk janë të rralla ku trajtimet e shtrenjta nuk e zgjidhin këtë problem. Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda natës. E kemi fjalën për metodën me aspirinë. Përgatitni një pastë me tableta të shtypura të aspirinës dhe me ca pika ujë. Pastën aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta. Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën. Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund t’i heqë puçrrat.
div.meta-author { display:none; }