News That Matters

Author: Admin

Kurti priti në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel

Kurti priti në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel

LAJME, POLITIKË
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i shprehu mirëseardhje dhe e uroi për marrjen e detyrës. Kryeministri Kurti theksoi kontributin e shtetit belg në pavarësimin e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Po ashtu theksoi marrëdhëniet e mira tregtare dhe interesimin e kompanive belge për investim në Kosovë. Po ashtu u fol për rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve të ndryshme bilaterale, si ajo për bashkëpunim policor, për arsim dhe taksim të dyfishtë. Si dhe biseduan për situatën me pandeminë dhe masat që ka ndërmarrë Qeveria për menaxhimin e variantit Delta. Kryeministri i ofroi shefit të ri të misionit diplomatik belg bashkëpunimin e plotë për avancimin e marrëdhënieve bilate...
Gruaja e rrah burrin dhe e bën për spital

Gruaja e rrah burrin dhe e bën për spital

LAJME, Storiet Kryesore
27/08/2021 13:15 Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj në Prizren. I njejti është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit rasti vazhdon në procedur të rregullt. “Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Cozman bëri publike lidhjen e tij përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale

Cozman bëri publike lidhjen e tij përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale

SHOWBIZ
Para pak kohësh reperi, Cozman bëri publike lidhjen e tij përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën. Gjërat mes tyre janë bërë serioze dhe lidhja është konsoliduar aq sa ata të dy pushuan me të afërmit e njëri-tjetrit gjatë këtij muaji. Cozman zbuloi disa javë më parë se shijoi disa ditë pushime në jug të Shqipërisë me partneren e tij dhe familjarë të tjerë. Ai postoi në rrjetin social “Instagram” disa fotografi nga pushimet, në të cilat shihej Fjolla dhe të afërmit e reperit. Ndërkohë deri më tani reperi nuk ka ndarë shumë detaje për këtë lidhje të re. E vetmja gjë që dinë fansat për partneren e tij është se ajo punon si g...
Nesër mbahet afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore

Nesër mbahet afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore

LAJME, Storiet Kryesore
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njofton se nesër (e shtunë), 28 gusht 2021, mbahet afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore. Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 6700 maturantë në 68 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. (more…)
Policia ndërpret një dasmë në Prizren, pasi u shkelën rregullat e pandemisë

Policia ndërpret një dasmë në Prizren, pasi u shkelën rregullat e pandemisë

LAJME, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës, gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Prizren-Landovicë, në dy lokale ka vërejtur se në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për luftimin dhe parandalimin e pandemisë kanë punuar dhe ka ndërprerë një dasmë. “Për këtë, janë informuar Inspektoret të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, kafiteritë janë mbyllur, dasma është ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve”, thuhet në komunikatën e policisë. Më tej, bëhet e ditur se në tri ditët e fundit janë shqiptar 400 tiketa në mos zbatimin e masave dhe ligjit për pandeminë.
Ligjërata e së premtes në xhamitë e Kosovës i kushtohet luftimit të dhunës ndaj gruas

Ligjërata e së premtes në xhamitë e Kosovës i kushtohet luftimit të dhunës ndaj gruas

LAJME, Storiet Kryesore
Pas vrasjes së 18 vjeçare në Ferizaj, Bashkësisë Islame e Kosovës iu ka rekomanduar imamëve që ligjëratën e së premtes t`ia kushtojnë luftimit të dhunës ndaj gruas. Këtë njoftim BIK e ka bërë në faqen zyrtare në Facebook. “Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, thuhet në këtë njoftim. Më tej, në njoftim theksohet se një ligjeratë e tillë pritet të mbahet në të gjitha xhamitë e Kosovës.
Rrihen vëllezërit në Istog

Rrihen vëllezërit në Istog

LAJME, Storiet Kryesore
Dy vëllezër janë rrahur pas një mosmarrëveshje në Istog. Njëri është lënduar fizikisht, kurse tjetri sipas policisë është dërguar në mbajtje. “Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”
Mozzik dhe Loredana bëhen bashkë sërish

Mozzik dhe Loredana bëhen bashkë sërish

SHOWBIZ
Çifti i shumëpërfolur i estradës Loredana Zefi dhe Mozzik kanë qenë krye temë javën e fundit. Kjo për shkak të dyshimeve të një ndarje të mundshme. I gjithë dyshimi erdhi pasi dyshja e kanë kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Por, pavarësisht kësaj dyshja i surprizuan fansat. Të ënjtën dyshja lansoi bashkëpunimin e tyre më të ri. “Mit mir” apo në gjuhën shqipe “Me mua” është titulli i këngës së re e cila gjithashtu është shoqëruar edhe me videoklip. Tekstin e këngës e kanë shkruar vetë artistët, ndërsa është punuar nga Jumpa. Videoklipi i kësaj kënge është realizuar në Gjermani, ndërsa kënga është pjesë e albumit të dyshes “No Rich Parents”. Mozzik dhe Loredana nuk dihet akoma nëse janë ndarë.
Në Mitrovicë sekuestrohen tri armë

Në Mitrovicë sekuestrohen tri armë

LAJME, Storiet Kryesore
Në 24 orët e fundit, në tri raste të ndara, njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Jug, kanë sekuestruar tri armë. Po ashtu lidhur me rastet janë arrestuar të dyshuarit në fjalë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre janë hapur rastet për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’. Njoftimi i plotë: Në 24 orët e fundit, në tri raste të ndara, njësitet  policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Jug, kanë sekuestruar tri armë. Në rastin  e parë sekuestrimi i armës është realizuarrreth orës 17:58, të datës 26 gusht 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kçiq, në kohën kur një Njësi e Reagimit të Shpej...
Pritjet kufitare në Merdare vazhdojnë deri në dy orë e gjysmë

Pritjet kufitare në Merdare vazhdojnë deri në dy orë e gjysmë

LAJME, Storiet Kryesore
Në pikat kufitare të Kosovës sot në mëngjes pritjet nuk janë të gjata. Mirëpo, përjashtim bën këtu pikëkalimi kufitar i Merdarës i cili zakonisht është i ngarkuar. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritjet për të dalë nga Kosova përmes kufirit të Merdarës janë dy orë deri në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona në këtë pikë kufitare është e gjatë 1,100 metra. Mirëpo pikat tjera të kalimit kufitar nuk janë kaq të ngarkuara. Për të dalë përmes kufirit të Jarinës pritja është 10 deri në 15 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 20 metra. Në pikëkalimin kufitar të Muçibabës pritjet janë 5 deri në 10 minuta ndërsa nuk ka fare kolonë. Në të gjithë Pikat e Kalimeve Kufitare të Kosovës nuk ka ngarkesë pasi pritjet janë 3 deri në 5 minuta. ...
div.meta-author { display:none; }