News That Matters

Author: Admin

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë pasi falsifikoi testet për covid-19

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë pasi falsifikoi testet për covid-19

LAJME, Storiet Kryesore
28.08.2021. /09:21 Policia ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimet se ka bërë falsifikim të testeve për koronavirus. Arrestimi ka ndodhur në Rrugën Robert Dol dje në Prishtinë, kurse i dyshuari me datë 24 gusht dyshohet se falsifikoi testet. Policia të dyshuarin e ka arrestuar në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kundërpërgjigjet Amerika, kryen sulmin e parë hakmarrës ndaj ISIS

Kundërpërgjigjet Amerika, kryen sulmin e parë hakmarrës ndaj ISIS

BOTË, LAJME
28/08/2021 | 09:15 Ushtria amerikane njoftoi për sulmin e parë hakmarrës në Afganistan që kur një sulm në aeroportin e Kabulit vrau 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe deri në 170 persona të tjerë, pasi zyrtarët amerikanë përsëri paralajmëruan qytetarët amerikanët që të largoheshin nga aeroporti për shkak të kërcënimeve të sigurisë. “Forcat ushtarake të SHBA-së kryen një operacion kundër terrorizmit sot kundër një planifikuesit të ISIS-K “, tha kapiteni Bill Urban, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së, në një deklaratë të shtunën në mëngjes, duke iu referuar të personave tw lidhur ngushtë me Shtetit Islamik në Afganistan, i njohur gjithashtu si Shteti Islamik Khorasan, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së enjtes, LEXO edhe:  https://radioylberi.info/25-407-raste-aktive-m...
25.407 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

25.407 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 2 mijë e 098 raste të reja, dhe 16 viktima nga COVID-19. Gjithashtu janë shëruar edhe 1.614 pacient sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 25mijë e 407
Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

KURIOZITETE, LAJME
28.08.2021 /07:12 Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Mos u merrni me detaje këtë ditë pasi rrezikoni që t’ju shpëtojnë gjëra më të rëndësishme. Mesazhi i yjeve përgjatë ditëve në vijim është që jeta ka kuptim, përpiqeni për ta parë kuptimin e saj, mund të transformoni ekzistencën tuaj. Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ajo që do të ndodhë këtë të shtunë do të jetë e papritur dhe do t’ju shkëpusë nga shqetësimet që keni pasur ditët e fundit. Mund të bëhet fjalë për një punë të re apo një projekt interesant. Sido të jetë, do t’ju ndihmojë për t’i parë gjërat me pozitivitet. Binjakët Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor Problemet e të tjerëve po ju marrin më shumë kohë sa duhet dhe nuk është larg momenti kur duhet të thoni mjaft. Nuk mund të zgjidhni problemet e të gjithë atyre që ju rre...
Moti sot

Moti sot

LAJME
28.08.2021 Sot në vendin tonë do të mbajë mot pjeseriehtë i vranët dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius Ndaj edhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Presidenti Joe Biden është zotuar të hakmerret për vdekjen e 13 trupave amerikane dhe dhjetëra afganëve në aeroportin e Kabulit

Presidenti Joe Biden është zotuar të hakmerret për vdekjen e 13 trupave amerikane dhe dhjetëra afganëve në aeroportin e Kabulit

BOTË, LAJME
Presidenti Joe Biden është zotuar të hakmerret për vdekjen e 13 trupave amerikane dhe dhjetëra afganëve në aeroportin e Kabulit, një sulm që e futi Shtëpinë e Bardhë më thellë në krizë mbi një përfundim kaotik dhe vdekjeprurës të një lufte 20 vjeçare. “Ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju bëjmë të paguani”, u tha Biden ekstremistëve përgjegjës në një fjalim emocional pas bombardimit. “Ne do të përgjigjemi me forcë dhe saktësi në kohën tonë, në vendin që zgjedhim”. Ndjekja e grupeve ekstremiste në Afganistan, duke përfshirë al-Kaidën dhe ISIS-in, do të jetë më e vështirë pa asnjë forcë amerikane në terren dhe mungesë të një rrjeti të inteligjencës amerikane që është tërhequr si pjesë e premtimit të Biden për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti një luftë të përjetshme. Biden është zotuar, megjit...
Zyrtare: Shtyhet fillimi i vitit shkollor, me 13 shtator hapen shkollat

Zyrtare: Shtyhet fillimi i vitit shkollor, me 13 shtator hapen shkollat

LAJME, Storiet Kryesore
27/08/2021 | 18:42 Mësimi nuk dobtë filloj me 1 shtator. Kjo u bë e ditur pas një takimi të kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.Sipas njoftimit, shkollat hapen me 13 shtator. Asociacioni i Kosovës ka treguar se çka u bisedua ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë e pushtetit lokal në takimin e së premtes. Njoftimi i plotë: ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS DHE KOMUNAT PATËN TAKIM ME MINISTRINË E SHËNDETËSISË Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z.Arben Vitia për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë Covid–19 pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve dhe vlerësimin e masave me qëllim të uljes së rasteve të vdekjeve dhe infektimeve të reja dhe kundër shpërndarjes së këtij virusi. Ministri i S...
Vitia mbledh kryetarët e komunave, diskutohet për shtrëngim masash

Vitia mbledh kryetarët e komunave, diskutohet për shtrëngim masash

LAJME
27/08/2021 14:31 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thirrur në takim kryetarët e komunave, shkruan Gazeta Express. Vitia është duke mbajtur mbledhje me kryetarët e komunave për situatën epidemiologjike në vend. Kështu ka marrë vesh Express nga burimet e veta. Në takim po shqyrtohen masat e reja mbrojtëse ndaj COVID-19. Kujtojmë qe nga 13 shtatori është paraparë edhe kthimi i orës policore në vend.
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 7 dhe 8 shtator

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 7 dhe 8 shtator

LAJME, POLITIKË
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel. Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen në Bruksel më 7 dhe 8 shtator, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin po e lehtëson Bashkimi Evropian. Takimin e konfirmuan burimet diplomatike në Bruksel, duke thënë se agjenda e bisedimeve nuk është caktuar ende. Takimi pritet të jetë në nivel të shefave të ekipeve negociuese. Lexo edhe:  https://radioylberi.info/kurti-priti-ne-takim-shefin-e-ri-te-zyres-diplomatike-te-belgjikes-julien-sassel/ Delegacionin e Kosovës do ta kryesojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka biseduar përmes telefonit me të dy krye...
Dhjetë fëmijë të infektuar me coronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Dhjetë fëmijë të infektuar me coronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

LAJME, SHËNDETËSI
Dhjetë fëmijë të infektuar me coronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjendja e të cilëve për momentin është stabile. Kështu ka thënë pediatrja Arbnore Batalli Këpuska, e cila foli edhe për simptomat e këtyre fëmijëve dhe për vaksinimin. “Në Klinikën e Pediatrisë, në repartin e COVID-19 janë duke u trajtuar gjithsej 10 fëmijë. Gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Batalli Këpuska për Telegrafin. Pediatrja Batalli-Këpuska tha se fëmijët me COVID-19 që po trajtohen në Klinikën Pediatrike kanë shkuar aty me simptoma të ndryshme. “Ka pasur me simptoma të traktit respirator dhe të traktit gastrointestinal, që do të thotë kanë barkqitje, kanë vjellje, kanë koll, temperaturë e po ashtu kanë plogështi”, u shpreh ajo. Në Klinikën ...
div.meta-author { display:none; }