
Miratohen masat e reja, kthehet ora policore e shkurtohet orari i gastronomisë
28 /08/2021 16:40
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid që do jenë në fuqi deri më 13 shtator.
Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë në koordinimin me akterë të tjerë institucional kanë shqyrtuar masat aktuale dhe kanë vendosur që nga nesër të ketë masa shtesë në kuadër të luftimit të pandemisë Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë propozuar që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 13 shtator.
“Në koordinim me IKSHPK-në dhe ekspertët e fushës kemi ardhur në përfundim se me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme masa shtesë. Në koordinim me MASHT-in jemi dakorduar që procesi mësimor të shtyhet me 13 shtator, marrë parasysh se me variantin Delta tani është shtuar numri i rasteve simptomati...