News That Matters

Author: Admin

54 aksidente të trafikut brenda 24 orëve

54 aksidente të trafikut brenda 24 orëve

LAJME, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 54 aksidente në Kosovë, megjithatë fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet. Sipas policisë gjatë ditës së djeshme 21 aksidente janë raportuar me të lënduar, ndërsa 33 aksidente të tjera kanë përfunduar me vetëm dëme materiale. Gjatë 24 orëve në Kosovë janë shqiptuar 1,766 tiketa nga policia. 945 nga to kanë qenë tiketa të shqiptuara në trafik, ndërsa 821 janë tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19. 17 persona janë arrestuar ditën e shtunë në Kosovë, 8 janë dërguar në mbajtje, 2 janë ndaluar nga policia dhe 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

LAJME, Storiet Kryesore
20/08/2021    10:23  Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se për një ditë janë regjistruar pesë raste të dhunës në nivel vendi. Sipas këtij raporti dy raste të dhunës janë raportuar në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Prizrenit dhe një në rajonin e Gjakovës. Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje dje në Prishtinë pasi kishte ushtruar dhunë psikike dhe e kishte kërcënuar gruan e tij. Në Fushë Kosovë një person ka lajmëruar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Rasti mbetet akoma nën hetime. Një person tjetër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje dje në Prizren pasi kishte sulmuar fizikisht gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Edhe një nënë banore e Prizrenit ka lajmëruar në polici se është sulmuar nga dy djemtë e saj. Të dysh...
Ka vdekur ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha

Ka vdekur ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha

LAJME, POLITIKË
Vdes ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha. Këtë e ka bërë të ditur djali i tij Visar Berisha. Ai bëri me dije se ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës vdiq nga një sëmundje të rëndë e të kahmotshme. “Pas një sëmundje të rënde e kahmotshme, i mësuar për t’u mos dorëzuar, sot babai pranoi burrërisht për të iu dorëzuar Hyjit në jeten e pasosur”.
25.797  raste aktive me COVID-19 në Kosovë

25.797 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
29/08/2021. 07:52 Në vendin tonë janë 25.797 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 18 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 1 mijë e 891 raste të reja nga 13 mijë e 120 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 1 mijë e 483 pacientë dhe janë vaksinuar 15 mijë e 967 qytetarë. Ndaj deri më tani janë administruar gjithsej 794 mijë e 812 doza të vaksinave, ku 528 mijë e 625 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa me dozën e dytë 267 mijë e 979.
Horoskopi Ditor

Horoskopi Ditor

LAJME
29.08.2021 /07:50 DASHI Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Keni shumë mundësi zgjedhjeje dhe rreziku është i madh që nuk do të jeni në gjendje që të vendosni e të përfundoni duke mos bërë asgjë. Mos e lejoni këtë, identifikoni prioritetin numër një dhe përkushtojuni 100 përqind. DEMI Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Mos prisnin që gjërat të shkojnë vaj gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë është e nevojshme që të përqendroheni për t’i dhënë drejtim çështjeve të caktuara. Hëna e re do t’ju sjellë të dielen një surprizë tejet të këndshme. BINJAKËT Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor Sa mirë e njihni dikë? E njihni aq shumë sa t’i besoni paratë tuaja? Apo jetën tuaj? Nëse besimi nuk është aq i madh, atëherë bëni mirë që të qëndroni në kontroll të gjërave. Vetëm sepse dëshironi që t’i besoni, nuk do të t...
Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

LAJME
29.08.2021 /07:46 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot me shi dhe shkarkime rrufesh Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 10-11 gradë celsius, teksa ato maksimale në mes të 19-21 gradë celsius. “Moti nesër, 29.08.2021 Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Rigat e shiut parashihen të vijnë gjatë orëve të vona të ditës së shtune (28.08.2021), për të vazhduar kohë pas kohe edhe ditën e diele. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.
Të gjitha masat e reja anti-covid që janë miratuar sot nga Qeveria

Të gjitha masat e reja anti-covid që janë miratuar sot nga Qeveria

LAJME
28.08.2021. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në këto masa përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, kufizimi i punës së gastronomisë, shtyrja e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator dhe masa tjera. Të gjitha masat e reja i gjeni më poshtë, përcjellë Radio-Ylberi.  A. [Zbatimi territorial] 1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës] 2. Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinë...
Sot është mabjtur testi i dytë i maturës, qendrat ku është mbajtur testi i maturës në Drenas i ka vizituar drejtori i DKA-së në këtë qytet

Sot është mabjtur testi i dytë i maturës, qendrat ku është mbajtur testi i maturës në Drenas i ka vizituar drejtori i DKA-së në këtë qytet

LAJME, Storiet Kryesore
Drejtori i Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar qendrat ku është mbajtur testi i maturës për nxënës të klasave të dymbëdhjeta. Gjatë vizitë, drejtori Gjoka ka uruar nxënësve suksese dhe rezultate sa me të larta në testin e maturës, duke shtuar se vetëm duke mësuar e arritur rezultate të mira në mësim, varët e ardhmja e nxënësve për vendin. Lexo edhe:  https://radioylberi.info/ka-nderruar-jete-profesori-dhe-intelektuali-i-shquar-abdullah-karjagdiu/ Gjatë kësaj vizite, drejtori Gjoka është njoftuar nga administruesit e testit të cilët e kanë informuar se testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur asnjë incident gjatë mbajtjes së testit. Në Drenas, testit të dytë të maturës i janë nënshtruar 341 nxënës dhe testi është mbajtur në dy shkollat...
Shënohet 23 vjetori i rënies së Ismet Jasharit

Shënohet 23 vjetori i rënies së Ismet Jasharit

LAJME, Storiet Kryesore
28/08/2021. 19:50 Sot bëhen 23 vite nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës. Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LEXO edhe:  https://radioylberi.info/ka-nderruar-jete-profesori-dhe-intelektuali-i-shquar-abdullah-karjagdiu/ Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare Ismet Jashari bën përgatitjet e ...
Ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu.

Ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu.

LAJME, Storiet Kryesore
28.08.2021 Në moshën 84-vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe intelektuali i shquar, Abdullah Karjagdiu. I ndjeri ka lindur më 24.12.1936. Ishte ndër profesorët e parë universitar të gjuhës dhe letërsië angleze, doajen dhe korife i letërsisë angleze dhe amerikane, autor i dhjetëraa veprave universitare, përkthyes i shumë kryeveprave letrare dhe ndër profesorët dhe veprimtarët politikë për shumë gjenerata. Ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit. Lexo edhe:  https://radioylberi.info/miratohen-masat-e-reja-kthehet-ora-policore-e-shkurtohet-orari-i-gastronomise/ Gjatë karrierës së begatë dhe të larmishme i ka ushtruar edhe funksionet në vijim: Shef i Departamentit të Letërsisë dhe Gjuhës Angleze, prodekan dhe dekan i Fakultetit të Filologjisë, nënkryetar i Part...
div.meta-author { display:none; }