
Mbushet Pulmologjia, nuk pranohen më pacientë
29/08/2021 18:58
Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk ka më kapacitete për të pranuar pacientë të infektuar me COVID-19.
Kjo klinikë i ka të zënë të gjithë shtretërit me pacientë të infektuar, andaj të gjithë pacientët e infektuar që po shkojnë për të kërkuar trajtim mjekësor aty, po referohen për në dy klinika tjera.
Pacienti ka dërguar një raport mjekësor me anë të cilit i është kërkuar që të bëj testin PCR e pastaj të hospitalizohet diku tjetër, për shkak se në klinikë nuk ka më vende të lira.
Ndërsa edhe drejtori i klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Musa Hoxha e ka pohuar për Express se nuk kanë më vende të lira për pacientët me COVID-19.
Ai ka thënë se pacientët e infektuar që po kërkojnë trajtim në këtë klinikë po i dërgojnë në klinikën interne dhe...