News That Matters

Author: Admin

Horoskopi Ditor

Horoskopi Ditor

LAJME
E Hënë 30 Gusht 2021 Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Situata të caktuara, të cilat janë jashtë kontrollit tuaj, do t’ju detyrojnë që të silleni në mënyrë jo të natyrshme. Lajmi i mirë është që nuk do të mërziteni nga ajo që do të ndodhë, madje mund të zbuloni se keni talente të reja, që nuk i kishit vënë re më parë. Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme, sidomos nëse ëndërroni që të shihni emrin tuaj diku. Injorojini ata që ju thonë se çfarë është e mundur dhe çfarë jo. Asgjë nuk është e pamundur dhe ky është momenti i duhur për ta vërtetuar këtë. Binjakët Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor Këshillat nuk ju mungojnë këto kohë, madje duket sikur të gjithë e dinë se cila është gjëja e duhur për ju. Shanset janë që secili prej tyre ta ketë...
Moti për sot

Moti për sot

LAJME
30.08.2021 Sot do të mbizotroj mot I vranët ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë Celsius. Po ashtu do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. Ndërsa pas temperaturave të larta që mbizotruan gjatë ditëve të fundit të muajit gushtë, situata meteorologjike vije drejtë stabilizimit me parametra që i përgjigjen gjatësive dhe gjerësive të vendit tonë.
Prej ditës së nesërme, policët do të punojnë nga 12 orë

Prej ditës së nesërme, policët do të punojnë nga 12 orë

LAJME
29 Gusht 2021 22:22 Pas mbledhjes urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të zgjatet orari i punës së policisë nga 8 në 12 orë. Indeksonline nga burimet e veta mëson se zgjatja e orarit do të fillojë qysh nga dita e nesërme. Kurti ka njoftuar se përveç zgjatjes së orarit të policëve, do të punësojë edhe 85 inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. “Ne do të bëjmë gjashtëfishimin e inspektorëve të AUV-it, atyre 17 sa janë do t’ia shtojmë edhe 85 të tjerë. Merreni me mend, e kemi AUV-in, siç e kemi gjetur me 17 inspektorë gjithsej, që i bie as gjysmë inspektori për komunë. Orari i punës së policisë bëhet tash e tutje me ndërrime 12 orëshe, në vend të 8-orëshe. Do të ketë zbatim të pakompromis të masave, inspektorët dhe policia hy...
AVONET-i kërkesë ministrit Vitia: U mbush kupa, dorëhiqu

AVONET-i kërkesë ministrit Vitia: U mbush kupa, dorëhiqu

LAJME, POLITIKË
29.08.2021 /22:15 Pas numrit të madh të regjistruar të viktimave si pasojë e Covid-19, ditën e sotme ka pasur reagime të shumta drejtë Qeverisë e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Para pak çastesh ka reaguar edhe Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, ku përmes një deklarate për media kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia. “Ministër, u mbush kupa. Dorëhiqu”, thuhet në reagimin e AVONE-VE. Rrjeti i OJQ-ve AVONET nëpërmjet kësaj deklarate shpreh shqetësim me gjendjen aktuale kaotike të krijuar si pasojë e keq menaxhimit të pandemisë nga ministri i Shëndetësisë Vitia, e sidomos me miratimin e masave të reja nga Qeveria e Kosovës, që janë në fuqi deri me datën 13 shtator 2021. Sipas tyre masa me të cilat cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrante e të dre...
Vitia: Momentalisht kemi në stoqe rreth 50 mijë vaksina Pfizer, dhe 132 mijë vaksina AstraZeneca

Vitia: Momentalisht kemi në stoqe rreth 50 mijë vaksina Pfizer, dhe 132 mijë vaksina AstraZeneca

LAJME, Storiet Kryesore
29.08.2021 20:58 Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur sot rreth numrit aktual të vaksinave që vendi ynë posedon për momentin. Ai në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka bërë të ditur se edhe 420 mjekë dhe infermierë do t’u vijnë në ndihmë komunave për luftimin e COVID-19. “Vdekjet në total kanë qenë 15.3 në mesatare, ndërsa përfshirë edhe atë të sotëm, 19… Numri i hospitalizimeve pritet të rritet në ditët e ardhshme. Qendrat rajonale kanë shtuar kapacitetet e veta, përveç Vushtrrisë që pritet të funksionalizohet edhe aty. Janë siguruar shumica e barnave dhe të gjitha masat e tjera të domosdoshme që i ka marrë stafi shëndetësor. Për t’iu ardhur në ndihmë në koordinim me MF, përveç 1116 personel shëndetësorë, janë edhe 420 mjekë dhe inferm...
Albin Kurti: Është e pamundur që të mbyllet vendi për një kohë të gjatë

Albin Kurti: Është e pamundur që të mbyllet vendi për një kohë të gjatë

LAJME, POLITIKË
29.08.2021 /20:50 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se është vërejtur një koncentrim më i madh i rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga COVID-19 në disa komuna, pas së cilës Qeveria që ai drejton do të bëjë një analizë të hollësishme për të gjetur shkakun. Ai në një konferencë për media sot pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se do të mbajnë një mbledhje të veçantë të qeverisë për themelimin e komitetit për përcjelljen e gjendjes së pandemisë me coronavirus. “Do ta kemi një mbledhje të veçantë të Qeverisë për të themeluar komitetin për vlerësim të situatës me COVID-19 në bazë të ligjit për luftimin e pandemisë. Gjithashtu, si qeveri do të përcjellim të dhënat dhe analizat e ndryshme, për çdo orë dhe jo për çdo ditë, pasi ka koncentrim në disa komuna të hosp...
Kurti: Vdekja e 36 qytetarëve lajm i trishtueshëm, do të shqiptojmë më shumë gjoba për ata që nuk i respektojnë masat

Kurti: Vdekja e 36 qytetarëve lajm i trishtueshëm, do të shqiptojmë më shumë gjoba për ata që nuk i respektojnë masat

LAJME, POLITIKË
29.08.2021. 20:45 Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës e thirrur pas vdekjes së 36 qytetarëve për vetëm 24 orë. Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media thotë se ishte lajm i trishtueshëm se 36 qytetarë të Kosovës humbën jetën. “Varianti Delta i coronavirusit po tregon të jetë jashtëzakonisht shpërndarës dhe shumë agresiv gjë që ka shkaktuar rritje enorme. Natyra e shpërndarjes së virusit nuk është progresive por eksplozive”. Kurti ka thënë se është brengosëse shkalla e zbatueshmërisë së masave në përgjithësi. “Në vijim do të shqiptojmë gjoba për këdo që shkal këto masa. Do të shtojmë praninë e policisë në rrugë, vendbanime e qendra tregtare. Do të bëjmë gjashtëfishimin e inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. Lista e 85 inspektorëve të s...
Kanë arritur afganët e parë në Kosovë

Kanë arritur afganët e parë në Kosovë

LAJME, Storiet Kryesore
Kanë arritur 100 afganët e parë në Kosovë të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin e vendit. Tani ata janë duke zbritur në terminalin e vjetër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku pritet pastaj të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” që gjendet në Ferizaj. Për të pritur qytetarët afganë, në Airoport kanë dalë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett. Ndërkaq, forca të shtuara të policisë së Kosovës janë parë përreth airoportit për të siguruar ardhjen e tyre në vend. Ndryshe, Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e h...
Ministri Vitia: Rreth 7.9% e të infektuarve kanë qenë të vaksinuar, por nuk respektuan kohën e imunizimit

Ministri Vitia: Rreth 7.9% e të infektuarve kanë qenë të vaksinuar, por nuk respektuan kohën e imunizimit

LAJME, SHËNDETËSI
29.08.2021. /20:00 Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës e thirrur pas vdekjes së 36 qytetarëve për vetëm 24 orë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se varianti Delta i coronavirusit shpërndahet më shpejtë se gripi sezonal. Vitia ka thënë se qytetarët janë treguar të pakujdesshëm në lidhje me coronavirusin edhe pas marrjes së vaksinave. “Rreth 7.9% e atyre që kanë marrë dozën e parë ose të dytë të vaksinës kanë rezultuar të infektuar. Kjo ka ndodhur pasi që qytetarët pasi kanë marrë vaksinën janë ndjerë të liruar dhe nuk kanë pritur 10-12 ditë për të fituar imunitetin që formohet pas marrjes së vaksinës”. Ministri i Shëndetësisë thotë se qysh kur ka ardhur në Kosovë varianti Delta, institucionet kanë marrë masa kufizuese. Por sipas tij te vendet që nuk...
Sonte arrijnë afganët e parë në Kosovë

Sonte arrijnë afganët e parë në Kosovë

LAJME, POLITIKË
29/08/2021 19:30 Kosova është zotuar se do të presë një numër të afganëve të cilët po evakuohen prej Aeroportit të Kabulit. Largimi i tyre vjen si pasojë e marrjes së pushtetit në Afganistan nga talibanët, ndërkohë që disa shtete kanë dalë në krah të SHBA-së për pritje të tyre. Në pritje të tyre do të jenë liderët shtetërorë. SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria. Ambasadori Kosnett shprehu falënderimin e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Po ashtu, Ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright ka shprehur mirënjohjen e saj për vendet që kanë pranuar të mirëpresin r...
div.meta-author { display:none; }