News That Matters

Author: Admin

Drenas/ Burri e raporton gruan në Polic

Drenas/ Burri e raporton gruan në Polic

LAJME, Storiet Kryesore
30 Gusht 2021 10:00 Një rast i dhunës në familje më saktësisht në keqtrajtimit të fëmijët është raportuar para më shumë se 2 javësh në komunën e Drenasit. Një burrë kishte raportuar se gruaja e tij, kishte keqtrajtuar fëmijët e tyre. Siç njoftohet në raportin 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa viktima nga QPS është dërguar në strehimore.
Grupi  i dytë i afganëve në Kosovë pritet të vijë sot

Grupi i dytë i afganëve në Kosovë pritet të vijë sot

LAJME, POLITIKË
30 Gusht 2021 09:57 111 afganë kanë mbërritur të dielën mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Të njëjtit janë vendosur në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj. Ndërsa, gjatë ditës së sotme pritet edhe grupi i dytë i afganëve në Kosovë. Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Fluturimet e ardhshme priten të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterimet e ardhshme. Është çështje e organizimit të aleatëve tanë sa i takon nisjes së aeroplanëve të tyre për në Kosovë. Numri nuk është përcaktuar saktë…”, u shpreh ai ndër të tjera. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova u jep mundësi afganëve në krijimin e jetëve të reja. “I nderuar që i sh...
Festa deri në mëngjes dhe dasma me shumë të ftuar, mediat e huaja jehonë shpërthimit të Covid në Kosovë

Festa deri në mëngjes dhe dasma me shumë të ftuar, mediat e huaja jehonë shpërthimit të Covid në Kosovë

BOTË, LAJME
30 Gusht 2021 9:53 Sipas medias austriake Heute, festat e pafundme, teste false PCR dhe pothuajse asnjë vaksinim, ndikoi në përhapjen e Covid dhe bëri që emigrantët ta ‘merrnin’ me vete në vendet ku jetonin. Rritja e frikshme e rasteve dhe viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka bërë bujë edhe në mediat e huaja. Sipas medias austriake Heute, festat e pafundme, teste false PCR dhe pothuajse asnjë vaksinim, ndikoi në përhapjen e Covid dhe bëri që emigrantët ta ‘merrnin’ me vete në vendet ku jetonin. Po ashtu dhe media zviceriane “SonntagsZeitung” në një artikull të gjatë shkruan se si shpërtheu vala e radhës e Covid-19 në Kosovë gjatë verës dhe se Zvicra nuk ishte e përgatitur për mërgimtarët që do të ktheheshin atje, pas një pushimi pa asnjë kufizim në Kosovë. Pak para pushimeve veror...
Edhe  55 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të arrijnë sot në Kosovë

Edhe 55 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të arrijnë sot në Kosovë

EKONOMI, LAJME
Kosova vazhdon të jetë në gjendje të rënduar sa i përket gjendjes me pandeminë COVID-19. Në kuadër të kësaj është duke vazhduar edhe procesi i vaksinimit të qytetarëve, ani pse shumë prej tyre janë ankuar se nuk po kanë mundësi të marrin vaksinën, shkaku i mungesës së terminëve të lira. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbrëmë në konferencë për media bëri të ditur edhe numrin e vaksinave që aktualisht janë në dispozicion për qytetarët. Vitia bëri të ditur gjithashtu se edhe sot pritet të arrijnë 55 mijë doza Pfizer në bazë të kontratës së nënshkruar. “Janë 38 mijë e 610 vaksina të kompanisë Pfizer në IKSHPK, por ka edhe një numër të konsiderueshëm që e kalon diku 10-15 mijë që janë në komunat përkatëse për dozën e dytë apo që janë furnizuar në fundjavën që e lamë pas. Të kompanisë As...
Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid

LAJME, Storiet Kryesore
30.08.2021. :09:45 Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVId. Qeveria e Kosovës mori vendim për të bërë masa të reja shtrënguese për të ndaluar përhapjen e covid-19 Sot kthehet ora policore për të gjithë qytetarët që fillon prej orës 22:00 deri në ora 05:00. TË GJIHA VENDIMET QË HYJNË NË FUQI SOT [Zbatimi territorial] 1.Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës] 2.Nga data 30 gusht deri me datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; 2.2Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; 2.3Dëshmi se perso...
Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova

Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova

LAJME, Storiet Kryesore
30.08.2021 09:41 Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sot vërehet fluks më i vogël i veturave në pikat kufitare dhe pritjet për të dalë nga Kosova janë më të vogla. Sipas këtij njoftimi, pritjet për të dalë nga Kosova në dy pikat kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë janë vetëm deri në gjysmë ore, ndërsa në atë të Vërmicës pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 deri në 20 minuta. Në pikat tjera kufitare pritjet janë shumë të vogla, nga tre deri në pesë minuta.
Njerëzit e verbër e shohin bukurinë në një mënyrë të mahnitshme

Njerëzit e verbër e shohin bukurinë në një mënyrë të mahnitshme

KURIOZITETE, LAJME
30.08.2021. 07:40 Personat e verbër kanë zhvilluar shqisa të tjera. Megjithëse nuk kanë ide se si duken ngjyrat me të cilat janë të rrethuar, përvojat e tyre nuk mund të përshkruhen. Disa njerëz të verbër kanë shpjeguar në videon e bashkangjitur se çfarë do të thotë bukuria për ta dhe si e përjetojnë atë. Ata dhanë një përgjigje të thjeshtë – karakterin e njerëzve përreth tyre, personalitetin dhe veprat e tyre, si dhe përvojat e përditshme që hasin, të cilat u japin atyre një ndjenjë të të qenit gjallë. Ata nuk kanë nevojë për sy për të shijuar bukurinë – është bukuria për ta. Njerëzit që nuk mund të dëgjojnë e shohin bukurinë në një mënyrë të mahnitshme Ne besojmë se një histori emocionale do të habisë shumë kur ata e kuptojnë se sa më qartë të verbrit e shohin botën përreth tyre s...
Këto janë gabimet e përditshme që ndikojnë në rënien e flokëve

Këto janë gabimet e përditshme që ndikojnë në rënien e flokëve

LAJME, SHËNDETËSI
30.08.2021 Kur dilni, rrezet UV të diellit fillojnë të dobësojnë elasticitetin dhe forcën e flokëve tuaj. Kur nuk keni kalori të mjaftueshme, trupi juaj e ridrejton të gjithë energjinë drejt funksioneve thelbësore – si zemrën dhe trurin tuaj, duke lënë flokët dhe skalpin prapa. Dieta mund të jetë një tronditje për hormonet tuaja dhe shpesh çon në rrallimin dhe rënien e flokëve, ndërsa flokët e rinj nuk rriten për t’i zëvendësuar ato. Në fakt, një nga simptomat kryesore të anoreksisë, dhe një mori çrregullimesh të tjera të të ngrënit, është humbja e flokëve. Lexo edhe:  https://radioylberi.info/horoskopi-ditor-8/ Çfarë mund të bëni: Hani një dietë të shëndetshme me shumë proteina dhe yndyra. Flokët janë bërë kryesisht nga proteina (keratin) dhe ato kanë tendencë të prishen nëse nuk j...
Ju prezantojmë me çiftin më të ri të showbiz-it shqiptar

Ju prezantojmë me çiftin më të ri të showbiz-it shqiptar

SHOWBIZ
30.08.2021 07:00 Ish-fituesi i Big Brother 1, Arbër Çepani ka zbuluar se është në një lidhje dashurie përmes një fotoje të publikuar në “Instagram”. Me imazhin e ëmbël nëpërmjet të cilit e uron për ditëlindje teksa e përqafon, Arbëri tregoi shfaqi gjithë lumturinë që ndjen përkrah gjysmës së tij më të mirë. Partnerja e tij është Arnita Beqiraj, e njohur si Miss Shqipëria 2010. Festimet për ditën e lindjes së partneres së ish-fituesit të “Big Brother 1” u bënë në jug, ku siç lihet të kuptohet organizuesi kryesor i kësaj surprize ka qenë vetë ai.
Afro 27.000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Afro 27.000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
30.08.2021 Në vendin tonë janë 26.575 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 36 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 1 mijë e 630 raste të reja nga 11 mijë e 017 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 816 pacientë dhe janë vaksinuar 11mijë e 458 qytetarë. Deri më tani janë administruar gjithsej 808 mijë e 078 doza të vaksinave, ku 538 mijë e 766 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa me dozën e dytë 269 mijë e 312.
div.meta-author { display:none; }