
SHBA-ja i dhuron FSK-së automjete ushtarake
30 gusht, 2021
Automjetet e tipit ASV të dhuruara nga SHBA-ja, shihen në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë më 30 gusht 2021.
Automjetet e tipit ASV të dhuruara nga SHBA-ja, shihen në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë më 30 gusht 2021.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i ka pranuar 55 automjete ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto pajisje ushtarake, sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndihmojnë FSK-në që të ngrehë kapacitetet e saj për ruajtjen e garantimin e paqes.
Osmani tha se ndihma e SHBA-së në transformimin e FSK-së është e një rëndësie të veçantë.
“Këto pajisje do t’iu ndihmojnë juve edhe më tej që të zhvilloni kapacitetet tuaja, të parapara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, mbështetur në misionin dhe mandatin tuaj të ri. Kë...