News That Matters

Author: Admin

26.525 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

26.525 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
31.08.2021 Në vendin tonë janë 26.525 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 20 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 932 raste të reja nga 7 mijë e 384 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 962 pacientë. Pas rritjes së rasteve MSH, ka ndërmarrë një numër masash për parandalimin e përhapjës së covid-19
Horoskopi Ditor

Horoskopi Ditor

KURIOZITETE
E Martë 31 Gusht 2021 Dashi Duhet të rimendoni mënyrën se si u përgjigjeni detyrave dhe përgjegjësive tuaja. Energjia dhe entuziazmi juaj janë magjepsëse, por duhet të kuptoni po ashtu se nuk i duheni askujt nëse vraponi shumë dhe më pas rrëzoheni. Demi Mos harxhoni asnjë sekondë duke u shqetësuar nëse është e mundur të bëhet ajo që doni të bëni – nisjani punës dhe besoni se gjithçka do të shkojë mirë. Binjakët Mund t’ju duhet të merreni me një person, prezenca e të cilit ju zemëron, por që planetet thonë se duhet të punoni bashkë, të paktën në afatin e shkurtët. Bëni çfarë duhet, bëjeni mirë dhe ecni përpara profesionalisht. Gaforrja Nuk ka shanse që të mos kënaqeni në 48 orët e ardhshme. Pikëpamja juaj mbi jetën është aq e hapur, sa do të përfshijë në të shumë njerëz të mirë dhe n...
Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

LAJME
31.08.2021. 06:37 Edhe sot në territorin e Kosovës pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura deri në 29 gradë Celcius, shkruan Prishtina Weather. Ndërsa temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 10C deri 29C, e në vise malore nga 8C deri 20C. Edhe do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 2-6m/s. Gjithashtu, Indeksi UV i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.
Qeveria themelon Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19

Qeveria themelon Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19

LAJME, POLITIKË
30.08.2021. 20:54 Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për themelimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 në vend. Ky vendim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mblodh për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19. Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 do të ketë këtë përbërje: 1. Dr. Arben Vitia, Kryesues; 2. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Zëvendës kryesues; 3. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtar; 4. Mehdi Sejdiu, Këshilltar i Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, anëtar; 5. Prof. Dr. Naser Ramadani, anëtar; 6. Ministria e Pun...
Vdes albanologu i njohur Veli Veliu

Vdes albanologu i njohur Veli Veliu

KULTURË, LAJME
19:04 | 30 August 2021 Veli Veliu ka ndërruar jetë sot në moshën 86 vjecare. Ai ishte i lindur në Gostivar dhe ishte i njohur për shumë vepra që dhanë kontribut të madh për albanologjinë. Prokupimi tij kryesor gjatë karrierës së tij profesionale dhe kërkimeve shkencore ishte letërsia krahasuese shqiptare-frënge, por është marrë edhe me etnologjinë, etnopsikologjinë dhe folklorin e shqiptarëve gjatë shekullit XIX
BE-ja e largon Kosovën nga lista e vendeve të sigurta

BE-ja e largon Kosovën nga lista e vendeve të sigurta

LAJME, POLITIKË
30/08/2021 18:41 Këshilli i Bashkimit Evropian ka konfirmuar heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta, ndaj të cilave nuk ka pasur kufizime për udhëtime në BE për shkak të pandemisë. Në njoftimin e Këshillit të BE-së thuhet se Këshilli ka rifreskuar listën e vendeve të sigurta dhe nga ajo kanë hequr Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Shtetet e Bashkuara, Libanin dhe Izraelin. Sipas njoftimit të BE-së udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në BE nga këto shtete, do t’i nënshtrohen masave kufizuese. Masa nuk paragjykon vendimet e shteteve anëtare që të heqin kufizimet për personat plotësisht të vaksinuar nga këto shtete, thuhet në njoftimin e Bashkimit Evropian. Rritja alarmante e numrit të të infektuarve dhe numrit të vdekjeve nga pasojat e sëmundjes COVID-19, ka bërë që Bashk...
5 filma që mund t’i shtoni në listën tuaj për t’i shikuar

5 filma që mund t’i shtoni në listën tuaj për t’i shikuar

KULTURË, LAJME
Tashmë jemi në stinën më të nxehtë, kësisoj na duhet një listë filmah të cilët mund t’i shikojmë gjatë pushimeve. Ani pse pandemia ishte pjesë e jetës tonë, kinematografia nuk ndaloi hapin. Kineastët realizuan filmat e serialet e tyre, ndonëse me shumë peripeci. Këta filma janë të lansuar po këtë vit, andaj mund të jetë hera e parë që dëgjoni për ta dhe mund t’jua zgjojnë kureshtjen t’i shikoni. The Courier” Aktori i njohur britanik Benedict Cumberbatch luan në këtë film rolin e një spiuin, bazuar në ngjarjet e jetës reale të një biznesmeni britanik, të kthyer në agjent sekret gjatë Luftës së Ftohtë. Cumberbatch luan rolin e Greville Wynne, i cili duhej të formonte një partneritet të pazakontë me armikun e tij në një përpjekje për të zbutur krizën e raketave kubane. “Spiral” Po kërkoni f...
3.65 milionë euro grante jep Ministria e Tregtisë, për tri skema për bizneset e vogla dhe të mesme

3.65 milionë euro grante jep Ministria e Tregtisë, për tri skema për bizneset e vogla dhe të mesme

EKONOMI, LAJME
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se ka lansuar tri grante për përkrahje të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme. Gjatë një konferencë për medie, ministrja Rozeta Hajdari theksoi se qëllimi i këtyre granteve që kapin shumën prej 3.65 milionë euro është për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e eksporteve. “Për sa i përket granteve, MINT ka ndarë grante në vlerë prej 3 milionë e 650 mijë euro për tri grant-skemave. Përmes këtyre kemi për qëllim të përkrahim veprimtarinë e sektorëve që kanë ndikim në krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik, duke fuqizuar në këtë rast sektorin privat, përmes ndërmarrjeve mikro dhe të vogla”, tha Hajdari. Sipas saj, ndërmarrjet prodhuese, përpunuese dhe të eksportit janë fushë-veprimtaritë që do të përkrahen. “Fushë-v...
PSG ia caktoi çmimin Kylian Mbappes, Real Madridi gati ta paguajë

PSG ia caktoi çmimin Kylian Mbappes, Real Madridi gati ta paguajë

LAJME, SPORT
Mediat raportuan gjatë ditës së Paris Saint-Germain ia ka caktuar çmimin Kylian Mbappes, duke kërkuar 200 milionë euro për lirimin e tij. Sipas asaj që raportoi Marca, PSG i ka bërë të ditur Real Madridi se duan 200 milionë euro për ta lënë të lirët lojtarin që të largohet. Mbretërit do të ofrojnë shumën por jo të plotë, pasi oferta do të jetë 170 milionë euro plus 30 milionë euro të tjera në bonuse. Në orët në vijim pritet të ketë më shumë zhvillime, pasi që lojtari ka ndarë mendjen që të largohet. /Telegrafi/
OBSH dhe UNICEF thirrje Evropës: Shkollat duhet të qëndrojnë të hapura

OBSH dhe UNICEF thirrje Evropës: Shkollat duhet të qëndrojnë të hapura

BOTË, LAJME
30.08.2021. /16:40 Shkollat ​​në të gjithë Evropën duhet të qëndrojnë të hapura dhe të bëhen më të sigurta për stafin dhe fëmijët. Këtë ka kërkuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF, teksa varianti i ri ‘Delta’ po bëhet gjithnjë e më shumë i transmetueshëm. “Pandemia ka shkaktuar ndërprerjen më katastrofike të arsimit në histori,” tha Hans Kluge, kreu i rajonit të OBSH -së në Evropë. “Është jetike që mësimi i bazuar në klasë të vazhdojë pa ndërprerje.” Kluge tha se ndërsa pandemia vazhdoi, “edukimi i fëmijëve në mënyrë të sigurt në një mjedis shkollor fizik” ishte “me rëndësi parësore për arsimin e tyre, shëndetin mendor dhe aftësitë shoqërore” dhe duhet të bëhet “një objektiv parësor” për qeveritë. Sipas mediave të huaja, 44 nga 53 vende në rajonin e OBSH-së në Evrop...
div.meta-author { display:none; }