News That Matters

Author: Admin

Ishte raportuar e zhdukur ditë më parë, vajza nga Gjakova paraqitet në polici dhe thotë se është dhunuar

Ishte raportuar e zhdukur ditë më parë, vajza nga Gjakova paraqitet në polici dhe thotë se është dhunuar

LAJME, Storiet Kryesore
31.08.2021. /12:42 Më 26 gusht 2021 në stacionin policor në Gjakovë ishte raportuar një rast zhdukje e një vajze. Viktima është paraqitur mbrëmë pas mesnate në stacion të policisë, ku ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin. “Gjakovë 26.08.2021 – 00:05. Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në raport të policisë.
Shqiptohen 2479 gjoba për mosrespektim të masave të reja antiCovid

Shqiptohen 2479 gjoba për mosrespektim të masave të reja antiCovid

LAJME, Storiet Kryesore
31.08.2021. /12:30 Policia e Kosovës dje ka nisur zbatimin e masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19. Gjatë inspektimeve për respektim të këtyre masave nga qytetarët gjatë 24 orëve, policia ka shqiptuar 2479 tiketa në bazë të ligjit COVID-19. Kujtojmë se dje kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID-19, ku është rikthyer kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Gjithashtu është rikthyer edhe vendosja e maskës në të gjitha ambientet, përveç në rastet kur jemi në veturë vetëm ose me anëtarë të afërt të familjes, gjatë çiklizmit, gjatë vrapimit dhe ushtrimeve fizike si dhe gjatë ngrënies apo pijes.
IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve

LAJME, Storiet Kryesore
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje në orët e mbrëmjes një zyrtar policor (i stacionit policor Jugu në Prishtinë) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Ndërsa informacionet e para hetuesit e IPK-së i kishin pranuar përmes rrugëve operative – hetimore ky zyrtar policor nuk ishte duke ju përmbajtur Aktvendimit të Gjykatës Themelore ne Prishtinë e cila kishte vendosur për të njëjtin masën e arrestit shtëpiak (lidhur me një rast ku zyrtari ishte i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare). Po ashtu bazuar në këtë informacion IPK kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që të verifikonte se a është duke e zbatuar masën e arrestit shtëpiak të lëshuar nga Gjykata Themelore Pri...
Arrin grupi i dytë i afganëve në Kosovë

Arrin grupi i dytë i afganëve në Kosovë

LAJME, POLITIKË
31 Gusht 2021 11:27 Në Kosovë ka arritur grupi i dytë i shtetasve afganë të cilët janë evakuuar nga Kabuli gjatë ditëve të kaluara, merr vesh Radio Evropa e Lirë. Siç bëhet e ditur edhe ky grup është i përbërë nga afganët që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. Ende nuk dihet se sa është numri i grupit të dytë të afganëve që strehohen në Kosovë, derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara. Në Kosovë tashmë janë strehuar 111 qytetarët e parë afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Ata arritën në Prishtinë më 29 gusht. Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, pati deklaruar se rreth 2.000 shtetas afganë pritet...
U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19

LAJME, POLITIKË
31.08. 2021. 11:25 Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 ka mbajtur mbledhjen e parë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapje të mbledhjes ka folur për rrezikun nga varianti Delta dhe për shkak të karakteristikave të tij specifike, ai i paraqiti disa kërkesa të posaçme për Komitetin. Kryeministri tha se çdo person i infektuar me këtë variant, infekton mesatarisht shtatë persona të tjerë. Për këtë arsye, ai kërkoi nga anëtarët e Komitetit të jenë sa më të rreptë në kontrollimin e respektimit të masave, si dhe në ndëshkimin e shkelësve të tyre. Sikurse variantet e tjera të virusit, edhe varianti Delta përhapet kryesisht përmes ngjarjeve super-përhapëse. Kryeministri udhëzoi anëtarët e Komitetit që në zbatimin e masave të reja të përqendro...
Bordi i Asociacionit të Komunave s’merr pjesë në takim me Kurtin

Bordi i Asociacionit të Komunave s’merr pjesë në takim me Kurtin

LAJME, POLITIKË
E Martë, 31 Gusht 2021 10:18 Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesën në takimin e thirrur nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti. Ibrahimi ka thënë se Bordi e ka marrë këtë vendim pasi që nuk janë ftuar të jenë pjesë e ekipit anti-Covid. Përderisa Kurti ka thirrur për takim urgjent krerët e komunave rreth pandemisë dhe situatës së krijuar. Në këtë takim mes Kurtit dhe kryetarëve të komunave pritet të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Zbulohet variant i ri i koronavirusit

Zbulohet variant i ri i koronavirusit

LAJME, SHËNDETËSI
Martë, 31 Gusht 2021 10:16 Variantet e reja të koronavirusit po e bëjnë të vështirë përfundimin e pandemisë. Padyshim, mutacioni Delta është aktualisht ai që shqetëson më shumë, por situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar një lloj të ri koronavirusi me mutacione të shumta, edhe pse nuk e kanë vërtetuar ende nëse është më ngjitës sesa variantet aktuale ose më i aftë për të kapërcyer imunitetin natyral apo atë të siguruar nga vaksinat. I njohur si C.1.2., u zbulua për herë të parë në maj. Hulumtimi ka treguar se është përhapur në shumicën e provincave të Afrikës së Jugut, përveç shtatë vendeve të tjera në Afrikë, Evropë, Azi dhe Oqeani. Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt për sjelljen e tij, por ai përmban shumë mutacione të lidhura në variant...
Fundi i luftës 20-vjeçare, ky është ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli

Fundi i luftës 20-vjeçare, ky është ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli

BOTË, LAJME
31 Gusht 2021 ,08:50 Ushtria amerikane ka shpërndarë në faqet e mediave sociale një fotografi të asaj, ku thotë se është ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli dje, duke shënuar fundin e luftës 20-vjeçare në Afganistan. Gjeneral Chris Donahue, komandant i Divizionit të 82 -të Ajror, është fotografuar duke hipur në fluturimin e fundit që u nis mesnatën e së hënës nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin afgan. Fotografia është bërë me dylbi. “Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Afganistani, ” tha USCENTCOM përmes Twitter.
Pikë-kalimet kufitare, QKMK njofton për pritjet në dalje

Pikë-kalimet kufitare, QKMK njofton për pritjet në dalje

LAJME, Storiet Kryesore
31.08.2021 08:48 Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në orët e mëngjesit të së martës pritjet në dalje në pikë-kalimin kufitar Merdar janë 25 minuta, ndërsa në Vërmicë dhe te Dheu i Bardhë 10. QKMK përmes rrjetit social Facebook dhe në ueb faqen e MPB njofton për gjendjen edhe në pikat tjera kufitare. Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min) Merdarë 03-05 20-25 Jarinje 05-05 03-05 Mutivodë 03 -05 03- 05 Bernjak 05-05 03-05 Dheu i Bardhë 03-05 05-10 Vërmicë 03-05 05-10 Ndërsa, për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e ...
Përpiu telefonin, mjekët kosovarë e shpëtojnë 33 vjeçarin

Përpiu telefonin, mjekët kosovarë e shpëtojnë 33 vjeçarin

LAJME, SHËNDETËSI
31.08.2021 Një pacienti 33 vjeçar i është nxjerr nga stomaku një telefon pasi ai e kishte përbirë atë, Kjo është bërë e ditur nga specialisti i gastroenterologjisë, Skender Telekaku me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Tutje ai ka treguar se kjo ndërhyrje është bërë pa e prerë lukthin fare. Postimi i toj i plotë: NXJERRJA E TELEFONIT NGA STOMAKU Mashkulli 33 vjec para 4 ditesh kishte perbire nje telefon te vogel. Me rruge endoskopike, pra pa e prere lukthin, nxorrem telefonin e ndare ne tri pjese. Pa komplikime.
div.meta-author { display:none; }