
SBASHK: Janë vaksinuar shumica e mësimdhënësve, të tjerët po ankohen se s’ka termine të lira
31 GUSHT, 2021 - 20:40
Pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë dhe marrjen e masave të reja nga qeveria e Kosovës kusht për t’u imunizuar kanë edhe mësimdhënësit dhe personeli shkollor. Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit thonë se mësimdhënësit duan të vaksinohen por ankohen se s’ka terminë të lira.
Thirrjes së Ministrisë së Arsimit për vaksinim i janë përgjigjur rreth 90 për qind të mësimdhënësve dhe personelit të shkollave. Kështu thotë kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj.
Sipas tij, pengesë mbetet mungesa e terminëve të lira për vaksinim.
“E kemi tejkaluar gati te 90 për qind i të punësuarve në sektorin e arsimit që janë vaksinuar të paktën me një dozë’, tha Jasharaj për RTV21.
Sipas masave të reja të vendosura nga qeveria gjatë javës që shkoi akti...