News That Matters

Author: Admin

Reagon MASHTI për Udhëzimin Administrativ që ndalon shaminë: Çdo fëmijë do të jetë në banka shkollore

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/08/2022. 16:02 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonlogjisë, ka bërë të ditur se është duke bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të nis sipas planit. MASHT-i shtoi se është duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme në mënyrën më të mirë të mundshme. Në njoftim thuhet se e drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Arsimin Parauniversitar, dhe sipas tyre, konform përgjegjësive do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe do të sigurohen që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore. Ky është reagimi i parë i MASHTI-it pas iniciativës që ka nisur në rrjete sociale për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon hyrjen në shkolla të gjithë n...
Lajm i mirë: Mblidhen 15 mijë euro për fëmiun nga Mitrovica që vuan nga tumori

Lajm i mirë: Mblidhen 15 mijë euro për fëmiun nga Mitrovica që vuan nga tumori

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/08/2022. 14:35 Në media u raportua se Leon Qarkaj, i biri i Burim Qarkajt, vuan nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa, për shërimin e tij u kërkua shuma prej 30 mijë euro. Sikur herave tjera, edhe kësaj radhe u lajmëruan “Djemtë e Mitrovicës”, që mblodhën për vetëm 10 minuta, shumën prej 15 mijë euro. “Jepi zë” ka kontaktuar me këtë grup mitrovicas, pjesë e të cilit është edhe Lindrit Misin, ndërsa ata kanë konfirmuar mbledhjen e kësaj shume, ndërsa kanë treguar se aksioni vazhdon ende.
Lajm i mirë: Mblidhen 15 mijë euro për fëmiun nga M

Lajm i mirë: Mblidhen 15 mijë euro për fëmiun nga M

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/08/2022. 14:31 Në media u raportua se Leon Qarkaj, i biri i Burim Qarkajt, vuan nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa, për shërimin e tij u kërkua shuma prej 30 mijë euro. Sikur herave tjera, edhe kësaj radhe u lajmëruan "Djemtë e Mitrovicës", që mblodhën për vetëm 10 minuta, shumën prej 15 mijë euro. "Jepi zë" ka kontaktuar me këtë grup mitrovicas, pjesë e të cilit është edhe Lindrit Misin, ndërsa ata kanë konfirmuar mbledhjen e kësaj shume, ndërsa kanë treguar se aksioni vazhdon ende.
Fejohet ish-konkurrenti i “Përputhen”

Fejohet ish-konkurrenti i “Përputhen”

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
11/08/2022. 13:48 Nuk ka pritur shumë nga nisja e lidhjes për të çuar raportin në të tjerë hapa. Fjala është për Albi Dhimën, ish-konkurentin e “Përputhen” që mbrëmë është fejuar. Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku ka postuar fotografi nga ceremonia. Prej disa muajsh, Albi është në një lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në Amerikë, të quajtur Hyrie. Përgjatë kësaj vere, ata janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri dhe mesa po shihet, të bindur në dashurinë e tyre mjaftueshëm sa për t’u fejuar kaq shpejt.
Rama: Turizmi ynë mbahej nga motrat e vëllezërit nga Kosova

Rama: Turizmi ynë mbahej nga motrat e vëllezërit nga Kosova

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
11/08/2022. 13:42 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për numrin në rritje të turistëve të huaj në bregdetin shqiptar. Ai tha se kishin një turizëm të brendshëm dhe një industri turistike që mbahej në këmbë vetëm nga siç i quajti ai, motrat dhe vëllezërit nga Kosova. “Jo më larg sesa sot, unë i kam marrë shifrat e këtij viti që flasin më qartë se çdo fjalim për vizitorët e huaj duke përjashtuar vizitorët nga Kosova që tanimë hyjnë të paregjistruar pasi tanimë kemi hapur kufirin që nga 1 qershori dhe hyrja nga Kosova është si hyrja nga Shkodra për në Vlorë”, është shprehur Rama. Tutje, ai tha se numri i turistëve të huaj në Shqipëri ka kaluar milionëshin, duke thënë se në korrik kanë pasur 1.1 milionë turistë, ndërsa tani i kanë 1.4 milionë pasaporta të huaja, duke mos ...
Sveçla: Veriu i Kosovës ka qenë “El Dorado” për kriminelët

Sveçla: Veriu i Kosovës ka qenë “El Dorado” për kriminelët

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/08/2022. 10:59 “Veriu i Kosovës ishte “El Dorado” për kriminelët gjatë 20 vjetëve të kaluara, që janë bërë milionerë nga shtresa e varfër e popullsisë. Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një intervistë për mediumin serb “N1”. Sveçla tha se atje në krim janë të përfshirë, serbët, shqiptarët dhe boshnjakët. “Ajo zonë ishte si “El Dorado” për kriminelët. Disa kriminelë janë bërë multimilionerë nga shtresa e varfër, falë veprimtarisë kriminale që tolerohet në atë zonë prej më shumë se 20 vitesh. Kam marrë qindra, ankesa nga qytetarët atje, të cilët ishin nën presionin e grupeve kriminale. Nuk është se grupet kriminale duan vetëm të pasurohen, por sjelljet e tyre banditeske janë pengesë për jetën normale atje. Prandaj, imperativi ynë është vendosja e ligjs...
Takimi Kurti – Vuçiq, pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për personat e pagjetur

Takimi Kurti – Vuçiq, pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për personat e pagjetur

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/08/2022. 10:52 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 gusht në Bruksel. Në këtë takim pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur, raporton gazeta serbe Nova. Agjenda ende nuk dihet për publikun, derisa pala serbe pret që në Bruksel të diskutohet për targat e veturave dhe dokumentet e identifikimit, siç shkruan gazeta kjo është një çështje e ktyer për Prishtinën. Sipas gazetës Nova, nënshkrimi i kësaj deklarate pritet të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe konsiderohet si hap i madh në marrëdhëniet mes dyja palëve. Ndërkaq kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukurm Veljko Odaloviq, tha se nënshkrimi i kësaj deklarate ishte diskutuar edh...
Çitaku për Kurtin: Kush ka dashur të luftojë e ka pasur këtë mundësi 23 vjet më parë

Çitaku për Kurtin: Kush ka dashur të luftojë e ka pasur këtë mundësi 23 vjet më parë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/08/2022. 10:34 Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka thënë se lufta në Kosovë ka mbaruar 23 vjet më parë. Çitaku tha se ata që kanë dashur t’i bashkohen luftës çlirimtare kanë qenë mjaftueshëm të rritur për ta bërë një gjë të tillë. Ajo në një intervistë për EkonomiaOnline theksoi se deklarata e kryeministri Albin Kurti, se mund të këtë luftë pas zhvillimeve në veri, kanë shkaktuar shumë panik, huti e paqartësi. E dyta e PDK-së ka kërkuar nga shefi i Qeverisë që të jetë serioz dhe i matur në deklarimet e tij, duke shtuar se ai ka trashëguar një Kosovë në paqe, të pavarur dhe sovrane. Ajo shtoi se siguria në vend janë të garantuar edhe nga prezenca e NATO-s në Kosovë. “Ka qenë një deklaratë e cila ka shkaktuar shumë panik, shumë huti, shumë paqartësi. ...
Rizvanolli pret ambasadoren izraelite, energjia dhe teknologjia e informacionit temat kyçe

Rizvanolli pret ambasadoren izraelite, energjia dhe teknologjia e informacionit temat kyçe

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
10/08/2022. 23:49 Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv. “Ndava prioritetet në energji dhe teknologji të informacionit dhe komunikimit dhe folëm për ide konkrete për bashkëpunim në këtë sektorë”, është shprehur ministrja kosovare. Sipas saj përmes këtyre sektorëve do të forcohen marrëdhëniet ekonomike në mes të dyja shteteve.
Deklaratat e Kurtit për luftë, Lushtaku: Do ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja

Deklaratat e Kurtit për luftë, Lushtaku: Do ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
10/08/2022 20:15 Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka folur rreth deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti i cili ka përmendur kërcënimin e mundshëm për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Lushtaku ka thënë se nuk beson që do të ketë tjetër luftë në Kosovë. Ai ka thënë se kryeministri Kurti me deklaratat e fundit vetëm po dëshiron ta zhvendosë mendjen nga keqqeverisja e tij që po bën në Kosovë. “Mendoj se shteti i Kosovës dhe Qeveria duhet të përgatiten gjithmonë për ndonjë luftë të mundshme. Falë Zotit që ne e kemi edhe KFOR-in këtu…Unë po besoj që luftë nuk do të ketë, mirëpo Kurti do ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja në Kosovë. Kurti do që vëmendjen ta përqendrojë diku tjetër dhe jo në zhvillimin ekonomik dhe në shumë punë të tjera që e presin...
div.meta-author { display:none; }