News That Matters

Author: Admin

Presidenti i ri i Shqipërisë, vizitën e parë e bën të hënën në Kosovë

Presidenti i ri i Shqipërisë, vizitën e parë e bën të hënën në Kosovë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
12/08/2022. 17:47 Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë. Ai do të pritet në takim nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, që do të nis nga ora 12:15. Nuk dihet nëse Begaj do të takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani, apo kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Kujtojmë se Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai e zëvendësoi ish-presidentin Ilir Meta.
Kurti për takimin me Vuçiqin: Dialogu të jetë për njohje reciproke, reciprociteti është veprim i shëndosh

Kurti për takimin me Vuçiqin: Dialogu të jetë për njohje reciproke, reciprociteti është veprim i shëndosh

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
12/08/2022. 14:09 Kryeministri Albin Kurti duke komentuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që do të mbahet më 18 gusht në Bruksel, ka thënë se dialogu duhet të jetë për marrëveshje ligjërisht e obligueshme, për normalizim të plotë e me njohje reciproke. Kurti i bëri këto komente pas një aktiviteti të Kuvendit për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. “Kam gatishmëri dhe interesim që dialogu në Bruksel bisedimet aty përveç se të jenë parimore dhe përmbajtjesore në të njëjtën kohë të mos jetë dialog për dialog por dialog për marrëveshje ligjërisht e obligueshme, për normalizim të plotë e me njohje reciproke”. “Por ju duhet ta kuptoni që marrëveshja bëhet me palën tjetër dhe në këtë rast varet nga pala tjetër a do të ketë marrëveshje, ndërsa sa më përket mua g...
Kurti për deklaratat e Vuçiqit se Kosova do ta sulmojë veriun: Ata flasin për vete, për ne flasim vetëm ne

Kurti për deklaratat e Vuçiqit se Kosova do ta sulmojë veriun: Ata flasin për vete, për ne flasim vetëm ne

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
12/08/2022. 11:03 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Prishtina po dëshiron që ta sulmojë veriun e t’i likuidojë serbët. Kurti tha se kur ata (krerët shtetërorë serbë) flasin për dhunë e vrasje, ata flasin për vete, imagjinatën, mendimet e planet e tyre, e jo për Kosovën, pasi sipas tij, për Kosovën flet vetëm Kosova. Kreu i ekzekutivit kosovar, veten e cilësoi si kryeminstër të shpresës e progresit, teksa për presidentin serb tha se ai është president i frikës e i kërcënimit. “Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore dhe do të ishte e dita e parë e punës së muajit të tetë të vitit, mirëpo më 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur, planifikuar e financuar strukturat ilegale që u...
Kështu i reagon Morena Taraku, Loredanes

Kështu i reagon Morena Taraku, Loredanes

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
11/08/2022. 23:26 Në jetën publike shqiptare, ka femra me shumicë, shumë prej tyre të pashme e atraktive. Ndër këto femra, janë edhe modelet e këngëtaret, shumë të përfolura në median rozë. Nuk bëjnë përjashtim as reperja Loredana Zefi dhe modelja e këngëtarja morena Taraku, mjaftë e përfolur për jetën dhe stilin e saj. Morena, duket se e ka “pikë të dobët” Loredanen, së ciles i komenton e reagon me shumë dashuri në foto të ndryshme të postuara në rrjete sociale.
Lushtaku kërkon të lejohet shami në shkolla

Lushtaku kërkon të lejohet shami në shkolla

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/08/2022 21:32 Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka folur për Udhëzimin Administrativ, nenin që e ndalon bartjen e uniformave fetare në shkollat e mesme. Lushtaku në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se Kurti ka pasur premtime publike në largimin e këtij neni, por sipas tij gati dy vite nuk e ka realizuar asnjë premtim. “Kurti sa ka ardhur në pushtet dhe ka lobuar për këtë, ka pasur premtime publike në këtë drejtim dhe e shohim se gati dy vite dhe nuk e ka realizuar premtimin çfarë e ka bërë grupit përfaqësues të komunitetit që e praktikojnë fenë në këtë drejtim dhe sigurisht që kjo është në ndërgjegjen e tij dhe parimet e tij”, ka deklaruar ai. Ai thotë se Nagavci kundërshton ndryshimin e udhëzimit administrativ. Sipas tij, është e drejtë themelore e fëmijëve të Kosovës që t...
Ky është dedikimi emocional që Robin Krasniqi ia bëri Marigonës për ditëlindje

Ky është dedikimi emocional që Robin Krasniqi ia bëri Marigonës për ditëlindje

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
11/08/2022 21:16 Para disa muajsh çifti i njohur Robin e Marigona Krasniqi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Çifti shpesh herë në rrjete sociale ndajnë imazhe nga përditshmëria e tyre. E dje për Marigonën ishte një ditë e veçantë pasi ajo festonte ditëlindjen, e me këtë rast nuk kishte si të mungonte urimi i Robinit. Përmes një postimi në Instagram ai bëri urimin e veçantë për Marigonën. “Ti je dhurata më e madhe në jetën tem, e uroj që gjithë jetën të dhuroj vetëm dashni e buzëqeshje,” shkroi ndër të tjerash Robini. https://www.instagram.com/p/ChDiyr1jnBL/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Osmani takon Hovenier

Osmani takon Hovenier

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/08/2022. 21:12 Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Në takim kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend, si dhe politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes. Mes tjerash, Osmani e Hovenier kanë diskutuar edhe për vazhdimin e koordinimit të institucioneve me ShBA-në në adresim të çështjeve parimore. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes”. “Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare” ...
Sveçla ua ndan statusin e mbrojtjes së përkohshme gazetareve ukrainase në Kosovë

Sveçla ua ndan statusin e mbrojtjes së përkohshme gazetareve ukrainase në Kosovë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/08/2022. 20:05 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ua ka ndarë statusin e mbrojtjes së përkohshme gazetareve ukrainase që janë duke u strehuar në Kosovë. Sveçla thotë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit ukrainas edhe në të ardhmen, me të gjithë organizmat institucionalë. “Në kuadër të angazhimit tonë institucional, ne kemi ofruar mbështetjen nëpërmjet dy projekteve, atë të strehimit të gazetarëve dhe të popullit ukrainas deri në 5000 persona. Deri më tani si pjesë e programit që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas”. “Gazetaret nga Ukraina shprehën mirënjohjen për mbështetjen e madhe që shteti i Kosovës ka ofruar për ta dhe treguan se janë të prekur nga solidariteti që kanë marrë nga populli i Kosovës. Nd...
Haradinaj me bashkëluftëtarë kujtojnë e nderojnë të rënët e ofensivës së gushtit

Haradinaj me bashkëluftëtarë kujtojnë e nderojnë të rënët e ofensivës së gushtit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/08/2022. 18:04 Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në Gllogjan e Irzniq të Deçanit, për të rënët në ofensivën e gushtit të vitit 1998. Pas homazheve është mirëpritur në familjen Dacaj në Irzniq. Me këtë rast Haradinaj ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Rexhep Dacin dhe Metë Sadri Mushkolaj postmortem për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare.
Albin Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes

Albin Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/08/2022. 17:35 Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes. Duke e falënderuar ambasadoren Gomes për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë, Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut. Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet mes të dy shteteve. Ambasadorja Gomes potencoi vullnetin e shtetit të Luksemburgut për vazhdim të mbështetjes dhe zgjerim të marrëdhënieve bilaterale. Kurti i uroi ambasadores Gomes suksese të mëtutjeshme në angazhimet e saj të radhës. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me shtetin e Luksemburgut dhe përfaqësue...
div.meta-author { display:none; }