News That Matters

Author: Admin

Vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së

Vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/08/2022. 23:00 Pas një semundje të rëndë ka ndërruar jetë ish ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së Lendita Fejzullahu. Lajmin për vdekjen e saj e kan bër të ditur veteranët e Mitrovicës përmes një postim në Facebook. Postimi i plotë: NJOFTIM Nga një sëmundje e rëndë ka ndrruar jetë ish ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së, Lendita Fejzuallahu. Lendita Xhemjali Fejzuallahu, ishte e martuar në Bajgorë të Mitrovicës me ish ushtarin invalidin dhe veteranin e luftës së UÇK-së,dhe FSK-së, Hasim Fejzullahu. Të nderuara Familje të Dëshmorëve, lnvalid dhe Veteran të Luftës së UÇK-së, të nderuar qytetarë. Ju njoftojmë se nesër me datën 14.08.2022, e diel bëhet varrimi i veteranës së UÇK-së dhe ushtarës së FSK-së, bëhet në varrezat e të merituarve në Shpol të Mitrovicës me kohën e ( drekës ), Në ora 12:...
Rimëkëmbja nga lufta, Ukraina shpreson te kredia 5 miliardë dollarë nga FMN

Rimëkëmbja nga lufta, Ukraina shpreson te kredia 5 miliardë dollarë nga FMN

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
13/08/2022. 21:39 Arritja e një marrëveshjeje me FMN për një kredi prej 5 miliardë dollarësh, mund të jetë shpëtimi ekonomik, që Ukraina shpreson në këto momente. Nëse institucioni financiar i jep besim vendit në luftë, kjo do të ngjallte siguri edhe në radhët e kredidhënësve nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera. Ukraina ka nevojë për së paku 20 miliardë dollarë, në harkun e 2 viteve, sipas këshilltarit kryesor ekonomik të presidentit Volodymyr Zelenskiy. Sipas tij, aktualisht zyrtarët janë në kontakt me përfaqësuesit e FMN dhe se kërkohet që kjo paketë të miratohet sa më parë. Por institucionin me seli në Uashington, ndihma për Ukrainën duhet të vijë e shoqëruar me një plan specifik për rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike, në momentin që kushtet e lejojnë kë...
Mehaj: Janë zotuar 50 milionë euro për armatim e janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë

Mehaj: Janë zotuar 50 milionë euro për armatim e janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/08/2022. 20:14 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se brenda kësaj periudhe qeverisëse janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje armatim. Ai, tutje tha se për një vit e gjysmë janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë të rinj e shpejt do të hapet konkursi edhe për 612 të tjerë aktiv e 367 rezervistë. “Kjo nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje tjetër. Këtë vit, deri më tani kemi zotuar 28.6% të buxhetit për blerje. Kjo përqindje do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, kur do të përmbyllen blerjet që janë në proces”, është shprehur Mehaj. Më tej, i pari i Mbrojtjes tha se vitin e kaluar dikasteri të cilin ai e udhëheq ka shpenzuar 96 për qind të buxhetit, që sipas tij, është për qindja më e lartë e shpenzimit të buxhetit ndonjëherë....
Kurti takoi disa të rinj nga mërgata, diskutuan për projektet e mundshme në të ardhmen

Kurti takoi disa të rinj nga mërgata, diskutuan për projektet e mundshme në të ardhmen

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/08/2022. 20:09 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim një grup studentësh dhe të rinjsh nga mërgata, me të cilët ka biseduar dhe ka shkëmbyer ide për mundësitë se si mund të kontribuojnë në Kosovë. Në takim u diskutua ppër projektet e mundshme në të ardhmen nëpërmjet të cilave do të mund të ndërtoheshin ura bashkëpunimi midis rinisë në Kosovë dhe asaj në mërgatë. Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës e vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin e profesionistëve të mërgatës në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike, në zbatimin e politikave, si dhe për investime të përbashkëta me ndërmarrjet vendore. “Ne po e ndryshojmë qeverisjen për të mirë, por mund të duhet pak më shumë kohë që ‘brain-drain’ të f...
Haradinaj takon ish-komandantin e KFOR-it, gjeneral Erhard Buhle

Haradinaj takon ish-komandantin e KFOR-it, gjeneral Erhard Buhle

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/08/2022. 18:32 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar ish-komandantin e KFOR-it, gjeneral Erhard Buhle. Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjik në rrugën e saj drejt NATO-s dhe BE-së. Haradinaj tha se me ish-komandantin e KFOR-it biseduan për për zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend, si dhe siç u shpreh ai mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera. “Kënaqësi takimi me gjeneralin Erhard Bühler që për shumë vite i shërbeu Kosovës dhe qytetarëve të saj, Mustafë Abazin kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani si dhe mikun e bashkëpunëtorin shumëvjeçar Gani Dreshaj, ish deputet dhe zv.minis...
Memli Krasniqi falënderon Shqipërinë për Rezolutën në mbrojtje të UÇK-së në Këshillin e Evropës

Memli Krasniqi falënderon Shqipërinë për Rezolutën në mbrojtje të UÇK-së në Këshillin e Evropës

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
13/08/2022. 17:28 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për shtetin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama, për adresimin e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me kërkesë për të rishikuar rezolutën e KE-së që merr për bazë raportin e Dick Martyt. Kreu i PDK-së tha se ky është hapi i parë në rrugën tonë të përbashkët drejt konfirmimit të së vërtetës, të drejtës e drejtësisë. “Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj shtetit shqiptar, që tashmë edhe zyrtarisht është vënë në mbrojtje të së vërtetës së luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta çliruar këtë të vërtetë nga pretendimet e fabrikuara e të pabaza kundër lirisë dhe pavarësisë sonë”, tha Krasniqi Lideri i opozitës ka ftuar institucionet e Kosovës që...
Ndahet nga jeta mikesha e madhe e shqiptarëve, Erica Bauhofer- Schader

Ndahet nga jeta mikesha e madhe e shqiptarëve, Erica Bauhofer- Schader

LAJME
13/08/2022. 16:59 Nga, Rexhep Rifati Zonja Erica bashkë me burrin e sajm, albanologun e mirënjohur zviceran, Profesor Dr. Dr. Basil Schader i kontribuuan me të madhe mësimit plotësues shqip dhe arsimin tonë në trojet etnike, por edhe mbledhjes së donacioneve për ngritjen dhe meremetimin e objekteve shkollore në Shqipëri Derisa gjendemi për pushime në Kosovë nga Zvicra më erdhi një lajm mjaft i hidhur nga Zvicra. Përmes e-mailit nga Profesor Dr. Dr. Basil Schader, ne miqve të tij na dërgoi këtë njoftim në gjuhën shqipe, si njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës sonë: “Kam detyrimin tepër të hidhur t’ju lajmëroj që bashkëshortja, nusja, më e dashura ime ERICA BAUHOFER SCHADER ka ndërruar jetë pardje në orën gjashtë. Me durim, optimizëm dhe forcë mbinjerëzore ajo ka luftuar shtatë vite kundër...
Mbi 2,000 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Mbi 2,000 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/08/2022. 15:13 Mbi 2000 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës nga janari deri në fund të korrikut të këtij viti. Kjo është bërë nga ata persona që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian ku nuk i lejohen dy shtetësi. Ndërkohë, numri më i madh i atyre që nuk e duan shtetësinë e vendot tonë, është i të rinjve. Për çdo vit në departamentin për shtetësi, azil dhe migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri në 5.000 persona, heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, mirëpo nga janari e deri në korrik të këtij viti, ka pasur një rritje të numrit të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia. Liridon Neziri nga ky departament, thotë se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka pasur një trend të njëjtë të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia. Ai për KosovaPress, ...
Haradinaj për tragjedinë në Cetinë: Bashkëndjejmë me familjarët dhe qytetarët e Malit të Zi

Haradinaj për tragjedinë në Cetinë: Bashkëndjejmë me familjarët dhe qytetarët e Malit të Zi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
13/08/2022. 13:22 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Raradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjarët e qytetarët e Malit të Zi, pas tragjedisë ku mbetën të vrarë 11 persona në Cetinë. “Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shtetin fqinj dhe mik, Malin e Zi, ku nga ngjarja makabre dje në Cetinë, mbetën të vrarë 11 qytetarë. Bashkëndjejmë me familjarët, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi”, ka shkruar Haradinaj në facebook. Ai tha se Kosova qëndron afër Malit të Zi në këto ditë zie.
div.meta-author { display:none; }