
Nesër fillojnë reduktimet e energjisë në Kosovë: 6 orë me rrymë, 2 orë pa rrymë
14/08/2022 23:38
KEDS ka bërë të ditur se ka pranuar urdhëresën nga Qendra Nacionale Dispeçerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e ditës së hënë – datë 15 gusht.
Në komunikatën e KEDS-it thuhet se këto kufizime, në bazë të planit të dërguar, do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët, të cilët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime.
“Prej nesër, vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor. Kjo, pasi KEDS dhe KESCO nuk kanë mundësi financiare më që të nominojmë energji jashtë asaj që prodhohet nga gjeneratorët vendorë. Deri te kjo situatë ka ardhur për shkak të çmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare dhe mos mbulimit të kostos së sistemit. Kjo ka sjellë situatë të rënd...