News That Matters

Author: Admin

Suedia mbyll kishat dhe saunat për të kursyer energji

Suedia mbyll kishat dhe saunat për të kursyer energji

BOTË, LAJME
Suedia ka mbyllur kishat dhe saunat në disa qytete, në përpjekje për të ulur konsumin e energjisë elektrike dhe shpenzimeve gjatë këtij dimri. Andreas Mansson, inxhinieri që mbikëqyr nevojat energjetike të kishave në dioqezën e qytetit Lund, tha se nga 150 deri 540 kisha në këtë rajon do të mbyllen plotësisht ose pjesërisht gjatë dimrit në kuadër të përpjekjeve të Suedisë për të ulur konsumin e energjisë. Kishat që do të mbeten të hapura do të ulin ngrohjen për të kursyer energji. Në kuadër të masave për kursimin e energjisë do të mbyllen edhe saunat, ndërsa disa prej tyre do të punojnë duke ulur temperaturat. Qeveria suedeze gjithashtu ka kërkuar nga organet shtetërore në 200 komunat të Suedisë të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit. ...
Bie sërish nga sistemi blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”

Bie sërish nga sistemi blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”

KOSOVË, LAJME
Kosovën mund ta presin sërish ditë të vështira në furnizimin me energji elektrike. Kjo pasi ka rënë sërish nga sistemi blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”. I njëjti u kthye në funksion vetëm pak ditë më parë, pa u kontrolluar mirë, duke shkaktuar kështu dëme të jashtëzakonshme. Demokracia.com ka mësuar se ky bllok ishte kthyer shpejt e shpejt në funksion, pa u kontrolluar mirë, duke rritur kështu edhe më shumë koston e shpenzimeve, pasi që vetëm për një startim të tij nevojiten rreth 70 mijë litra naftë ose mbi 100 mijë euro kosto. Blloku A3 prodhon 130 MWh, ndërsa importi i 130 MWh me çmimet aktuale për 24 orë kushton hiç me pak se rreth 1 milion euro. Kjo do të thotë se momentalisht janë duke u prodhuar më pak se 500 MWh, shifër e pamjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e qyt...
Pas mjekësisë, Fakulteti Juridik e Ekonomik drejtimet më të kërkuara nga studentët

Pas mjekësisë, Fakulteti Juridik e Ekonomik drejtimet më të kërkuara nga studentët

KOSOVË, LAJME
Pas mjekësisë, për vite të tëra Ekonomiku dhe Juridiku kanë qenë dy drejtime më të preferuara nga studentët. Madje në këtë drejtim, numri i studentëve është plotësuar në afatin e parë, por kësaj herë duket se ka një ndryshim për studime në Universitetin e Prishtinës. Interesimi për të studiuar në vetëm disa drejtime studimore si në Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik ka qenë më i shprehur vitet e kaluara. Por, këtë vit nga Universitetin e Prishtinë thonë që kërkesa ka ndryshuar. “ Në afatin e parë të konkursit për studime kemi pasur rreth  8 mijë aplikantë për  5,600 vendet të lira të studimeve, drejtimet të kërkuara kanë qenë programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë”, tha Mimoza Ibrani , prorektore për mësim UP. Edhe pse ekzistojnë disa kolegje juridike privat...
OJQ  Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) në vlerë prej 10 500 € pajisje  mjekësore donacion për Mitrovicën

OJQ Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) në vlerë prej 10 500 € pajisje mjekësore donacion për Mitrovicën

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë u bë pranimi i pajisjeve mjekësore të dhëna donacion nga OJQ Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) në vlerë prej 10 500 € Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës është përfituese e këtij projekti ,përmes të cilit Organizata ASB me donacionin e Aktion Deutschland Hilft-ADH ka mbështetur 5 QKMF ne komunat e Kosoves me qëllim lehtësimin ne përballje me pandeminë COVID-19. Këtu bejnë pjeseë disa pajisje shumë të rendësishme si : inhalatorë, pulsoksimetra , sterilizatorë,EKG,monitor, oksigjenkoncentratorë, karrige lëvizëse për pacientë , aspiratorë , defibilator automatik External Portabel dhe boca oksigjeni, vlera totale e të cilave është 10.500 euro për secilën komunë përfituese.. Të pranishëm n...
Një muaj nga greva e Arsimit

Një muaj nga greva e Arsimit

KOSOVË, LAJME
Sot janë bërë një muaj nga fillimi i grevës në sektorin publik, dhe pavarësisht pritjeve që fundjava të sjellë rezultate në përfundimin e saj, Qeveria e sindikatat duken larg arritjes së një marrëveshjeje. Përderisa kryeministri Kurti, u është referuar sindikalistëve si “sindikalistë të PAN-it,” këta të fundit kanë kërkuar seriozitet nga ai, duke thënë se mbesin në pritje të ftesave për takim, por edhe ofertave konkrete. Sot janë bërë një muaj nga fillimi i grevës në sektorin publik, dhe pavarësisht pritjeve që fundjava të sjellë rezultate në përfundimin e saj, Qeveria e sindikatat duken larg arritjes së një marrëveshjeje. Përderisa kryeministri Kurti, u është referuar sindikalistëve si “sindikalistë të PAN-it”, këta të fundit kanë kërkuar seriozitet nga ai, duke thënë se mbesin në pri...
Osmani për situatën në veri: Serbia është ajo që po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën

Osmani për situatën në veri: Serbia është ajo që po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/08/2022. 15:54 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke folur për situatën në veri të Kosovës, ka thënë që presin që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë ndaj gjithë rajonit. “Tendenca të cilat janë të nxitura dhe i shërbejnë interesave të Rusisë”, ka thënë Osmani. Tutje ajo tha se institucionet janë të përkushtuara të punojnë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. “S’ka dhe nuk mund të ketë ekuivalencë të dy palëve, kur Serbia është ajo që po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën, por edhe veprime që cenojnë paqen dhe stabilitetin”. “Presim që sinjale të qarta nga BE-ja të ipen në raport me Serbinë dhe ta ndalojnë atë”, ka shtuar ajo.
Begaj në qeveri, pritet nga Kurti

Begaj në qeveri, pritet nga Kurti

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/08/2022. 15:48 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është pritur me ceremoni nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e parë të tij që prejse mori mandatin. Begaj erdhi në Kosovë me ftesë të homologes, Vjosa Osmani dhe do të qëndrojë dy ditë. Presidenti i ri shqiptar fillimisht është pritur presidentja Osmani me ceremoni të lartë shtetërore. Më pas president Begaj është takuar edhe me kryparlamentarin Glauk Konjufca.
Hoti – Qeverisë: Për të mbuluar keqmenaxhimin e rrymës po e hapin temën e shamive në shkolla

Hoti – Qeverisë: Për të mbuluar keqmenaxhimin e rrymës po e hapin temën e shamive në shkolla

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/08/2022. 10:53 Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me reduktimet që nisin nga sot. Hoti vlerëson se është papërgjegjësi që të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë dhe se reduktimet na kthejnë me dekada prapa. Mes tjerash, deputeti i LDK-së thotë se qeveria për të mbuluar keqmenaxhimin me reduktime po e hapin temën e shamive në shkolla. “Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa. Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Hoti në ...
Patentat shqiptare njihen në Arabinë Saudite

Patentat shqiptare njihen në Arabinë Saudite

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
15/08/2022. 10:50 Ministria e Jashtme Shqipërisë ka njoftuar se janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ministra tha se pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre. “Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre”.
Presidenti Begaj sot nis vizitën dyditore në Kosovë

Presidenti Begaj sot nis vizitën dyditore në Kosovë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/08/2022. 10:47 Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj do të zhvillojë më 15-16 gusht një vizitë zyrtare në vendin tonë. Vizita e parë e presidentit Begaj pas marrjes së detyrës, bëhet me ftesë të homologes së tij, Vjosa Osmani. Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit shqiptar do të takohet me krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës, krerët e partive opozitare, si dhe do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari, varri i ish-presidentit Ibrahim Rugovës, si dhe do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur. Begaj do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, takim me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, si dhe do të vizitojë Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit....
div.meta-author { display:none; }