News That Matters

Author: Admin

Miratohet rezoluta e VV-së për adresimin e rritjes së çmimeve

Miratohet rezoluta e VV-së për adresimin e rritjes së çmimeve

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/08/2022. 10:31 Me 61 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që kërkon marrjen e masave nga Qeveria për adresimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë. Nga Qeveria është paralajmëruar një ligj për caktimin e marzhës së fitimit maksimal për produktet bazë, ngjashëm siç është bërë me çmimin e derivateve. Të enjten, Kuvendi ka miratuar edhe raportet vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të KOSTT-it për vitin 2021.
Dua Lipa gati për Sunny Hill Festival

Dua Lipa gati për Sunny Hill Festival

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
04/08/2022. 10:07 Dua Lipa është gati për Sunny Hill Festival. Këngëtarja me famë botërore, ka shkuar t’i shohë nga afër skenën gjigante dhe përgatitjet e fundit në Parkun e Gërmisë, ku do të performojë vetë. Bashkë me të, në skenë do të ngjiten edhe yje si J Balvin, Skepta, Diplo dhe shumë të tjerë. Sunny Hill Festival nis sot dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht. Dyert do të hapen në orën 12:00.
Ushtarët e FSK-së ngjiten në majën Mont Blanc

Ushtarët e FSK-së ngjiten në majën Mont Blanc

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/08/2022. 10:04 Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ushtarët e FSK-së janë ngjitur në majën më të lartë, Mont Blanc. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se MM-ja është krenare me arritjen e ushtarëve të FSK-së. “Pas disa ditë ecje tejet sfiduese, ushtarakët e FSK-së, Besart Ejupi, Arben Rexhepi, Fatmir Tahiri, Kushtrim Hyseni dhe zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj, dje pushtuan me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë në Evropën Perëndimore, në lartësi prej 4,810 metra”. “Ky është sukses i madh i djemve tanë të cilët përveç me angazhimin vetëmohues e profesionalizimin e lartë në operacione ushtarake, na bëjnë shumë krenar edhe me këtë sukses të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim.
Dua Lipa vjen në Prishtinë

Dua Lipa vjen në Prishtinë

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
03/08/2022. 22:20 “Sunny Hill Festival” nis nesër (e enjte) për të sjellur katër ditë atmosferë, muzikë dhe netë të paharruar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Shumë emra të njohur me famë botërore dhe artistë shqiptarë do të ngjiten në skenën e festivalit që mbahet në parkun e Gërmisë. Tashmë ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e cila bën hapjen e festivalit duke performuar në natën e parë, ka arritur në Prishtinë. Telegrafi mëson se nesër (e enjte) këngëtarja 26-vjeçare gjithashtu do të mbaj një konferencë për media. Ndërsa në Kosovës gjatë ditës ka arritur edhe artisti italian, Mahmood, i cili pritet të performoj për publikun në natën e dytë, të premten e 5 gushtit. Kujtojmë që artistët e tjerë botëror që do të perfomojnë këtë vit në “Sunny Hill Festival” janë yl...

Donaldi pjesëmarrës në projektin e ri televiziv të Borës?

LAJME
03/08/2022. 22:15 Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Ritvana Fetahu, duket se ka konfirmuar pjesëmarrjen e Donaldit në programin e ri që do të moderojë Bora Zemani. Pak kohë më parë ajo i kërkoi Borës dhe Donaldit të martohen, teksa postoi një video ku ndodhej në makinë me një mikeshë duke dëgjuar këngën e Donaldit me titull “Nuk je”. Krah videos së publikuar në Instagram, Ritvana shkroi: “Dikush këtu është shumë e interesuar që Bora dhe Donaldi të martohen. A ke pranuar Bora që të qetësohet?”- teksa ka etiketuar moderatoren, dhe shoqen e saj. Më pas Ritvana ka publikuar një tjetër video duke shkruar se shoqja e saj është fanse e tyre. Nga ana tjetër, Bora konfirmoi ditën e djeshme se do të jetë prezantuese e ‘Dancing With the stars’ dhe u shpreh se e pret një rrugëtim i ri, teksa ka pyet...
Ambasadori gjerman i shkon në zyrë presidentes Osmani

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë presidentes Osmani

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
03/08/2022. 20:04 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me situatën në veri të vendit. Presidentja Osmani ka potencuar se është më rëndësi t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar se nuk do të tolerohet retorika e saj nxitëse dhe veprimet e saj të dhunshme nëpërmjet strukturave ilegale në veri të Kosovës. Kjo është komunikata e plotë e lëshuar nga presidenca lidhur me takimin: Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon. Presidentja Osmani ka theksuar se n...
Lladrovci kërkon nga Kurti që të shkarkojë Rakiqin

Lladrovci kërkon nga Kurti që të shkarkojë Rakiqin

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
03/08/2022. 20:01 Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të shkarkojë nga posti i ministrit, Goran Rakiqin që është edhe kryetar i Listës Serbe. Lladrovci kërkon nga Kurti të ndërmarrë veprime pasi që Rakiq tha se Lista Serbe do të mundohet të rrëzojë Kurtin. “Pasi Ministri kompetent e profesional e vlerësoi “Listën Serbe” si “parti të devalvuar” dhe parti që “bashkëpunon me grupet kriminale”, çka po pret Albin, shkarko Rakiqin dhe të emëruarit e tij në Qeveri dhe trupat tjera ekzekutive. “Bashkëjetesa” politike me ata që bashkëpunojnë me “grupe kriminale”, është bashkëqeverisje e çoroditur. Ka dy rrugë, ose nuk janë të sakta konstatimet se ata “bashkëpunojnë me grupe kriminale” dhe janë deklarata kuturu, ose ju bashkëqeverisni m...

Beqa: BE-ja po dështon në raport me Kosovën për liberalizimin e vizave

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
03/08/2022. 19:58 Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hajdar Beqa, tha se Bashkimi Evropian po dështon në raport me Kosovën në procesin e liberalizmit të vizave. Beqa në Info Magazine në Klan Kosova tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për lëvizjen e lirë. “Konsideroj se Bashkimi Evropian është duke dështuar në raport me Kosovën dhe jo Kosova ndaj Bashkimit Evropian. Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të jetë më e zëshme në këtë rast sepse kemi pasur shumë kushtëzime gjatë rrugës” – tha Beqa. “Sa i përket liberalizimit të vizave është një proces që ka filluar më herët dhe Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret që kanë dalur nga Bashkimi Evropian. Të gjithë detyrat e caktuara nga Komisioni Evropian janë kryer, dhe ne i kemi parë raportet e Komisionit Evropian që ...
Xhaka: Arsenali është gati për sezonin e ri

Xhaka: Arsenali është gati për sezonin e ri

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
03/08/2022. 17:45 Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka, ka folur në prag të nisjes së sezonit të ri në Premier Ligë. “Topçinjtë” e nisin të premten, ku në shtëpi i shkojnë Crystal Palace të Patrick Vieria. Xhaka ka folur për pritshmëritë që kanë për skuadrën e re, por që nuk ka dhënë aq fjalë, sikur që kishte bërë në fund të sezonit rreth kualifikimit për në Ligën e Kampionëve. “Nënshkrimet që kemi bërë na kanë dhënë neve diçka më tepër se të fitosh, na kanë dhënë mentalitetin se si të fitohet cilësia, natyrisht. Është si mozaik, duhet cilësia, natyrisht, por që nëse ata nuk përshtaten me ekipin, do të jetë e vështirë të arrihet diçka”, ka thënë Xhaka. “Blerjet janë përshtatur mjaft mirë me ekipin. Nga vitit në vit ne jemi përmirësuar. Është lehtë të flitet sesa të bëhet, sigurisht, ...
Dorëzohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e Dritan Abazoviqit

Dorëzohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e Dritan Abazoviqit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
03/08/2022. 17:20 Kryetari i klubit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviq, tha se kanë dorëzuar iniciativën për votëbesimin e Qeverisë së Malit të Zi.Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se do të nisë një iniciativë për votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, raporton Vijesti. Përveç përfaqësuesve të asaj partie, në konferencë është e pranishme edhe Draginja Vuksanoviq Stankoviq, deputete e Partisë Socialdemokrate (SDP).Zhivkoviq tha se nuk kontestojnë se çështja e Marrëveshjes Themelore duhet të zgjidhet, por se kryeministri është sjellë si njeri që nuk mund t’i besohet....
div.meta-author { display:none; }