News That Matters

Author: Admin

Këta artistët do të përformojnë sonte krah Dua Lipës në ‘Sunny Hill’

Këta artistët do të përformojnë sonte krah Dua Lipës në ‘Sunny Hill’

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/08/2022. 18:46 Pak orë na ndajnë nga fillimi i festivalit ‘Sunny Hill’. Dyert e festivalit janë hapur në ora 12:00 dhe do mbyllen në ora 22:00. E hapjen e këtij festivali do ta bëjë artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Krahas këngëtares sonte do të përformojnë edhe Elvana Gjata, Yll Limani, Kida, Grupi Sytë, Art Lokaj etj.
Policia del me njoftim për Sunny Hill

Policia del me njoftim për Sunny Hill

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/08/2022. 16:33 Për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, Drejtoria Rajonale e Policisë (DRP) Prishtinë, ka hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion. Festivali do të mbahet nga data 04.08.2022 deri më 08.08.2022, në Prishtinë (Gërmi). Për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonën. “Do të ketë ndalimqarkullimi për mjetet motorike dhe qytetarët në rrugën “Dr.Shpëtim Robaj” që nga hyrja në parkun Gërmia (te laura) e deri në kryqëzimin e rrugës me fshatin Butovc. Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredi...
Lipa: Po ndihem krenare dhe e lumtur që jam në shtëpinë time

Lipa: Po ndihem krenare dhe e lumtur që jam në shtëpinë time

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/08/2022. 15:16 Nga sot (e enjte) ka nisur festivali “Sunny Hill” që do të mbahet përgjatë katër ditëve, deri më 7 gusht (e diel). Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nga mbrëmë ka arritur në Prishtinë dhe pritet të performojë sonte, pikërisht në natën e parë të festivalit. Kur kanë mbetur edhe pak orë para ngjitës në skenë të yllit të muzikës, ajo ka mbajtur një konferencë për media. 26-vjeçarja u shpreh se ndihet krenare dhe shumë e lumtur për faktin që ndodhet sërish në vendin e saj teksa tha se të gjithë vëmendjen e ka tek performanca e sotme. “Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin që e kam shumë përzemër, ndjehem krenare që jam këtu, e kam patur vëmendje vetëm të performanca...
Lipa: Gërmia s’ka qenë dëshira jonë për ta mbajtur festivalin

Lipa: Gërmia s’ka qenë dëshira jonë për ta mbajtur festivalin

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/08/2022. 15:00 Babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjini, ka folur rreth festivalit “Sunny Hill” i cili ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht. Ai përmendi pandeminë COVID-19 e cila e ndaloi festivalin për dy vjet, por u shpreh i lumtur që u rikthye dhe sjell artistë më të mëdhenj të muzikë moderne. “Në krejt botën e kemi pasur një ndalesë të madhe, çdo gjë është ndërprerë në mendjen tonë, që asgjë s’do të organizohet më si përpara, por ja ku jemi. Pas dy vitesh po organizojmë festivalin më të madh në rajon, festivalin me emrat më të mëdhenj të muzikës moderne”. “Në vendin kur krejt Evropa nuk e pret organizmin e një festivali të tillë, një vend që papasur trazira dhe që vazhdon të ketë trazira. Një vend i cili me dekada kapërcen në probleme pak me fajin e fqinjëve pak me...
Hovenier, Rakiqit: Reciprociteti në pajtim me marrëveshjet e Brukselit

Hovenier, Rakiqit: Reciprociteti në pajtim me marrëveshjet e Brukselit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/08/2022. 12:36 Ambasadori amerikan në Kosovë, Joeffrey Hovenier tha sot se ia bëri të qartë kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, qëndrimin e SHBA rreth reciprocitetit për targa dhe dokumente nga ana e Kosovës. Në takimin e zhvilluar me Rakiqin në zyrën e këtij të fundit në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, tha t’ia këtë konfirmuar se ky reciprocitet është në pajtim me marrëveshjet e Brukselit. Amerikani iu tha gazetarëve, se kërkoi nga kreu i LS, që situate të deeskalohet dhe që palët të kenë kujdes, ndërsa mirëpritet një takimin I radhës I dialogut në Bruksel, më vonë gjatë këtij muaji. Poashtu, dipolomati tha se ia ka bërë me dije qëndrimin e SHBA për individin Milan Radiojçiq, i cili është i sanksionuar nga Thesari Amerikan. Radojçiq është nënkryetar i Listës Serbe. ...
Kurti: Nga 1 shtatori reciprociteti do të zbatohet me kordinim me ndërkombëtarët

Kurti: Nga 1 shtatori reciprociteti do të zbatohet me kordinim me ndërkombëtarët

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/08/2022. 12:29 Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, sot në Kuvend është deklaruar pas zhvillimeve të shumta në veri të vendit. Ai ka thënë se ajo që është dashur të ndodhë para 11 vjetëve u fillua të zbatohet tani. “11 vjet ka pasur pritje e tash për më pak se një muaj ka nxitim. Ky muaj qenka shumë më i rëndë se sa 11 vjet. Më 29 qershor, Qeveria mori dy vendime, me këto vendime themi qartë se do të fillojë shndërrimi i tabelave për automjetet nga koha e Millosheviqit, ato PR, KM, PZ etj, në targa të Kosovës. Kemi dhënë muajt gusht dhe shtator si afat për këtë gjë, në mënyrë që më 1 tetor të mos kemi më automjete me ato targa. Tash, përveç kësaj e kemi pasur edhe vendimin që thotë se duhet të ketë një dokument për të gjithë qytetarët me dokumente të lëshuara nga Serbia, që kur të ...
Nënkryetari Arian Tahiri inspekton punimet në kubëzimin e trotuareve tek rruga e UÇK-së

Nënkryetari Arian Tahiri inspekton punimet në kubëzimin e trotuareve tek rruga e UÇK-së

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/08/2022. 12:21 Nënkryetari i komunës së Mitrovicës Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, ka vizituar punimet në projektin që ka të bëjë me kubëzimin e trotuareve tek rruga afër gjimnazit “Frang Bardhi“, shkollës së mesme ekonomike “Hasan Prishtina“, qendrës së Down Syndrome Kosova dhe shkollës fillore “Musa Hoti”. Gjatë kësaj vizite nënkryetari Tahiri takoi edhe banorë të kësaj lagje, të cilët i njoftoj se në vazhdimësi janë duke bërë përpjekje që të ketë projekte të cilat kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe sigurinë e qytetarëve, pasi që është e ditur se si kanë qenë trotuaret në këtë rrugë dhe se si do të bëhen pas kubëzimit. Me këtë rast, banorët falënderuan nënkryetarin Tahiri dhe drejtorin Tmava p...
Tahiri: Kurti nuk është i gatshëm të vendosë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë

Tahiri: Kurti nuk është i gatshëm të vendosë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/08/2022. 12:16 Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk është i gatshëm të vendos reciprocitet të plotë me Serbinë, ashtu siç kishte premtuar sipas tij para se të vinte në pushtet. Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se me vendosjen e reciprocitetit vetëm në çështje specifike duket se ka vetëm qëllime instrumentale. “Situata me veriun e Kosovës për letërnjoftimet si menaxhim ishte i paqartë dhe pa epilog të qëndrueshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kryeministrin e kemi kundërshtuar kur ka legjitimuar targat ilegale të lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovë sepse ka qene hap regresiv. Por e kemi mbështetur kur u përpjek me vendos reciprocitet për targat, ngjashëm kemi mbështetur edhe me një gusht k...
div.meta-author { display:none; }