
Deri në katër orë pritje në Merdar për të dal nga Kosova
05/08/2022 20:46
Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës me vendet fqinje, edhe sonte vazhdon të ketë fluks të madh të automjeteve. Bashkatdhetarët të cilët ishin në Kosovë për t’i kaluar pushimet e verës tashmë kanë nisur të kthehen në vendet e Evropës. Kjo ka bërë që në disa pika kufitare të krijohen kolona të gjata të veturave.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 20:14), pritjet më të gjata janë në Merdar, për dalje nga Kosova. Në këtë pikëkalim kufitar pritjet janë deri në 4 orë për të dalë nga Kosova, ndërsa 15-20 minuta për të hyrë.
Kolona të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në dy orë.
Ndërsa, në vendkalimin kufitar në Muçibabë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 2 orë e për të hyrë vetëm 1...