News That Matters

Author: Admin

Pritje të gjata për të dalë nga Kosova, dy kilometra kolona në Merdarë

Pritje të gjata për të dalë nga Kosova, dy kilometra kolona në Merdarë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
06/08/2022. 19:42 Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kuftiar, ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë, po sillen deri në katër orë. Kolona në këtë pikë kufitare ka arritur në dy kilometra. Ndërkaq për të hyrë në Kosovë, qytetarët duhet të presin deri në 20 minuta. Ndërkaq në zonat e tjera kufitare si Muçibabë dhe Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë janë më të pakta, ato sillen rreth 30 minuta, ndërkaq kolonat arrijnë në 200 metra.
Sveçla: Gjuajtja me armë drejt zyrtarëve policorë është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit

Sveçla: Gjuajtja me armë drejt zyrtarëve policorë është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
06/08/2022. 16:52 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri. Në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili është shprehur se grupet ilegale serbe që po mbështeten nga struktura të caktuara serbe dhe po bëjnë përpjekje që ta pengojnë punën e institucioneve të Kosovës. Sveçla shtoi se gjuajta me armë drejt zyrtarëve policorë është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. “Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit”, është shprehur Sveçla. “Grupet ilegale serbe të cil...
Dua Lipa e thotë sërish: Rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave

Dua Lipa e thotë sërish: Rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
06/08/2022. 15:40 Ambasadorja më e re e Nderit e Kosovës, Dua Lipa, thotë se është nder dhe privilegj ta përfaqësojë Kosovën në të gjithë botën. Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare ka përsëritur thirrjen se rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave, thirrje kjo e cila është edhe sllogan i edicionit të sivjetëm i Festivalit “Sunny Hill” që organizohet nga familja Lipa. Dua në profilin e saj në Instagram që numron mbi 85 milionë ndjekës ndau fotografit nga ceremonia e djeshme ku presidentja, Vjosa Osmani, i ndau titullin “Ambasadore Nderi”. “Dje pasdite mora titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të lënë...
Sulmohet me armë policia kufitare në veri

Sulmohet me armë policia kufitare në veri

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
06/08/2022. 14:43 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, është sulmuar me armë në veri të Kosovës, përkatësisht prej 10 të shtënash të njëpasnjëshme në drejtim të tyre. Përgjatë së shtunës, njësia e lartcekur, derisa ka qenë duke e vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, është sulmuar me armë zjarri. Asnjë pjesëtar i njësisë policore kufitare nuk ka pësuar lëndime nga sulmi në fjalë. Ndërkaq, bëhet e ditur se ndihmë njësisë policore i ka ofruar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Terreni po vazhdon të vëzhgohet nga Policia e Kosovës. Ky nuk është i vetmi sulm ndaj Policisë së Kosovës. Më 17 korrik, pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës kishin mbetur të lënduar si pasojë e...
Mozzik ka një kërkesë për Dua Lipën

Mozzik ka një kërkesë për Dua Lipën

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
06/08/2022. 14:04 Reperi i njohur kosovar, Mozzik, i është drejtuar me një kërkesë këngëtares kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipës. Në postimin që ka etiketuar edhe artisten ai i ka kërkuar asaj dhe babait, Dukagjin Lipës të vizitojnë Prekazin. “Dua jam shume krenar me gjitha arritjet tua vazhdo para je me e mira. Kto dite qe jeni Kosove vizitoni Prekazin”, ka shkruar Mozzik.
Bërnabiq: Nëse Asociacioni formohet me ligjet e Kosovës dialogu është i kotë

Bërnabiq: Nëse Asociacioni formohet me ligjet e Kosovës dialogu është i kotë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
06/08/2022. 13:51 Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i kotë nëse formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kushtëzohet në përputhje me ligjet e Kosovës. “Nëse e vendosni atë gardh në përputhje me ligjet e tyre e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse edhe ata vetë nuk i respektojnë dhe as Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj, sepse po ta respektonte nuk do të ekzistonte Ushtria e Kosovës sepse në Kushtetutë thuhet që lidhur me të është dashur të pyetën serbët, por nuk janë pyetur”. Kjo deklaratë e kryeministres serbe vjen pas asaj të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se Asociacioni nuk bën të jetë shtet në shtetin e Kosovës dhe se duhet respektuar Kushtetuta e Kosovës. Bër...
Kurti lavdëron DokuFestin

Kurti lavdëron DokuFestin

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
06/08/2022. 13:47 Kryeministri Albin Kurti ka thënë se DokuFest, që ka nisur mbrëmë, është ngjarja më e madhe kulturore ndërkombëtare në Kosovë. Ai aka thënë se DokuFest edhepse ka tri dekada që ekziston nuk e ka humbur asnjëherë magjinë e vet. “DokuMagjia! DokuFest është ngjarja më e madhe kulturore ndërkombëtare në Kosovë. Më shumë se vetëm ngjarje, DokuFest është institucion i rëndësishëm i krijimtarisë dhe edukimit artistik. Ndonëse ka hyrë në dekadën e tretë të ekzistencës, festivali asnjëherë nuk e humbi magjinë e vet. Përkundrazi, edhe ky edicion që nisi mbrëmë, premton një javë plot shkëlqim mbi gurët e monumenteve të Prizrenit”. “DokuFest është mënyra më efektive për t’ia rrëfyer botës krijimtarinë dhe potencialin tonë artistik, zellin e talentin rinor. Ai është edhe ekono...
Sara Hoxha pozon përkrah ish të dashurës së partnerit

Sara Hoxha pozon përkrah ish të dashurës së partnerit

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
06/08/2022. 12:34 Sara Hoxha është blogerja e famshme nga Shqipëria, ajo tashmë është edhe partnerja e reperit të njohur, Ledri Vulës. Paraqtjet e saj nëpër media gjithmonë I ka refuzuar më heret, mirëpo gjërat kanë ndryshuar që nga ajo periudh. Ajo ka realizuar një intervisht ditë më parë ku ka treguar për raportet me ish te dashurat e Ledrit, të cilat janë fytyra publike. Sara tregoi se me Dafina Zeqirin dhe Dua Lipën ka raporete mjftë të mira, dhe I pëlqen të rrijë me to. Së fundmi, në InstaStory ka ndar një imazh përkrah Dua Lipës nga prapaskena e “Sunny Hill”.
Borrell konfirmon takimin e Kurtit me Vuçiqin në Bruksel

Borrell konfirmon takimin e Kurtit me Vuçiqin në Bruksel

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
06/08/2022. 10:36 Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Borrell ka bërë të ditur se takimi do të mbahet më 18 gusht në Bruksel. “Kam ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell. Takimi vjen pas tensioneve që u ngritën në veri të vendit, pasi qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe. Serbët lokalë vendosën barrikada dhe bllokuan rrugët që çonin në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Pas kërkesës së ambasado...
div.meta-author { display:none; }