News That Matters

Author: Admin

Opozita i kërkon qeverisë koordinim me ShBA-në: Mund të përkeqësohet situata

Opozita i kërkon qeverisë koordinim me ShBA-në: Mund të përkeqësohet situata

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
07/08/2022. 12:26 Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë të bindura se qeveria nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë për vendosjen e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet me Serbinë. Këto dy parti po kërkojnë që të ketë dakordim sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duke mos anashkaluar edhe Bashkimin Evropian. Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ka thënë se është i domosdoshëm koordinim me ShBA-në, pasi sipas tij, gjithmonë ka qenë krah çdo zhvillimi, sidomos në pjesën e sigurisë së vendit, raporton Ekonomia Online. “Po shihet qartë që nuk ka koordinim në këtë aspekt. Një gjë tjetër është informimi e një gjë tjetër koordinimi, sidomos për pjesën e veriut të Kosovës dhe nuk është e arsyeshme të bësh një herë sulmin pastaj ...
Kurti: Agresioni i Serbisë dhe rezistenca jonë, janë e vërteta historike e faktike

Kurti: Agresioni i Serbisë dhe rezistenca jonë, janë e vërteta historike e faktike

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
07/08/2022. 11:05 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varret e dëshmoreve të betejës së Godenit. Kurti, përmes një postimi në facebook, shkroi se këta dëshmorë kujtohen me krenari e nderim në 24-vjetorin e rënies. “Në luftën çlirimtare ranë katër dëshmorë të familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës. Marku e Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit dhe Prendi e Mema më 28 janar 1999 në betejën e Godenit. I përkujtuam me nderim e krenari në 24 vjetorin e tyre, të gjakut të tyre që u bë liria jonë. Lokja Hanë dhe Gega na prinin në homazhet e sotme te varri i tyre dhe lapidari tempull me katër shtylla”, ka shkruar Kurt.. Ai shtoi se agresioni i Serbisë dhe rezistenca e Kosovës janë e vërteta historike e faktike. “Para një çerek shekulli UÇK-ja organizoi popullin ...
Qeveria: Reciprocitetin dhe targat nuk i diskutojmë në Bruksel

Qeveria: Reciprocitetin dhe targat nuk i diskutojmë në Bruksel

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
07/08/2022. 11:00 Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në dokumente dhe targat ilegale nuk do të diskutohen në takimin e 18 gushtit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Nga ekzekutivi thonë se vendimet janë të institucioneve të Kosovës dhe të parapara edhe në marrëveshjet e kaluara të Brukselit, andaj nuk mund të jetë temë e diskutimit. Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk tregon se cila do të jetë agjenda e takimit, derisa thotë se nuk do të ketë takim në nivel të kryenegociatorëve, para atij të nivelit të lartë. “Për agjendën e takimit do t’ju njoftojmë me kohë. Vendimet për targa dhe dokumente për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë, që janë të parapara edhe në marrëveshjet për të c...
Sonte, nata e fundit e Sunny Hill Festival

Sonte, nata e fundit e Sunny Hill Festival

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
07/08/2022. 10:00 Sonte është nata e fundit e festivalit të muzikës Sunny Hill, festival ky që për katër ditë priti artistë nga e gjithë bota për të performuar në Prishtinë. Sunny Hill, edhe këtë herë është mbajtur në Parkun e Gërmisë. Në skenën e këtij festivali u ngjitën Dua Lipa, që është edhe organizatore e tij, artisti kolombian J Balvin, Mahmood, Azet e Zuna Skepta e Diplo, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Ghetto Geasy dhe shumë të tjerë. Mbi 20 mijë adhurues të muzikës morën pjesë në këtë festival.
Dafina Zeqiri ‘thumbon’ kolegët në statusin e fundit

Dafina Zeqiri ‘thumbon’ kolegët në statusin e fundit

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
06/08/2022. 23:14 Ajo po vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun dhe njëra nga artistet më të kërkuara në treg. E njëjta është shumë aktive në rrjete sociale dhe tërheq vëmendje sa herë që bën ndonjë postim. E së fundmi artistja ka bërë një postim ‘thumbues’ në drejtim të kolegëve, por nuk ka përmendur ndonjë emër. 33-vjeçarja ka shkruar se industria muzikore është kthyer tashmë në një pandemi tallavaje. “Po shoh një pandemi tallavaje në industrinë tonë muzikore…sa e turpshme”, ka thënë ajo. Mbase duket ta ketë me disa prej këngëtarëve të estradës që po përzgjedhin muzikë të këtij zhanri nëpër klube. Sidoqoftë, Zeqiri edhe këtë vit ka sjell një varg këngësh që kanë mbledhur miliona në platformat muzikore. ...
EULEX-i shton patrullimet në veri

EULEX-i shton patrullimet në veri

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
06/08/2022. 22:20 Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri që u është bërë sot policëve në liqenin e Ujmanit. Shefi i EULEX-it, përmes një postimi në twitter, tha se sulme të tilla duhet të ndërpriten menjëherë. “Të shtënat e sotme në liqenin e Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Wigemark në twitter. Ai theksoi se EULEX-i do të shtojë patrullimin e saj në këtë zonë. “EULEX-i do të shtojë patrullimet e saj në zonë”, shkroi Lars-Gunnar Wigemark.
Zyrtari ukrainas: Gruri i korrur tani mund të eksportohet në shtator

Zyrtari ukrainas: Gruri i korrur tani mund të eksportohet në shtator

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
06/08/2022. 21:35 Një zyrtar ukrainas beson se vendi mund të fillojë eksportin e grurit nga korrja e këtij viti në shtator, raporton SkyNews Pas një marrëveshje historike të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, një anije që transportonte grurë ukrainas u largua nga porti i Odesës në fillim të kësaj jave. Lufta në Ukrainë ka kontribuar në një krizë globale ushqimore pasi gruri dhe drithi ukrainas nuk kanë mundur të largohen nga vendi. Marrëveshja e re mund të shohë që dërgesat e grurit të rriten në mes tre milionë dhe 3.5 milionë tonë në muaj, tha zëvendësministri i Bujqësisë i Ukrainës, Taras Vysotsky.
DËSHMORËT E GJUHËS SHQIPE

DËSHMORËT E GJUHËS SHQIPE

LAJME
06/08/2022. 20:58 Nga, Rudi Berisha Me mish e gjak e shpirt ndër dhëmbë Për të shkruar gjuhën tonë të bukur shqipe Bien dhe nuk rrëzohen ata qe sjellën abetaren Bien dëshmorët e gjuhës Hyjnore tonë shqipe. Këndohet kënga e ngritët e gjithë populli Për ta lartësuar gjuhën e bekuar të shqipes Petro Nini Luarasi për një fjalë e një abetare Rrugëton me krahun me gjak për dritë me plagë. U bashkuan djajtë e korbat e zi ndër veti Të luftojnë gjuhën tonë e gjuhën e nënës Me prapështi u munduan të humbin gjurmë Të mallkojnë në kishën greke mësuesin e shqipes. Jo nuk shuhet gjuha e te parëve tanë shqipja Është një gjuhë që udhëton nëpër shkrepa Jeton mbi male e një ato kodra e luadhe Gjuha jonë shqipe kjo gjuha e shqiptarëve. I mashtruar dhe i tradhtuar nga armiqtë Në tryezë e helmuan më...
Hoxhaj: Serbia hegjemoniste po e kërcënon paqen në Kosovë dhe Ballkan

Hoxhaj: Serbia hegjemoniste po e kërcënon paqen në Kosovë dhe Ballkan

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
06/08/2022. 19:49 Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lidershipit në Tiranë, dhe në fjalën e tij ka thënë se Serbia hegjemoniste po e kërcënon paqen në Kosovë dhe Ballkan. Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social, ka treguar për praninë në Konferencë, gjithashtu ka treguar pjesë të temës që ka diskutuar, duke shkruar se dilemat e sigurisë dhe kërcënimi i paqes në Ballkan, nuk janë rikthyer vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, por janë pasojë e mospërmbylljes së plotë të konflikteve në rajon. “Paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste, sikurse tregojnë ngjarjet në veri të Kosovës, tensionet në Bosnje dhe ballafaqimi i ri me Kishën serbe në Mal të Zi!”, ka thënë Hoxhaj. Ai ka shtuar se p...
Kurti: Hera e dytë brenda javës që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në veri

Kurti: Hera e dytë brenda javës që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në veri

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
06/08/2022. 19:45 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri që u është bërë sot policëve, të cilët po patrullonin me varkë në liqenin e Ujmanit. Ai tha se kjo është hera e dytë që policët po sulmohen, siç tha ai, nga bandat kriminale në veri të vendit. “Rreth 10 të shtëna me armë zjarri janë qëlluar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po hipte në një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar Kurti në Twitter. Ai shtoi se këto banda vazhdojnë ta barrikadojnë veten kundër agjencive të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar. “Fatmirësisht ...
div.meta-author { display:none; }