News That Matters

Author: Admin

Lladrovci: Do të filloj procedurat për shpalljen e Begajt “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit

Lladrovci: Do të filloj procedurat për shpalljen e Begajt “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
08/08/2022. 22:06 Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se së shpejti do të filloj procedurat për shpalljen e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i komunës së Drenasit, kjo për punën humane gjatë luftës tonë çlirimtare. Ai tha se rasti i Begajt është ilustrim i atdhetarizmit, profesionit dhe fisnikërisë. “Të plagosurit e UÇK-së dhe qytetarët e shumtë e merrnin përkujdesjen rrethanore në front, në spitalet e UÇK-së brenda Kosovës, apo tërhiqej i plagosuri nga fronti dhe dërgohej në Shqipëri. Adresa për të plagosurit, ishte Spitali Ushtarak, ku zëvendës drejtor ishte dr. Bajram Begaj. Përkujdesja e tij, ishte e lidhur edhe me profesionin por edhe me shtysën themelore të një personaliteti të shquar, atdhetarizmin”, ka shkruar Lladrovci në Facebook. ...
Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje

Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
08/08/2022. 22:00 Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje. Ai tha se nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike dhe, siç është shprehur ai, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve. “Ne duhet të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse opsion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, ka shkruar tutje Hoti.
Bislimi takohet me ambasadoren e Izraelit

Bislimi takohet me ambasadoren e Izraelit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
08/08/2022. 21:55 Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Bislimi dhe Ziv biseduan mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit mes tyre. U diskutua mbi mundësi të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga shëndetësia deri te investimet për ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Punësimi është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, ku dhe u përmend fuqizimi i rolit të gruas dhe potenciali i madh i rinisë kosovare, duke patur parasysh dhe moshën mesatare të re të popullsisë në Kosovë. Një nga temat që u përmend gjatë takimit, ishte dhe mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët dhe izolimi i Kosovës. Bislimi foli gjithas...
Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutojnë për situatën në veri

Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutojnë për situatën në veri

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
08/08/2022. 19:38 Bashkëpunimi i afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), përbrenda mandateve që kanë ishte në qendër të takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe komandantit të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari. Aty u ritheksua rëndësia e KFOR-it në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it. Kurti theksoi domosdoshmërinë e përcjelljes së mesazheve të qarta për veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend. Në takimin e përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri shprehu gatishmërinë e qeverisë, institucioneve të Repub...

Xhensila Myrtezaj duket yll me këtë grim

LAJME
08/08/2022. 18:06 Xhensila Myrtezaj ka postuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram, ku përmes tyre bie në sy grimi i saj. Grimin ia kishin realizuar bashkëpunëtorët e saj prej vitesh Kaci dhe Sellma, të cilët bëjnë mrekulli në fytyrën dhe flokët e saj. Dukej e mrekullueshme me këtë grim, e pastër dhe jo shumë e rënduar. Pak sa vërehej edhe veshja e saj shkonte shumë me grim.
Kurti për Asociacionin: Jo në bazë të etnisë

Kurti për Asociacionin: Jo në bazë të etnisë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
08/08/2022. 17:40 Në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, barrikadat që u vendosën në rrugët e veriut, në kundërshtim të zbatimit të vendimit për targat dhe dokumentet hyrëse për shtetasit serbë, ishin të pozicionuara në atë mënyrë që të qëllohej me armë mbi automjete dhe njerëz që kalojnë në atë zonë. Kurti ka thënë se nuk do të diskutojë lidhur me vendimet për targat dhe dokumentet hyrëse në takimin që do ta ketë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 18 gusht në Bruksel. Ai tha se në mënyrë...
Kurti: Ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë

Kurti: Ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
08/08/2022. 14:48 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në një intervistë për gazetën italiane La Republicca tha se ky rrezik është rritur pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën. “Rreziku i një konflikti të ri ndërmet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia mbi Ukrainën ” – tha Kurti. Kurti tha se ky rrezik është më i vogël pasi që në Kosovë praninë e saj e ka NATO-ja. “Nuk dua të them shumë i lartë, sepse ne kemi NATO-n këtu, por i lartë. Ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i...
Kurti: Serbët kanë kohë dy muaj t’i ndërrojnë targat e Millosheviqit

Kurti: Serbët kanë kohë dy muaj t’i ndërrojnë targat e Millosheviqit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
08/08/2022. 14:04 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për tensionimin e situatës në veriun e Kosovës të dielën e 31 korrikut, ku si shkak i vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë në targa dhe dokumente të identifikimit, serbët kishin ngritur barrikada. Ai në një intervistë për gazetën italiane La Republicca tha se ata i kanë dy muaj kohë t’i ndërrojnë targat e Sllobodan Millosheviqit. Kurti theksoi se bllokimi i rrugëve nuk u bë spontanisht, por në bashkëpunim me Rusinë. “Ndërrimi i targave të futur nga Millosheviqi, është vendim i qeverisë sime. Ata i kanë dy muaj. E njëjt avlen edhe për dokumentet. Vendimi për pak orë sa ka qenë në fuqi, janë dhënë 2 mijë e 670 dokumente pa pasur ndonjë incident. Protestat dhe barrikadat nnuk u ngritën spontanis...
Nga mesnata çmime të reja të derivateve

Nga mesnata çmime të reja të derivateve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
08/08/2022. 12:26 Sot do të ketë ndryshim në çmimin e derivateve të naftës. Komisioni Rregullatorë për Energjetikë njoftoi se sot do të merret vendim rreth çmimit të derivateve në RMV. “Janë plotësuar kushtet paraprake. KRRE do të marrë vendim për çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga mesnata, thonë nga KRRE.
Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
08/08/2022. 09:37 Dashi Nëse sot nuk e keni ditën shumë të ngarkuar mund të merrni kohë boll për t’ju përkushtuar pasioneve tuaja dhe partnerit/es. Beqarët duhet të përfitojnë sot nga takimet që do realizojnë sepse do të kenë mundësi të mira. Kujdes me financat, mos e teproni me shpenzimet. Demi Keni marrë përsipër më shumë gjëra nga sa mund të përballoni ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Do t’ju nevojitet të ndani mirë objektivat tuaja parësore. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria dhe do i marrin gjërat si t’ju vijë. Në planin financiar parashikohet një ditë me fat. Binjakët Partneri/ja ju ka besuar një sekret sot dhe me këtë gjë ka provuar që ju konsideron vërtet njeriun tuaj më të rëndësishëm. Do të bëni të pamundurën për ta ndihmuar. Beqarët do tregohen të ndro...
div.meta-author { display:none; }