News That Matters

Author: Admin

Kuvendi bëhet me rregullore të re

Kuvendi bëhet me rregullore të re

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
09/08/2022. 15:48 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur që sipas tij, në mandatin e qeverisë të cilën ai e udhëheq, Kuvendi nga sot do të bëhet me Rregullore të re. Rregullorja e re e Kuvendit u votua me 81 vota për më 28 korrik, ndërsa hyn në fuqi këtë të martë meqë publikohet në Gazetën Zyrtare. I pari i qeverisë tha se miratimi i Rregullores vjen pas një përpjekje të gjatë të Kuvendit për të rishikuar rregullat e funksionimit të institucionit më të lartë në vend. “Procesi i rishikimit të Rregullores kishte filluar në vitin 2012 dhe kishte vazhduar në secilën legjislaturë, me qëllim të adresimit të problemeve të identifikuara që nuk funksiononin, por që pavarësisht nevojës e përpjekjeve, miratimi i saj nuk kishte ndodhur”. “Miratimi gjithmonë ka qenë një s...
Kurti takon bordin e ShSKUK-së

Kurti takon bordin e ShSKUK-së

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
09/08/2022. 14:29 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pranuar në takim bordin e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës. Në takim u diskutuan disa tema kapitale. Kurti shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Njoftimi i plotë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, z.Rifat Latifi, Zëvendësministren e Shëndetësisë, znj.Dafina Gexha-Bunjaku dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku diskutuan për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor. Në një takim të gjatë u shqyrtuan këto gjashtë tema kapitale: 1) Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në s...
Antonela e “Për’Puthen” frymëzohet nga Unikkatil

Antonela e “Për’Puthen” frymëzohet nga Unikkatil

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
09/08/2022 13:34Këngët e artistëve shpesh herë janë frymëzim për disa nga fansat e tyre.Nga këngëtari Unikkatil duket se është frymëzuar edhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Antonela Berisha. Ajo në një postim në “Instagram” ndau disa fotografi, ku sipër tyre shkroi disa vargje të këngës së titulluar ‘Vetëbesim’ të reperit. Unë qëndroj vazhdoj vetës i besoj, mendimet e budallenjve unë i injoroj, se a din sa herë m’kan thonë s’kom me bo kurgjo, mendimet i kanë ndrysho tash po thojn jam numër 1“, ishin këto vargje që zgjodhi Berisha. Ndryshe pjesëmarrja në ‘Për’Puthen’ Antonelës i dha vëmendje të madhe dhe e vendosi në qendër të mediave rozë.      
MPB-ja hap konkurs për 50 persona pa fakultet dhe përvojë

MPB-ja hap konkurs për 50 persona pa fakultet dhe përvojë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
09/08/2022 13:31 Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një konkurs për 50 vende të lira në pozitën ‘Zyrtar administrativ’ ku mes tjerash kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point). Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake.Konkursi është hapur më 4 gusht dhe do të mbyllet më 11 gusht. Sipas konkursit, të pranuarit për këtë pozitë do të punojnë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat Kosovës. Të njëjtit do të pajisen me kontratë një-vjeçare, thuhet në konkurs.Disa prej kërkesave të cilat duhet t’i plotësojnë kandidatët është që të kenë njohuri bazike sipas fushës të arsimit përkatës, njohuri lidhur me procedurat st...

Një fëmijë është infketuar me linë e majmunëve në Gjermani

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
09/08/2022. 12:30 Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me linë e majmunëve, ka thënë Instituti Robert Koch në Gjermani. Kjo është hera e parë që Gjermania identifikon këtë virus te fëmijët. Vajza, e cila jeton në shtëpi me dy të rritur – po ashtu të infektuar – aktualisht nuk ka simptoma. Fëmija nuk ka qenë në kontakt me askënd jashtë shtëpisë. Ky lajm vjen pasi autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë identifikuar adoleshentët e parë të infektuar me këtë virus një javë më parë. Më pak se tre muaj pas raportimit të rasteve të para të infektimit me linë e majmunëve në Gjermani, autoritetet kanë regjistruar 2.916 raste të tilla.
Vetaksident në Vushtrri, dy të lenduar

Vetaksident në Vushtrri, dy të lenduar

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
09/08/2022. 09:50 Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Novolan në Vushtrri, ku lëndime kanë pësuar dy vajza. Dy të lënduarat janë dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për tretman mjekësor. “Vozitësja femër kosovare, me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku. Si pasojë, vozitësja dhe dy pasagjeret femra kosovare (njëra e mitur) kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Zelensky i bën thirrje Perëndimit t’i ndalojë të gjithë udhëtarët rusë

Zelensky i bën thirrje Perëndimit t’i ndalojë të gjithë udhëtarët rusë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
09/08/2022. 09:43 Mënyra për të ndaluar Rusinë nga aneksimi i më shumë territoreve të Ukrainës, është që vendet perëndimore të njoftojnë se do të ndalojnë të gjithë qytetarët rusë si kundërpërgjigje. Kështu është shprehur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për The Washington Post. Zelensky tha se “sanksionet më të rëndësishme janë mbyllja e kufijve – sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”. Ai potencoi se rusët duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”. Udhëheqësit rusë kanë sinjalizuar se mund të mbajnë vota aneksimi në pjesët e pushtuara të lindjes dhe jugut të Ukrainës – në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia – më 11 shtator, krahas zgjedhjeve rajonale të planifikuara tashmë për t’u mbajtur. Zyrtarët rusë thonë se a...
Enca: Mos u bëni skllevër të punës, shkoni me pushime

Enca: Mos u bëni skllevër të punës, shkoni me pushime

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
09/08/2022. 00:00 Këngëtarja shumë e përfolur, Enca Haxhia, i shijon gjithmonë pushimet. Kjo ka bërë që së fundmi, ajo të ndajë edhe disa këshilla me ndjekësit e saj. Përmes disa postimeve në Instastory, këngëtarja ka bërë thirrje që lekët nuk janë asgjë para kujtimeve që njeriu krijon nga momentet e bukura të jetës. Sipas Encës, gjithçka që domosdoshmërisht nuk duhet bërë është të jesh sllav i punës, por të shijosh ditët e pushimit. “Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurre kaq i/e re sa sot, ndaj: Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror. Nuk kam asnjë respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Sidomos nëse jeni duke bërë para. Do të thotë që ju jeni një skllav i punës tuaj, një sklla...

Sefë Duraj humb nënën e tij

LAJME
08/08/2022. 23:05 Sefë Duraj është një ndër këngëtarët më të njohur në mediet rozë. Ai me punën e përkushtuar që bën, në çdo tkohë kalon në lajm. Postimi i fundit që ka bërë është negativ, duke informuar që ka humbur personin më të shtrenjtë, nënën e tij. Postimi i plotë:
div.meta-author { display:none; }