
Përkundër mungesave kyçe, Kosova triumfon ndaj Izraelit
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024.
Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë me dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.
Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir.
Izraeli kishte mundësinë për të kaluar në avantazh në mintuën e 34-të, por gjuajtja me kokë e Eran Zahavit përfundoi disa centimetra larg shtyllës së Aro Muric.
Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Kosovës të cilët u treguan më të rrezikshëm përballë portës.
Bytyqi, Rashica dhe Muriqi patën secili nga një rast të mirë shënimi por Glazer nuk lejoi të mposhtej për herë t...