
Kryeministri Scott Morrison tha se Australia ka evakuuar 26 persona në fluturimin e saj të parë ushtarak nga Afganistani, në një aeroplan që mund të transportojë 128 persona.
Midis tyre ishin shtetas australianë, afganë me viza të miratuara dhe një zyrtar i huaj.
Priten më shumë fluturime, por Human Rights Watch e quajti përpjekjen e Australisë “zhgënjyese” në vazhdën e përpjekjeve të vendeve të tjera perëndimore për të evakuuar afganët e dëshpëruar, shkruan BBC