
16/01/2022 23:11
Novak Gjokoviqit do t’i ndalohet të hyjë në Australi për tre vjet pasi u miratua anulimi i vizës së tij, ka konfirmuar qeveria federale.
Në një intervistë në emisionin “Today”, ministrja e Punëve të Brendshme, Karen Andrews konfirmoi ndalimin për tre vjet të Novak Gjokoviqit.
“Ai anulim u mbështet nga Gjykata Federale, kështu që si rezultat i kësaj, atij do t’i ndalohet hyrja për tre vjet në vend”, tha Andrews, Ministrja e Punëve të Brendshme.
Gjokoviq u largua nga Australia vonë të dielën mbrëma pas 11 ditësh, teksa nuk do të ketë mundësi që të luajë në Grand Slamin që mbahet këtë vit.