News That Matters

Askush nuk pranon të luaj ndaj Rusisë, tani kundër del edhe Republika Çeke

27\02\2022 15:47

Agresioni që Rusia po bën mbi Ukrainën ka bërë që sanksionet për këtë shtet të vijnë nga e gjithë bota në të gjitha sferat.

Kësisoj pas Kombëtares polake dhe asaj suedeze, edhe Kombëtarja e Republikës së Çekisë refuzon të luaj ndaj rusëve.

Ka qenë vet Federata e Futbollit të Çekisë që ka njoftuar për një gjë të tillë, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Në njoftimin e federatës çeke thuhet se të gjithë anëtarit e stafit së bashku me lojtarët e ekipit kombëtar kanë marrë këtë vendim që mos të luajnë ndaj rusëve.

“Komiteti ekzekutiv i federatës çeke, anëtarët e stafit dhe lojtarët e ekipit kombëtar ranë dakord se nuk është e mundur të luhet kundër kombëtares ruse në situatën aktuale, madje as në një vend neutral”.

“Të gjithë duam që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruhej në postimin e publikuar nga federata.

Rusia do të përballet me Poloninë në fazën e ‘Play-Off’-it të Kupës së Botës, derisa dueli tjetër është Çeki-Suedi.

Por si kundërshtari i parë Polonia ashtu edhe dy kundërshtarët tjerë të mundshëm, Suedia e Çekia kanë refuzuar të luajnë ndaj rusëve.

div.meta-author { display:none; }