News That Matters

Asfaltohet rruga në Kçiq të Madh të Mitrovicës

29/07/2022. 11:59
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në komunen e Mitrovicës në kuadër të realizimit të projekteve infrastrukturore, ka filluar me asfaltimin dhe të disa rrugëve në fshatin Kçiq të Madh, respektivisht në lagjen Pllana.

Fillimin e asfaltimit të kësaj rruge e ka përcjellë nga afër drejtori i DSHPI-së, Granit Tmava, së bashku me përfaqësues të tjerë komunal.

Drejtori Tmava, ka shtuar se asfaltimi i këtyre rrugëve po bëhet sipas projektit të paraparë, duke siguruar banorët e këtij fshati se do të ketë dinamizëm dhe cilësi të lartë të punimeve.

Ndërsa, përfaqësuesi i fshatit, Fatmir Salihu, ka falënderuar drejtorin Tmava për projektet infrastrukturore që po realizohen në fshatin Kçiq.

div.meta-author { display:none; }