
26/06/2022. 21:14
4 mijë e 800 doza të vaksinës anti- COVID të dedikuar për moshat e reja i janë dorëzuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Vaksina këto të cilat janë blerë nga Amerika dhe janë sjell në Kosovë përmes mekanizimit COVAX.
Mirëpo për aplikimin e tyre tek moshat 5-11 vjec, Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Komiteti për Imunizim duhet të nxjerrë rekomandim.
E, ministri i shëndetësisë Rifat Latifi tha se ose sot gjatë ditës apo të hënën do të mblidhet komiteti i vaksinimit, dhe varësisht nga rekomandimet e tyre edhe do të veprohet.
Pos kësaj, ministri Latifi tha se rritjen e shifrave të të infektuarve ditëve të fundit e sheh shqetësuese, ndaj potencoi se po mendohet edhe mundësia që të dilet me rekomandim për marrjen e dozës së katërt.
I pari i shëndetësisë kosovare bëri me dije se gjatë kësaj periudhe duhet të bëhet edhe një fushatë e re e vaksinimit.