News That Matters

Arrijnë në Kosovë vaksinat e para anti – COVID-19 për fëmijë

22/06/2022. 19:29

Të mërkurën kanë arritur në Kosovë vaksinat e para anti-COVID-19 për fëmijë.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të USAID Kosovo, ku potencohet se vaksinat janë dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas USAID, këto vaksina do ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijëve nga ky virus vdekjeprurës.

“Sot, në Kosovë mbërritën vaksinat e para pediatrike kundër COVID-19, të dhuruara nga SHBA-ja, kjo dërgesë me doza pediatrike do të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijëve nga ky virus vdekjeprurës”, thuhet në njoftim.

Today, the first pediatric COVID-19 vaccines arrived in Kosovo, donated by the U.S. This shipment of life-saving pediatric doses will help protect children from this deadly virus.

USAID nuk ka bërë të ditur numrin e dozave.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19 pasi që gjatë dy javëve të fundit është shënuar rritje e rasteve me këtë virus.

div.meta-author { display:none; }