
22/10/2021 10:36
Një shtetase e Serbisë ka raportuar në polici se pa autorizimin e saj, një serbe po mblidhte para për vajzën e saj të sëmurë që banon në Kosovë, pa leje qëndrim.
“E dyshuara është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se edhe më parë kishte mbledhur para për një person tjetër e te cilat i kishte keqpërdorur.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim te prokurorit e dyshuara është liruar ne procedure të rregullt.