
29/12/2021 09:30
Një person është arrestuar në fshatin Komoran pasi ka kanosur tre zyrtarë policorë.
Sipas raportit të policisë, nuk raportohet për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, viktimat meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.