
03/06/2022. 10:43
Një serb është arrestuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999.
Policia bën me dije përmes raportit 24 orësh, se arrestimi i tij u bë pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime.
Mbrëmjen e së enjtes, mediat kanë raportuar se bëhet djalë për Caslav Joliq, polic aktiv në Beograd.
Sipas IndeksOnline, ai akuzohet për rrahjen e një kosovari nga fshati Gurrakoc pak para përfundimit të luftës.
I njëjti akuzohet edhe për tortura dhe maltretim të popullsisë civile në Istog si rezervist në ish-policinë serbe.