News That Matters

Arrestohet një burrë në Pejë, rrahu babain dhe ofendoi familjarët e tjerë

21/01/2022 09:39

Është arrestuar një burrë nga Peja për dhunë në familje.

I dyshuari ofendoi familjarët dhe rrahu babain e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka filluar t’i ofendoi familjaret e tij e më pas e ka sulmuar viktimën mashkull kosovar –babain e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

div.meta-author { display:none; }